LeVoyageur
RDM 33 NSOE
E rrallë! Çifti në Ukrainë qëndron 123 ditë lidhur me zinxhir në duar për të provuar dashurinë!
Edhe pse në formë të çuditshme, Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai e shprehën dashurinë në ditën e të dashuruarëve duke u lidhur dhe qëndruar ashtu plot 123 ditë.
UKRAINË– Një çift në Ukrainë ka vendosur të lidhin duart me njëri-tjetrin me zinxhir, në mënyrë që të testojnë dashurinë e tyre.
Edhe pse në formë të çuditshme, Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai e shprehën dashurinë në ditën e të dashuruarëve (14 shkurt) duke u lidhur dhe qëndruar ashtu plot 123 ditë.
Kur çifti vendosi të hiqte zinxhirët, momenti u ndoq me kamera të shumta, të cilat ishin kurioze për të shikuar gjestin e rrallë.
Çifti pretendon se shembulli i tyre do të jetë mjaft i mirë për të tjerët, e shpresojnë që e gjithë sprova që kanë kaluar të ketë shërbyer për diçka.
(kle.mu./dosja.al)