Champions-Europa League 2021/2022

Juventusi gjen fitoren në Champions, Atalanta e Gjimshitit barazon ndaj Villarrealdybala-1100x620.jpg

Juventusi është një tjetër skuadër në Champions League. Bardhezinjtë kanë arritur të marrin vetëm një pikë këtë sezon në 3 ndeshjet e para të Serie A, ndërsa Champions League ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.

Skuadra e drejtuar nga Allegri triumfoi 0-3 në transfertë ndaj suedezëve të Moldes, duke bindur edhe në lojë. Golat u shënuan nga Sandro, Dybala e Morata që në pjesën e parë.

Ndërkohë, Atalanta, me Gjimshitin në mbrojtje, u mposht në Spanja nga Villarreali. Skuadra italiane arriti të shënojë e parë me anë të zviceranit Freuler, ndërsa Villarreali barazoi në fundin e pjesës së parë me Trigueros. Në pjesë e dytë, Danjuma kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Gosens barazoi shifrat, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Manchester United u mposht 2-1 nga Young Boys.

Bayern Munchen shkatërron sërish Barcelonën​

Bayern Munchen e ka bërë rrugë tashmë ndaj Barcelonës duke e mposhtur me lehtësi. Këtë herë, në ndeshjen e parë të grupit në Champions League, kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar 0-3 në “Camp Nou”.

Pa Lionel Messin, Barcelona ishte një ekip pa busull në fushën e lojës. Gjermanët e udhëhequr nga polaku Lewandowski dominuan totalisht sfidën.

Goli i parë u realizua nga Muller në minutën e 33. Dominimi vijoi dhe në pjesën e dytë, ku Lewandowski realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur ndeshjen në 3-0. Takimi tjetër i këtij grupi mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkohë, Chelsea mori një tjetër fitore të dhuruar nga belgu Lukaku, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Zenit.

a2news.com
 

■ Inter, tre gola për të mposhtur “makthin” e Champions, Real shpartallon ShaktarinInter-dzeko-sheriff-1100x620.jpg

Inter mposht Sherif Tiraspolin me rezultatin 3-1, dhe rikthehet në lojë për kualifikimin në grupin D.

Ekipi i Sherifit ndodhej jo pa surprizë në krye të renditjes pas fitoreve me Shaktar dhe Real Madrid, por moldavët sot nuk shprehën lojën që i karakterizon.

Pas disa rasteve, Inter kaloi në avantazh me bomberin Dzeko në minutën 34, me Interin që nuk dyfishin dot gjatë pjesës së parë.

Ekipi i Tiraspolit gjendet gjithsesi në një periudhë të artë të historisë së saj, dhe luksemburgezi Till arrin të shënoi me goditje dënimi në minutën 54, pasi kishte gjunjëzuar në sekondat e fundit “Los Blancos” në Bernabeu.

Por teksa tek tifozët e Interit po riktheheshin makthet e sezoneve të fundit në Champions, Arturo Vidal shkriu tensionin në San Siro me golin e tij në të 58 -ën. Interi zhbllokohet duke pasur raste të shumta, dhe trefishon me mbrojtësin De Vrij dhjetë minuta më pas.

Interi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Real Madrid shpartalloi 0-5 Shaktarin në Ukrainë, duke marrë kreun e renditjes me 6 pikë, po aq sa Sheriff, në një grup tashmë të hapur.


Champions League, Milan shuan shpresat për kualifikim1634665305_216843_1634672262_noticia_normal-1100x620.jpg

Milan ka zhgënjyer në Portugali, në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Portos, duke humbur 1-0 dhe duke shuar shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në Champions League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Diaz, në minutën e 65.

Kuqezinjtë e shohin veten në vend të fundit, me 0 pikë pas 3 ndeshjeve të para, në grupin që kryesohet nga Liverpool me 9 pikë, i ndjekur nga Atletico Madrid dhe Porto, me nga 4 pikë secila.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Liverpool mundi në transfertë Atletico Madrid me rezultatin 2-3, në një ndeshje ku Griezmann shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë ekipin spanjoll me 10 lojtarë atëherë kur kishte më shumë nevojë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme,
Leo Messi përmbysi me dy gola Leipzigun, duke i dhënë fitoren 3-2 PSG;
Ajax shkatërroi 4-0 Borussia Dortmund;
City mposhti 5-1 Club Brugge; Sporting fitoi në Turqi 4-1 ndaj Besiktas,
ndërsa Real Madrid shënoi 5 gola në Ukrainë ndaj Shakhtar.

A2news.com
 
Milan ka zhgënjyer në Portugali, në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Portos, duke humbur 1-0 dhe duke shuar shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në Champions League.
Pupupu 😆
Shahrukh Khan Omg GIF by kabhikhushikabhigham
 

Juventus nuk njeh krizë në Champions, Cristiano ndal sërish Atalantëndybala-1100x620 (1).jpg

Edhe pse në Serinë A po kalon një krizë të thellë, Juventus po shfaq krejtësisht një tjetër fytyrë në Champions League.

●Bardhezinjtë mposhtën 4-2 Zenitin, me Paulo Dybala protagonistin e ndeshjes. Argjentinasi shënoi dy gola dhe dha një asist për Chiesa, ndërkohë që Morata shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri ruan kreun e grupit H, me pikë të plota (12) pas 4 ndeshjesh, duke u kualifikuar në 1/8 e kompeticionit. Chelsea ndjek me 9 pikë, pas fitores ndaj Malmo me rezultatin 0-1.

●Ndërkohë, Atalanta barazoi 2-2 ndaj Manchester United, në ndeshjen ku u rikthye Berat Gjimshiti pas dëmtimit në krah që pësoi me Shqipërinë. Ilicic dhe Zapata shënuan golat për ekipin italian, ndërsa Cristiano Ronaldo barazoi dy herë rezultatin.

●Bayern Munchen shkatërroi 5-2 Benfica, me 3 gola të Robert Lewandowski, i cili humbi edhe një 11-metërsh. Gjermanët jo vetëm që kualifikohen në raundin tjetër të Champions League, por sigurojnë edhe vendin e parë në grup kur duhet të luhen edhe dy ndeshje.

●Në ndeshjet e tjera, Barcelona arriti një fitore shumë të nevojshme ndaj Dinamos së Kievit (0-1);

● Sevilla u mposht në shtëpi nga Lille 1-2 dhe
● Villarreal mundi 2-0 Young Boys

A2news.com
 

Inter mposht Shakhtar, kualifikimi një hap largdzeko-1080x720.jpg

Inter ka mposhtur më në fund ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke pasur kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League vetëm një hap larg.
Zikaltërit, falë një dygolëshi të Edin Dzeko, morën 3 pikë në San Siro, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve në grup e duke marrë kreun e renditjes.
Tashmë, ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi i mjafton që Sheriff Tiraspol të mos fitojë ndaj Real Madrid, për të zyrtarizuar kalimin e grupit
A2news.com
 

Mrekulli nga Mesias, Milani mund Atletikon e shpreson përsëribandicam-2021-11-24-19-49-18-397.jpg

Milani ka marrë një fitore mbresëlënëse në një ndeshje shumë të luftuar në fushën e Atletiko Madrid, duke ringjallur përsëri shpresat që ka për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve.
Dueli ka qenë shumë i luftuar, me duele të shumta dhe me rastet më të mira që erdhën vetëm në fundin e pjesës së dytë. Atëherë erdhi edhe goli i Mesias, kur regjistrohej minuta e 87 e ndeshjes, duke i dhënë një fitore që për momentin mban kuqezinjtë në vendin e tretë në grup duke kapërcyer spanjollët.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, pasi Liverpuli mundi Porton dhe bëri që situata të jetë plotësisht e hapur, me secilën nga tre skuadrat që e ndjek që mund të sigurojë vendin e dytë.

Panoramasport.al
 
Messi mbreme sikur te kishte dalur per shetitje buze liqenit... zero angazhim, zero emocion.

Largimi nga Barca e ka thyer.
 
Nuk esht kollaj te ambjentohesh ne nje klub tjeter aq me teper kur nuk dalin ne lojen tende (te mesit )

Ronaldo ka nderru shume me shume clube por e le shpirtin ne fushe me secilin club.

Messi duhet te jete me kerkues sepse PSG ka ambient tjeter nga Barcelona. Lojtaret jane me egoist dhe nuk e 'ushqejne' me topa gjithe kohen.
 
Ronaldo ka nderru shume me shume clube por e le shpirtin ne fushe me secilin club.

Messi duhet te jete me kerkues sepse PSG ka ambient tjeter nga Barcelona. Lojtaret jane me egoist dhe nuk e 'ushqejne' me topa gjithe kohen.
Ky esht dallimi sepse nje lojtar nuk ben gje vetem nese nuk ka skuadren qe e furnizojn prandaj loja ne grup esht me efikase .
 
Top