Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Champions Ligue, Milan-Barça dhe Real-Mançester Junajtid, dy supersfidat

U hodh shorti i fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve në Nion të Zvicrës, përmes një ceremonie që ka saktësuar turin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

k1e2ic.jpg

Skuadrat pjesëmarrëse e kanë pritur mes drithërimash dhe emocionesh verdiktin e goglave, ku disa kanë mbetur të kënaqur e disa jo. Ashtu sikurse parashikohej, janë përvijuar dy supersfida tepër të mëdha në 1/8-at e Championsit: Real Madrid-Mançester Junajtid dhe Milan-Barcelona. Kuqezinjtë e Alegrit kanë “peshkuar” ktalanasit e futbollit spektakolar e tepër rezultativ, që po udhëheqin në avancë të dukshme nga të tjerët kampionatin spanjoll, por me një problematikë tronditëse të orëve të fundit, pasi trajneri i tyre, Tito ilanova, ka rezultuar sërish me një tumor. Për pasojë, ai nuk mund ta drejtojë më Barcelonën, çka ka sjellë edhe njëfarë pështjellimi te Blaugranët. Gjithsesi, deri në përballjen e parë me Milanin ka kohë për t’i kthelluar gjërat në këtë drejtim.

“Los Blancos” dhe “djajtë e kuq” përballë njëri-tjetrit. Mourinjo përballë Fergusonit. Sfida të pafundme mes këtyre dy skuadrave, me Kristiano Ronaldon që rikthehet të luajë kundër ish-skuadrës së tij. Antagonizmi më i madh që mund të përftonte një short, në këtë raund të Ligës së Kampioneve. Interesante si përplasje është edhe ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Arsenalit, një duel gjermano-anglez, ndërsa me fat ka rezultuar skuadra e Antonio Kontes. Juventusi do të sfidojë Sëlltikun, që në fakt i nxori fort punë në turin e kaluar edhe Barcelonës. Cka do të thotë se bardhezinjtë vërtet nuk janë përplasur me një kundërshtar tepër potencial, sikurse mund të ishte Reali i Madridit, por duhet t’i bëjnë mirë llogaritë edhe me skocezët.

Kampionët e Gjermanisë në fuqi, Borusia e Dortmundit, do ta kërkojë suksesin e mëtejshëm në këtë kompeticion duke superuar ukrainasit e Shakhtar Donjeckut. Dy skuadra që luajnë futboll vërtet të bukur, që kanë dhuruar spektakël në fazën e grupeve. Parizienët e Karlo Ancelotit duhet të kenë mbetur të kënaqur, për faktin se shorti i ka vënë përballë spanjollëve të Valencias, një kundërshtar i pranueshëm për ta, ndërkohë që Shalke do të ketë punë me gjigandët turq të Gallatasarajit. Portugezët e Portos dhe spanjollët e Malagas janë po ashtu një përballje interesante.
Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 12-13 shkurt, ato vajtje, ndërsa të kthimit më 19-20 shkurt. Ndeshja finale e këtij edicioni do të luhet për herë të dytë në tre vjet në stadiumin “Uembli”, më 25 maj.

Champions, 1/8 finale
GALATASARAY – SHALKE 04
CELTIC – JUVENTUS
ARSENAL – BAYERN MUNICH
SHAKHTAR – BORUSSIA DORTMUND
MILAN – BARCELONA
REAL MADRID – MANCHESTER UNITED
VALENCIA – PSG
PORTO – MءLAGA
/e.m
 
Titulli: Champions Ligue, Milan-Barça dhe Real-Mançester Junajtid, dy supersfidat

Bukur paska ren shorti :D Juventus e paska disi te leht ose kshu duket te pakten ..

Milanit me Barcen prap te pakta jan shpersat qe milan te kaloj , pasi sesht me ai milan i Pirlos me shok..

Rela me Mancetser kjo po qe esht ndejshe e bukur :D Pa harruar dhe Arsenal me Bajern qe esht nje ndeshje e bukur :)

Gjithsesi une favorit per te fituar titllin shof Realin,Barcelonen, Bajernin dhe Juventusin
 
Titulli: Champions Ligue, Milan-Barça dhe Real-Mançester Junajtid, dy supersfidat

jooooooo Milan barca ptuuuu
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back