Ch. League, Reali “prenoton” gjysmëfinalen

cent

...Lontano
27zjes4.jpg
Rruga drejt La Decimas duket se do të vazhdojë për Realin e Madridit. Pavarsisht se duhen dhe 90 minuta për të zyrtarizuar kualifikimin, mund të thuhet se Los Blancos kanë prerë që pas sfidës së parë një biletë për në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Gallatasaraji nuk pritej të ishte një kundërshtar i hidhur për nëntë herë kampionët e Europës, dhe kjo vështirë se mund të besohej pavarsisht deklaratave të Murinjos apo futbollistëve madrilene për të shfaqur kujdes. Në fakt, në Santiago Bernabeu, Reali e shndërroi në një shëtitje sfidën ndaj turqve, duke fituar 3-0 e duke dominuar nga fillimi në fund, falë dhe impenjimit të jashtëzakonshëm të të gjithë futbollistëve që zbritën në fushë.

Nuk u desh shumë për të kuptuar se c’fytyrë do të kishte kjo sfidë, pasi në minutën e nëntë, Ronaldo, shënoi golin e tij të nëntë në nëntë ndeshje në edicionin e sivjetshëm, duke djegur me një parabël daljen e portierit turk. 20 minuta më pas, Karim Benzema shënoi dhe të dytin duke shtruar rrugën e madrilenëve drejt një fitoreje të thjeshtë. Drogba dhe Shnajder, u përpoqën të ndërtonin dicka në fazën e sulmit, por dy yjet e ekipit nga Stambollit ishin shumë pak për të ngacmuar seriozisht madrilenët. Në pjesën e dytë Mourinho, ndryshoi kartat në sulm, dhe e bëri në mënyrë të suksesshme, duke ulur në stol Benzeman për Higuain, që ja shpërbleu duke shënuar dhe të tretin. Menaxhimi i rezultatit më pas ishte një lojë fëmijësh, ashtu sic pritet të jetë dhe takimi i kthimit në Stamboll, ku turqit vështirë se mund të bëjnë një mrekulli. Një goleadë ndaj këtij Reali do të ishte vërtetë e tepruar.

Borusia e Dortmundit, mund të quhet fituesja e cerekfinales së parë, me Malagan, që u mbyll në barazim, duke qënë se verdhezinjtë e arritën këtë rezultat në transfertë. Skuadra e Jurgen Klop e dominoi ndeshjen sidomos në pjesën e parë, ku shpërdoroi vërtetë shumë. Gjithsesi sfida mes dy skuadfrave vetëm e mërzitshme nuk mund të cilësohet pasi të dyja krijuan vërtetë shumë, por pa arritur dot te goli. Dortmundi ruajti pathyeshmërinë në këtë edicion, dhe në takimin e kthimit do të niset i favorizuar tashmë nga ky barazim i marrë në transfertë.
/BeratiLive
 
Titulli: Ch. League, Reali “prenoton” gjysmëfinalen

Ishalla nuk qellon Real-Barca ne gjysmëfinale dhe pse shumica thone qe kete vit e ka vendos FIFA qe finalja te jet Real-Barca do ishte finajla me e bukur e viteve te fundit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top