Chris Froome fiton edicionin e 100 të Tour De France

cent

...Lontano
Kristofer Frum është mbreti i ri I Tour de France.
95pxys.jpg
Ciklisti britanik me origjinë nga Kenia, pedaloi triumfator mbi Champ Elise, bulevardin e kampionëve, duke u bërë një ndër emrat e shumtë në historinë 100 vjecare të këtij rrethi ciklistik që mbulohet me lavdi, e duke pasur pikërisht Bredli Uigins që një vit më parë u bë anglezi pari që triumfoi në xhiron ciklistike të francezëve. Në etapën e fundit, fanella e verdhë e Turit nuk e pati aspak problem të ruante avantazhin e tij prej pesë minuta me ndjekësin më të afërt, Aleksandër Kuintanën, madje duke shijuar dhe shampanjën në rrugën e tij drejt finishit, në një garë ku fitorja shkoi për specialistin e garave të shpejta Marcel Kittel, që mundi në fotofinish Cavendish dhe Greipel.
Në një tur, të tronditur nga skandali i dopingut, Kristofer Frum mundi të triumfojë duke marrë kryesimin që në etapën e nëntë për të mos e lëshuar më, madje dhe duke e ruajtur atë në etapa sfilitëse si ato mes Alpeve, falë dhe punës së jashtëzakonshme të gregarëve të skuadrës së Team Sky, që i krijuan korridoret e nevojshme dhe e udhëhoqën në ruajtjen e diferencës me ndjekësit e tij. Në suksesin më të madh në karrierë, Froome mundi të triumfonte në total në tre etapa, të 8-tën, 15-tën, dhe 17-tën, duke ndryshuar madje shpeshherë rivalët që e ndiqnin nga Valverde, te Contador e deri te Kuintana, që në fund u desh të kënaqej me fanellën me pika, atë të maloristit më të mirë. Frum triumfoi sepse asnjëherë nuk u dorëzua duke besuar te triumfi i tij, duke dalë përtej vetes për të regjistruar suksesin më të madh në karrierë, me fanellën e verdhë, mbi bicikletë në qytetin e dashurisë, Parisin, I cili që tani do të kujtohet dhe si dashuria e parë e madhe e karrierës së tij.
/S.Sport
 
Titulli: Chris Froome fiton edicionin e 100 të Tour De France

shpresojme te mos dal edhe ky i dopinguar si ARMSTRONG
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top