Cfare po i ndodh asaj?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
E ka zene halli me veten e vete!

Gjithcka filloi para 5 muajsh, kur vajza e shtyre nga zhgenjimet e shumta te grumbulluara vitin e fundit vendosi ti jape nje drejtim tjeter jetes se saj.
Dikur ajo ishte shume modeste dhe vecantia e saj qendronte ne faktin se arrinte te komunikonte me te gjitha kategorite e njerezve pa dallim. I jepte rendesi cfaredolloj gjeje dhe cfaredolloj personi, anashkalonte me qetesi padrejtesite qe i beheshin dhe mendonte se sa me mire te sillej me te njejten monedhe do shperblehej. Mirepo gjerat nuk rrodhen keshtu, ajo filloi te ndryshoje nje dite pa e kuptuar as vete. Filloi te boshatiste ne menyre drastike hardiskun e jetes se saj, duke fshire bashke me te 90 % te personave qe benin pjese ne jeten e saj.
Ne 10% tjeter mbeten vetem 3 veta pervec familjes.
Shoqja e ngushte, e cila 3 dite para dasmes se saj, e habitur nga ndryshimi total i raportit, e morri menjane dhe e pergjeroi te mos harronte lidhjen e tyre te ngushte. Vivى shpertheu ne lote.. Ndihet e pakenaqur nga ajo qe e rrethon; shumica e njerezve nuk i duken ne lartesine e duhur per te qendruar afer saj, i duken injorante siperfaqesore, i ka meshire...Keto ndjenja e vrasin tej mase sepse bien ne kontrast me parimet e saja. Kush eshte ajo te gjykoje njerezit a jane ne lartesine e duhur apo jo? Kush eshte ajo qe meshiron njerezit qe e rrethojne?
Si nuk i vjen turp xhanem?!

Nuk i vjen turp fare, jo...E shumta e shumta, demton veten e vete nga inati qe nenvlefteson te tjeret, pasi te meshirosh dike nuk eshte ndjenje e mire...Ajo urren ta meshirojne te tjeret.
Ajo deshiron cdo dite e me shume te afroje prane vete njerez me me shume dije se ajo, njerez qe kane durim ti shpjegojne gjerat qe ajo do te dije, njerez me kulture te pakufizuar...Merzitet se ajo ka nevoje te dije me shume, gjithmone e me shume...Eshte si nje sfide ndaj vetes...Ajo vuan.
Daja, ai eshte i vetmi person ne gjendje te shuaje kurjozitetin e saj, ai eshte i vetmi person ne gjendje te kuptoje ndryshimin e saj, ai eshte i vetmi qe i kujton se cilat jane me te vertete vlerat e jetes, ai eshte i vetmi qe e shtyn te rritet me shume, ai eshte idhulli i saj, ai eshte shkaktari i gjithe ketij labirinti.

Raportet interpersonale jane kthyer tashme ne fantazma. Ky trasformim radikal po i kushton rendshem. I ati kur e degjon duke folur buzeqesh me ironi dhe thote - "Deshem perfeksjonin, ja ku e kemi. Deshem vajze intelektuale, posijo, nuk arrin me as te na degjoje, thote ju nuk kuptoni, a thua se ka lindur me universitet ime bije, a thua se gjithe kete kulture e fitoi rrugeve." Mami eshte e coroditur, mundohet te mbroje te bijen si e si per te krijuar serisht ate raportin telepatik qe kishin mepare.
E bija struket, do te rrije vetem..Preferon vetem nje perqafim nga prinderit, asgje me shume. Telefonatat jane: "Si je mire? Une jam mire..Nuk kam asgje te re, shkolle/shtepi-shtepi/shkolle. Nuk kam takuar asnje, nuk para dal me shoqerine, s'ja vlen te merresh me ta. Rrine ne bar, mua me acarohen nervat. Dje shkova te blija dicka ne supermarket. Sot hengra makraone per dreke dhe ne darke do ja fus mish me sallate, ose kos, si te ma japi truri dhe stomaku. Ju po patet dicka per te thene mire, po nuk patet ika se s'kam ca te bej ne telefon. Kur te keni kohe beni ndonje xhiro ketej nga mua se me shtohet jeta..Ah ma, mos harro te me marresh ne telefon sot ne darke per te me kujtuar te marr ilacet".
Mendoj se cdo person normal do mbetej i shtangur nga nje sjellje e tille.

Telefonata mbyllet..Mbas 5 min, merr vellai i saj...Ah vellai, ai eshte dashuria e jetes se saj. Ai eshte gjithcka...Cdo gje lulezon kur flet ai.
Ai eshte i vetmi person qe meriton gjithe vemendjen e saj. Cdo gje qe kerkon, i jepet, me kushtin qe ta kerkoje vete dhe me kushtin qe te kuptoje rendesine e asaj qe kerkon. Ai ka dicka magjepsese, ndoshta sepse ai eshte i vetmi person qe arrin te nxjerre ne pah gjithe dashurine e saj e cila eshte e ndrydhur brenda, diku ne ndonje cep te zemres. Sa here flasin bashke, dicka brenda shperthen si eksploziv. Tashme ai eshte i vetmi fill lidhes midis asaj dhe familjes.
Ai e ben te ndihet e vecante...
"Motra jam une princi yt i kalter, apo jo?"
"Ti je shpirti im, une vetem ty te dua, te kam shume shume xhan...Po une jam princesha jote?!"
"Ti je ylli ime i bukur, te kam shpirt e zemer...O motra, kur do vish ti se mua me ka marre malli.."

Kaq i mjafton asaj per te marre trenin e pare e per tu nisur ne shtepi me vrap...Netet me mistrecin e vogel kalojne pagjume. Eshte e pamundur te flesh me nje person 185 cm te gjate, 80kg i cili ne mes te nates pretendon te flere sikur te ishte bebe dhe leviz sa andej kendej duke zene gjithe krevatin dopjo dhe duke vene ne 5 te mengjesit kembet tek qafa.
Por ai eshte i vecante, sepse ai rritet ashtu sic do ajo. Ai rritet i edukuar dhe i pacenuar nga bota e "piste". Ai ben zgjedhje te drejta gjithmone, ai di te sillet dhe ka karakter te forte, te sjellshem dhe miqesor. E duan te gjithe vellackon dhe ajo eshte krenare... Sheh ne te gjithe adoleshencen e saj, kur te gjithe e ngrinin ne qiell per ciltersine qe tregonte ndaj te tjereve. Ndersa tani, ka marre hije autoritare, e cila i pelqen por ne te njejten kohe e vret kur degjon qe i thone: "Co cte duket vetja"...
E ci duket vetja asaj??
Asgje nuk i duket..Thjesht njeri 21 vjecar qe do te dije gjithmone e me shume, do te rritet shpejt e shpejte. Deshiron eksperienca qe mosha dhe koha ne dispozicjon nuk ja lejojne. Ajo arrin te djege etapat e moshes me shpejtesi marramendese dhe vuajtja fillon ne momentin qe ajo duhet te ndalet sepse e ka marre me vrull te madh dhe nuk mund te shkoje me tutje.
Ajo nuk kupton perse truri i saj nuk eshte si ai i gjithe te rinjve te tjere, po kerkon te futet ne sfera paranormale te cilave nuk mund ti japi shpjegim pa ndihmen e dikujt tjeter.
 
Ah Briciolina...Me kujtove nje periudhe te jetes time ne disa gjera te shkruajtura ketu.Une dita dites po bindem qe nuk duhet te pres me shume se çfare mund te me jape kjo bote(njerezit,ambjenti,shoqeria).Ti do thuash pse te mos presim me shume ku ne fund te fundit s'po kerkojme ndonje gje te pamundur?Po sespse e mundshmja per ne,nuk eshte e mundshme per te gjithe.Dhe rrezikojme te lendojme veten dhe te kthehemi ne persona qe nuk jemi. :puc :puc

P.s. Un periodo più brutto di questo penso che nn si presenterà nelle nostre vite(che più o meno pure io sto un pٍ cosi)....:tvb
 
Redaktimi i fundit:
E lexova te gjithe postimin me interes te madh.
Ndoshta ky moment quhet adoloshenca e vone, perpjekjet e fundit te njeriut qe ka dashur te jete ne boten qe ka dashur te kete, prane njerezve qe s'jane sic ka dashur te jene.
Ndoshta eshte moment reflektimi, vetpastrimi apo ndergjegjesimi. Mua me pelqen ta quaj si perpelitjet e fundit te nje endrre te vjeter te cilen e nderpret dhe verbon drita e bardhe e agimit, e zgjimit te sforcuar.
Vivi eshte ne nje proces te kalimit flutur-larve, te pershtatjes me ambjentin e ver8 te kesaj bote.

Vetem nje keshille, mundohu te ruash gjalle sa me shume pasion, deshira, kerkesa, orientim, qellime nga jeta e flutures, mbase kur te perendoje dielli do kthehet serish ne flutur per nje bote me te bukur.
 
Keto jane ndryshime te moshes qe cdo kush i perjeton ne menyra te ndryshme,,,,,zakonisht peronat e ndjeshem i pesojne ndryshimet ne menyra te tilla duke kaluar nga nje ekstrem te tjetri!!!
Pak kurajo dhe vetkontroll dhe cdo gje kalohet mire!
 
Mendoj se cdo person normal do mbetej i shtangur nga nje sjellje e tille.

Ketu nuk ka asgje per t'u skandalizuar, biseda te tilla ne telefon me prinderit jane mese normale. Nuk mund te jesh njesoj entuziast ne lidhje me ta ne cdo moment e ne cdo periudhe moshe.

Gjithsesi,
Vivى nuk eshte ndryshe nga te gjithe te tjeret, sepse Vivى akoma nuk e di si jane te gjithe te tjeret, e do i duhen shume e shume vite te tjera per ta kuptuar.
Vivى duhet te filloje te shqetesohet kur te ndjeje se ka ardhur momenti qe s'i ka ngelur me asgje per te mesuar. Ky po qe do ishte nje problem i vertete.
Me pak fjale, thjesht e paster, Vivى po rritet, e po merr persiper udhetime te gjata e te veshtira, per te arritur te ajo qe do te jete ne te vertete.

Rruge te mbare Vivى! :dong:
 
Njihja une nje person dikur qe cdo faj ja linte familjes , vellezerve , motrave , dhe prinderve , por problemi qendronte tek ai person dhe jo tek te tjeret, duhen pare mire disa gjera dhe jo me syrin e te mencurit , jam une dhe ska te tjere, nuk ka prind qe te don te keqen , dhe nuk mund te hedhesh poshte nje njeri te pjekur dhe te rrahur me jeten sic eshte nje babe qe pak a shume mund te jete rreth 50-jetave. mbase edhe babai i atij personi bazohet ne ndonje fakt qe te flasin me ironi , jo cdo gje duhet bazuar vetem tek dituria , ne jete ka gjera edhe me te rendesishme , p.s nje eshte dashuria dhe respekti ndaj familjes. mbase e ka fajin mosha , mbase eshte mosha e tille qe i duket qe ka kapur qiellin me dore sepse ka bere nje universitet .
Une kam nje teze dhe nja nga djemt e saj ka bere dy universitete dhe specializime , ka qene me pozite , ka qene edhe zedhenes i kryemisitrit.
Dhe tezja ime i thote djalit me mend ka baba i jot me 4 vjet shkolle sesa ti me dy universitete.
Une nga zona ime kam nja dy persona , nga mesimet e madhe , njeri e humbi fare , kurse tjetri 50%
I uroj atij personi qe ta kaloj sa me shpejt kete faze , sepse mund te rrezikoj seriozisht nga depresioni qe ka te kaloj ne ndonje krize . per mendimin tim i duhet kushtuar me shume vemendje familjes. dhe te tentoj te kete nje raport te mirfillte me familjen dhe po ashtu dhe me shoqerine , sepse pa shoqeri nuk jetohet.
 
Sa një psheretime lehtesuese,një ëndërr e çiltër qe nuk del kurrë nga mendja,aq edhe një mundim i pameshirshem,i hiperbolizuar ne konturet e brendavetes,një botë tjetër e banuar nga një banor i vetëm:Ti...
Të degjosh kujtimet e një njeriu tetedhjete vjeçar,nostalgjia qe ka ai për rinine ne përgjithësi apo për adoleshencen ne veçanti,del diçka meditonjese dhe mallengjyese,qe te ve ne mendime.Nga ana tjetër te qendrosh ulur ne një nga lokalet me te rendomta te qytetit me shoqërinë tënde,jo vetëm qe nuk te dhimbsen ditet qe po kalon,por nis dhe mallkon veten për moshen e parritur akoma,qe s'të lejon të kesh ne duar parane,makinen e shumë gjëra te tjera.Thuhet se çdo gjë vjen me moshen e duhur,megjithatë faji i adoleshences qenka padurimi.Por ja vlen te ndjehet e paprekur,e çiltër,si dashuria e pare,pasi pikërisht ne adoleshence nisin e kristalizohen ndjenjat e para,e pastaj për gjatë gjithë jetës.

Kjo është e gjitha.



Une nuk jam psikologe andaj cdo here do te jap vetem shembuj,ndjeshmeria shume e madhe vjen nga femijria keshtu kam lexuar neper libra te psikologjis thuhet se nje femije qe nena apo babai e ka mbojt nostop ai femije kurr te rritet behet i ndieshem per cdo gje,edhe vuan shpesh si pasoj e kesaj,ndjeshmeria normale ekziston ne nje doze te caktuar tek secili,tek disa me shume tek disa me pak por ata qe ndjeshmerin e kan ne ekstrem ata i lendon cdo gje nje fjale,nje reagim i tjetrit,cdo problem e merr sikur ai problem nese nuk zgjidhet do i perfundoj jeta aty,e me e keqja i duket sikur secili po bene dicka qe ta lendoj ate shef shume njerez si armiq te tij.
Nje psikolog ka shkruar se ndjeshmeria mund te shenderrohet shpesh edhe ne izolim tek njeriu sepse mendon se izolimi eshte mbrojtja me emire
 
Pe: Cfare po i ndodh asaj?

Sa shkrim i bukur :)
Kjo ndodh atehere kur fillon te pjekesh edhe pranon qe gjithcka po ndryshon
Izolimi eshte dicka e keqe.
Keshtu me pak fantazi mund te kthehesh ajo qe ke qene.
 
Pe: Cfare po i ndodh asaj?

Mendoj se eshte periudha e kalimit nga adoleshenca ne pjekuri...Kete kalim kjo e ka perjetuar pak si me ndryshe,pothuajse e ka izoluar dhe fut ne nje vetmi...Ajo tani e din cfare ka kaluar,eshte koshiente per jeten e saj,eshte mbush me dije,dhe eshte mbush ne vetvete dhe ne mendjen e saj se askush nuk eshte si ajo...Kjo tregon dhe faktin e perbuzjes qe tregon ndaj te tjereve,si sheh ne nje lartesi per te,asaj i duket sikur ka prek qiellin me dore....Vivi ka krijuar nje ''vetmi'' te sajen edhe pse eshte e rrethuar me njerez ajo si vlereson ato,perqafon vetmine,aty i duket se gjen prehje...Vetmia shfaqet ne forma te ndryshme,ajo varet nga situata e ndryshme qe perjetojme...Keto te fundit mund te jene semundjet, izolimi i deshiruar apo edhe humbja e nje personi te dashur. Sikunder eksitojne edhe raste, kur nje individ nuk mundet dot qe te arratiset prej dukurise se vetmise. Te mos harrojme se eshte edhe shoqeria e jashtme ajo qe na imponon kushte nga me te ndryshmet per te provuar vetmi te medha ne jetet tona. E ne te tilla raste, njeriut nuk i mbetet gje tjeter vecse t'i kundervihet asaj apo edhe ta luftoje duke reaguar. Por ka edhe raste, kur vetmia eshte forcerisht e sajuar dhe nuk ekziston aspak ne ditet e individit, vecse ne mendjen e tij. Jo per pak persona, ajo sajohet duke u bazuar ne gjera qe atij i kane ndodhur dhe i duket se eshte vetem, kur e treguar para te tjereve, historia e tij nuk te le vend te dyshosh per nje vetmi, te cilen ai eshte duke perjetuar. Ne te tilla raste, ka shume mundesi qe vetmia te jete nje izolim i vetekrijuar nga ky person ndaj te tjereve....Thjesht qendrimi sa me afer me Vivin do e ndihmonte,te hapej,te fliste,te afrohej me te tjeret...Mendoj se eshte thjesht nje faze kalimtare por duhet pare me kujdes,pasi dhe presionet e jetes se saj te perditshme mund te shkaktojne nje lodhje''nervore'',dhe ajo tregohet e pafuqishme per te reaguar e si pasoje mund te jene dhe shenjat e para depresive..Te pakten keshtu i shoh gjerat une....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top