Çfarë nuk dinit për Fridrih Niçe

Lauri

Anunnak
Ana e panjohur e jetës prej ferri të Fridrih Niçe dhe gruaja që i shërbeu filozofit

Në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjatë një vere të butë dhe të mrekullueshme në alpet zviceriane, një filozof hermetik, një dinamit i vërtetë i vetë-shpallur i mendjes dhe shpirtit, në mënyrë metaforike zbriti nga maja e malit dhe, me paratë e veta, botoi një libër. Libri i tij ishte një dhuratë për mbarë njerëzimin, një dhuratë që qëndroi e patundur në pragun e botës moderne dhe në të cilën u shpalosën fjalët që do e bënin filozofin të famshëm për një kohë shumë të gjatë edhe pas vdekjes.
IMG_20230122_105934.jpg
Në të thuhej. “Perëndia ka vdekur!" - dhe shumë gjëra të tjera. Në të thuhej se jehona e kësaj vdekje do ishte lajmëtare e një epoke të re dhe të rrezikshme e cila do na sfidonte të gjithëve.
Filozofi i tha këto fjalë si paralajmërim. Ai foli si një kujdestar. Ai foli për të gjithë ne. Megjithatë, libri u shit në më pak se dyzet kopje.
Meta von Salis u zgjua përpara agimit për të ndezur zjarrin që të ziente ujin për çajin e filozofit. Ajo mori akull për të freskuar batanijet për kockat e tij që i dhembnin. Ajo mblodhi kocka nga darka e mbrëmshme për të përgatitur një supë me lëng mishi për t'i ngrohur stomakun. I lau me duar çarçafët e tij të pistë nga jashtëqitja. Së shpejti ai duhet të priste flokët dhe të rregullonte mustaqet, dhe ajo kuptoi se kishte harruar të merrte një brisk rroje të ri.
IMG_20230122_105954.jpg
Kjo ishte vera e tretë e Meta-s që kujdesej për Niçen, dhe ndoshta, sipas saj, ishte e fundit. Ajo e donte shumë atë – si një vëlla. (Kur një mik i përbashkët u rekomandoi që ata të martoheshin, që të dy ata qeshën me zë të lartë .. e më pas dukeshin sikur u vinte për të vjellë.) Por Meta-s po i afrohej caku i bamirësisë së saj.
Ajo e kishte takuar Niçen në një darkë festive. Ajo e kishte dëgjuar teksa ai luante piano dhe tregonte barsoleta dhe histori të fryra të së shkuarës me mikun e tij të vjetër, kompozitorin Richard Wagner. Ndryshe nga mënyra sesi shkruante, Niçe ishte njeri i sjellshëm dhe i butë. Ai ishte një dëgjues shumë i përzemërt. Ai e donte poezinë dhe mund të recitonte me dhjetëra strofa përmendësh. Ai ulej e luante me orë të tëra lojëra fjalësh, këndonte dhe sajonte shprehje të ndryshme fjalësh.
Niçe ishte i jashtëzakonshëm. Një mendje aq e mprehtë mund ta depërtonte një dhomë të tërë vetëm me pak fjalë. Aforizmat e tij, të cilat më vonë do merrnin famë botërore, dukeshin sikur rridhnin prej tij si avull në një ajër të acartë. "Duke folur shumë për veten mund të jetë edhe një mjet për ta fshehur veten," do thoshte ai spontanisht, duke e bërë menjëherë dhomën të heshte.
IMG_20230122_110016.jpg
Shpeshherë, Meta mbeste pa fjalë në prezencën e tij, jo për shkak të ndonjë ndjenje zaptuese, por thjesht sepse mendja e saj ndihej sikur ishte gjithnjë disa hapa pas mendjes së tij dhe i duhej pak kohë që ta arrinte atë.
Megjithatë, Meta nuk ishte një hu gardhi për nga intelekti. Ajo ishte garipja e kohës së vet. Meta ishte gruaja e parë që mori doktoraturë në Zvicër. Gjithashtu ajo ishte një prej shkrimtareve dhe aktivisteve feministe më në zë në botë. Ajo fliste rrjedhshëm katër gjuhë dhe botoi artikuj në mbarë Europën duke argumentuar për të drejtat e grave, një ide tejet radikale për kohën. Ajo kishte udhëtuar shumë, ishte e jashtëzakonshme dhe kokëfortë. Dhe kur u njoh me veprat e Niçes, ajo u ndie sikur më në fund kishte gjetur dikë idetë e të cilit do t'i jepnin shtysë botërore çlirimit të grave.
Ja ku ishte një burrë i cili argumentonte për fuqizimin e individit, për përgjegjësinë radikale personale. Ja ku ishte një burrë i cili besonte se aftësia individuale vlente më shumë se gjithçka tjetër, që secili njeri jo vetëm që meritonte të zgjerohet në potencialin e vet të plotë por kishte detyrimin ta ushtronte dhe të mundohej për ta arritur atë zgjerim. Meta besonte se Niçe përmblidhte me fjalë idetë thelbësore dhe kornizat konceptuale të cilat në përfundim do t'i fuqizonin gratë dhe do t'i çlironin ato nga robëria e tyre e përhershme.

Por kishte vetëm një problem: Niçe nuk ishte feminist. Në fakt, e gjithë ideja e çlirimit të grave atij i dukej qesharake.
Por kjo nuk e frenoi Meta-n. Ai ishte një njeri i arsyeshëm; ndaj ai mund të bindej. Ai thjesht duhej të pranonte paragjykimin që kishte dhe të çlirohej prej tij. Ajo nisi ta vizitonte shpesh, dhe shumë shpejt ata u bënë miq të ngushtë dhe shokë intelektualë. Ata i kalonin verat në Zvicër, dimrat në Francë dhe Itali, periudhat e luftërave në Venecia, udhëtimet e shkurtra në Gjermani e sërish në Zvicër.
Vitet kaluan, dhe Meta zbuloi se pas atyre syve zhbirues të Niçes dhe mustaqeve gjigande fshihej një deng me kontradikta. Ai shkruante me fanatizëm për pushtet teksa vetë ishte delikat dhe i dobët. Ai predikonte mbi përgjegjësinë radikale dhe vetësigurinë pavarësisht se ai vetë

mbështetej tërësisht tek miqtë (kryesisht mikeshat) e tij dhe tek familja për t'u kujdesur për të. Ai i mallkonte kritikët dhe akademikët tekanjozë të cilët sulmonin veprat e tij apo refuzonin t'i lexonin ato, ndërkohë që mburrej se mungesa e suksesit që nuk kishte arritur vetëm sa vërtetonte mendjen e tij gjeniale – ashtu sikurse u shpreh një herë, “Koha ime nuk

ka ardhur ende, disa njerëz lindin pas vdekjes."
Në fakt, Niçe ishte gjithçka që ai pretendonte se urrente: i dobët, i varur, i robëruar tërësisht dhe duke gjetur mbështetje tek femrat e pushtetshme dhe të pavarura. Megjithatë, në veprat e tij, ai predikonte për forcën individuale dhe vetësigurinë, dhe ishte një anti-feminist i pikëlluar. Varësia gjatë të gjithë jetës së tij tek femrat dukej se ia turbullonte aftësinë për t'i kuptuar qartë ato. Kjo do ishte kleçka verbuese në vizionin e një njeriu që mund të konsiderohej si profet.
Nëse do kishte një çmim për njeriun "që arriti të duronte dhimbjen më shumë" unë do propozoja Niçen, si një prej themeluesve të parë të atij çmimi. Gjatë fëmijërisë ai ishte vazhdimisht i sëmurë; doktorët i vendosnin shushunja tek qafa dhe veshët dhe i kërkonin të mos lëvizte me orë të tëra. Ai kishte trashëguar një çrregullim mendor që i shkaktonte migrena të forta dhe që ia shteronin fuqitë gjatë të gjithë jetës (dhe e bënë që në moshë mesatare të çmendej). Ai ishte tmerrësisht i ndjeshëm ndaj dritës, e nuk dilte dot në ambiente të hapura pa gjyzlykë me xhama të trashë e me ngjyrë blu, dhe në moshën tridhjetë vjeçare u verbua pothuajse plotësisht.
Në rini, ai iu bashkua ushtrisë dhe shërbeu për pak kohë në Luftën Franko-Prusiane. Aty, ai zuri difteria dhe dizenteria, të cilat gati sa nuk i morën jetën. Mjekimi i asaj kohe ishte përmes klizmave të acidit, të cilat i shkatërruan sistemin e tretjes. Për vitet e mbetura të jetës së tij, ai do vuante nga dhimbje akute të tretjes, nuk arrinte dot të hante ushqime në masë, dhe për kohë të gjata në jetë nuk arrinte të kontrollonte dot urinimin dhe jashtëqitjen. Një plagë e marrë nga ditët kur kishte shërbyer në trupat e kalorësisë i kishte shkaktuar që pjesë të trupit të tij të humbnin elasticitetin e madje në ditët më të këqija edhe lëvizshmërinë. Shpeshherë nuk arrinte të ngrihej në këmbë pa ndihmën e dikujt tjetër dhe do shpenzonte me muaj të tërë i shtrirë i vetëm në shtrat, pa hapur dot as sytë për shkak të dhimbjes. Në vitin 1880, të cilin më vonë do ta quante “një vit i keq" ai u dergj në shtrat për 260 ditë nga 365 ditë që ka viti. Ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së tij duke u shpërngulur nga bregdeti francez në dimër tek alpet zviceriane në verë, pasi kërkonte temperatura të buta që të ndalonin dhimbjet tek kockat dhe kyçet e tij.
Shumë shpejt Meta zbuloi se ajo nuk ishte femra e vetme intelektuale e hipnotizuar prej tij. Ai kishte një listë të gjatë femrash që prisnin në radhë për t'u kujdesur për të për javë apo muaj të tërë. Ashtu si Meta, edhe ato femrat e tjera ishin garipet e kohës: ato ishin profesoresha, pronare të pasura dhe biznesumene. Ato ishin të arsimuara, flisnin disa gjuhë të huaja dhe jashtëzakonisht të pavarura.

Edhe ato ishin feministe, feministet më të hershme të kohërave.
Edhe ato kishin dalluar mesazhe çliruese tek vepra e Niçes. Ai shkruante për strukturat sociale të cilat e paralizonin individin; feministët argumentonin se strukturat sociale të kohës i burgosnin ato. Ai denonconte Kishën se shpërblente të dobëtin dhe mediokrin; edhe feministët e denonconin Kishën, e cila i detyronte femrat të martoheshin dhe t'i përuleshin burrave. Dhe ai guxoi të ndryshonte historinë e njerëzimit jo si arratisje e qenieve njerëzore nga sundimi mbi natyrën, por si injorancë në rritje e njerëzimit për nga natyra e vet. Ai argumentonte se individi duhet ta fuqizojë veten dhe të prekë nivelet edhe më të larta të lirisë dhe ndërgjegjes. Këto gra e shihnin feminizmin si hapin e radhës drejt atij çlirimi më të lartë.
Nice i mbushi ato me shpresë, dhe ato e bënin me radhë për t'u kujdesur për atë njeri gjithnjë e më të rrënuar dhe të thyer, me shpresën se libri i ardhshëm, eseja e ardhshme, polemika e ardhshme, do ishin ato që do shpërthenin dyert e ndryshimit të madh.
Por, për pjesën më të madhe të jetës së tij, veprat që ai shkroi pothuajse u injoruan universalisht.
Më pas Niçe shpalli vdekjen e Perëndisë, dhe ai u shndërrua nga një profesor universiteti i dështuar në një njeri të dëbuar nga shoqëria. Ai mbeti pa punë dhe i pastrehë. Askush nuk donte të kishte të bënte me të: asnjë universitet, asnjë shtëpi botuese, madje as edhe shumë prej miqve të tij. Ai merrte hua për të botuar veprat e tij, duke i kërkuar para nënës dhe motrës në mënyrë që të mbijetonte. Ai u mbështet tek miqtë për t'ia menaxhuar jetën. Edhe kështu, librat e tij as që i shiteshin dot.
Megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, ato gra qëndruan me të. Ato e pastruan, e ushqyen dhe e ndihmonin të ngrihej e të ecte. Ato besonin se kishte diçka tek ai njeri i rrënuar që mund të ndryshonte historinë. Ndaj, ato pritën.

Mark Manson
Përgatiti: Albert Vataj
 
Ana e panjohur e jetës prej ferri të Fridrih Niçe dhe gruaja që i shërbeu filozofit

Në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjatë një vere të butë dhe të mrekullueshme në alpet zviceriane, një filozof hermetik, një dinamit i vërtetë i vetë-shpallur i mendjes dhe shpirtit, në mënyrë metaforike zbriti nga maja e malit dhe, me paratë e veta, botoi një libër. Libri i tij ishte një dhuratë për mbarë njerëzimin, një dhuratë që qëndroi e patundur në pragun e botës moderne dhe në të cilën u shpalosën fjalët që do e bënin filozofin të famshëm për një kohë shumë të gjatë edhe pas vdekjes.
Shiko fotografinë 1957139
Në të thuhej. “Perëndia ka vdekur!" - dhe shumë gjëra të tjera. Në të thuhej se jehona e kësaj vdekje do ishte lajmëtare e një epoke të re dhe të rrezikshme e cila do na sfidonte të gjithëve.
Filozofi i tha këto fjalë si paralajmërim. Ai foli si një kujdestar. Ai foli për të gjithë ne. Megjithatë, libri u shit në më pak se dyzet kopje.
Meta von Salis u zgjua përpara agimit për të ndezur zjarrin që të ziente ujin për çajin e filozofit. Ajo mori akull për të freskuar batanijet për kockat e tij që i dhembnin. Ajo mblodhi kocka nga darka e mbrëmshme për të përgatitur një supë me lëng mishi për t'i ngrohur stomakun. I lau me duar çarçafët e tij të pistë nga jashtëqitja. Së shpejti ai duhet të priste flokët dhe të rregullonte mustaqet, dhe ajo kuptoi se kishte harruar të merrte një brisk rroje të ri.
Shiko fotografinë 1957140
Kjo ishte vera e tretë e Meta-s që kujdesej për Niçen, dhe ndoshta, sipas saj, ishte e fundit. Ajo e donte shumë atë – si një vëlla. (Kur një mik i përbashkët u rekomandoi që ata të martoheshin, që të dy ata qeshën me zë të lartë .. e më pas dukeshin sikur u vinte për të vjellë.) Por Meta-s po i afrohej caku i bamirësisë së saj.
Ajo e kishte takuar Niçen në një darkë festive. Ajo e kishte dëgjuar teksa ai luante piano dhe tregonte barsoleta dhe histori të fryra të së shkuarës me mikun e tij të vjetër, kompozitorin Richard Wagner. Ndryshe nga mënyra sesi shkruante, Niçe ishte njeri i sjellshëm dhe i butë. Ai ishte një dëgjues shumë i përzemërt. Ai e donte poezinë dhe mund të recitonte me dhjetëra strofa përmendësh. Ai ulej e luante me orë të tëra lojëra fjalësh, këndonte dhe sajonte shprehje të ndryshme fjalësh.
Niçe ishte i jashtëzakonshëm. Një mendje aq e mprehtë mund ta depërtonte një dhomë të tërë vetëm me pak fjalë. Aforizmat e tij, të cilat më vonë do merrnin famë botërore, dukeshin sikur rridhnin prej tij si avull në një ajër të acartë. "Duke folur shumë për veten mund të jetë edhe një mjet për ta fshehur veten," do thoshte ai spontanisht, duke e bërë menjëherë dhomën të heshte.
Shiko fotografinë 1957141
Shpeshherë, Meta mbeste pa fjalë në prezencën e tij, jo për shkak të ndonjë ndjenje zaptuese, por thjesht sepse mendja e saj ndihej sikur ishte gjithnjë disa hapa pas mendjes së tij dhe i duhej pak kohë që ta arrinte atë.
Megjithatë, Meta nuk ishte një hu gardhi për nga intelekti. Ajo ishte garipja e kohës së vet. Meta ishte gruaja e parë që mori doktoraturë në Zvicër. Gjithashtu ajo ishte një prej shkrimtareve dhe aktivisteve feministe më në zë në botë. Ajo fliste rrjedhshëm katër gjuhë dhe botoi artikuj në mbarë Europën duke argumentuar për të drejtat e grave, një ide tejet radikale për kohën. Ajo kishte udhëtuar shumë, ishte e jashtëzakonshme dhe kokëfortë. Dhe kur u njoh me veprat e Niçes, ajo u ndie sikur më në fund kishte gjetur dikë idetë e të cilit do t'i jepnin shtysë botërore çlirimit të grave.
Ja ku ishte një burrë i cili argumentonte për fuqizimin e individit, për përgjegjësinë radikale personale. Ja ku ishte një burrë i cili besonte se aftësia individuale vlente më shumë se gjithçka tjetër, që secili njeri jo vetëm që meritonte të zgjerohet në potencialin e vet të plotë por kishte detyrimin ta ushtronte dhe të mundohej për ta arritur atë zgjerim. Meta besonte se Niçe përmblidhte me fjalë idetë thelbësore dhe kornizat konceptuale të cilat në përfundim do t'i fuqizonin gratë dhe do t'i çlironin ato nga robëria e tyre e përhershme.

Por kishte vetëm një problem: Niçe nuk ishte feminist. Në fakt, e gjithë ideja e çlirimit të grave atij i dukej qesharake.
Por kjo nuk e frenoi Meta-n. Ai ishte një njeri i arsyeshëm; ndaj ai mund të bindej. Ai thjesht duhej të pranonte paragjykimin që kishte dhe të çlirohej prej tij. Ajo nisi ta vizitonte shpesh, dhe shumë shpejt ata u bënë miq të ngushtë dhe shokë intelektualë. Ata i kalonin verat në Zvicër, dimrat në Francë dhe Itali, periudhat e luftërave në Venecia, udhëtimet e shkurtra në Gjermani e sërish në Zvicër.
Vitet kaluan, dhe Meta zbuloi se pas atyre syve zhbirues të Niçes dhe mustaqeve gjigande fshihej një deng me kontradikta. Ai shkruante me fanatizëm për pushtet teksa vetë ishte delikat dhe i dobët. Ai predikonte mbi përgjegjësinë radikale dhe vetësigurinë pavarësisht se ai vetë

mbështetej tërësisht tek miqtë (kryesisht mikeshat) e tij dhe tek familja për t'u kujdesur për të. Ai i mallkonte kritikët dhe akademikët tekanjozë të cilët sulmonin veprat e tij apo refuzonin t'i lexonin ato, ndërkohë që mburrej se mungesa e suksesit që nuk kishte arritur vetëm sa vërtetonte mendjen e tij gjeniale – ashtu sikurse u shpreh një herë, “Koha ime nuk

ka ardhur ende, disa njerëz lindin pas vdekjes."
Në fakt, Niçe ishte gjithçka që ai pretendonte se urrente: i dobët, i varur, i robëruar tërësisht dhe duke gjetur mbështetje tek femrat e pushtetshme dhe të pavarura. Megjithatë, në veprat e tij, ai predikonte për forcën individuale dhe vetësigurinë, dhe ishte një anti-feminist i pikëlluar. Varësia gjatë të gjithë jetës së tij tek femrat dukej se ia turbullonte aftësinë për t'i kuptuar qartë ato. Kjo do ishte kleçka verbuese në vizionin e një njeriu që mund të konsiderohej si profet.
Nëse do kishte një çmim për njeriun "që arriti të duronte dhimbjen më shumë" unë do propozoja Niçen, si një prej themeluesve të parë të atij çmimi. Gjatë fëmijërisë ai ishte vazhdimisht i sëmurë; doktorët i vendosnin shushunja tek qafa dhe veshët dhe i kërkonin të mos lëvizte me orë të tëra. Ai kishte trashëguar një çrregullim mendor që i shkaktonte migrena të forta dhe që ia shteronin fuqitë gjatë të gjithë jetës (dhe e bënë që në moshë mesatare të çmendej). Ai ishte tmerrësisht i ndjeshëm ndaj dritës, e nuk dilte dot në ambiente të hapura pa gjyzlykë me xhama të trashë e me ngjyrë blu, dhe në moshën tridhjetë vjeçare u verbua pothuajse plotësisht.
Në rini, ai iu bashkua ushtrisë dhe shërbeu për pak kohë në Luftën [^_^]-Prusiane. Aty, ai zuri difteria dhe dizenteria, të cilat gati sa nuk i morën jetën. Mjekimi i asaj kohe ishte përmes klizmave të acidit, të cilat i shkatërruan sistemin e tretjes. Për vitet e mbetura të jetës së tij, ai do vuante nga dhimbje akute të tretjes, nuk arrinte dot të hante ushqime në masë, dhe për kohë të gjata në jetë nuk arrinte të kontrollonte dot urinimin dhe jashtëqitjen. Një plagë e marrë nga ditët kur kishte shërbyer në trupat e kalorësisë i kishte shkaktuar që pjesë të trupit të tij të humbnin elasticitetin e madje në ditët më të këqija edhe lëvizshmërinë. Shpeshherë nuk arrinte të ngrihej në këmbë pa ndihmën e dikujt tjetër dhe do shpenzonte me muaj të tërë i shtrirë i vetëm në shtrat, pa hapur dot as sytë për shkak të dhimbjes. Në vitin 1880, të cilin më vonë do ta quante “një vit i keq" ai u dergj në shtrat për 260 ditë nga 365 ditë që ka viti. Ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së tij duke u shpërngulur nga bregdeti francez në dimër tek alpet zviceriane në verë, pasi kërkonte temperatura të buta që të ndalonin dhimbjet tek kockat dhe kyçet e tij.
Shumë shpejt Meta zbuloi se ajo nuk ishte femra e vetme intelektuale e hipnotizuar prej tij. Ai kishte një listë të gjatë femrash që prisnin në radhë për t'u kujdesur për të për javë apo muaj të tërë. Ashtu si Meta, edhe ato femrat e tjera ishin garipet e kohës: ato ishin profesoresha, pronare të pasura dhe biznesumene. Ato ishin të arsimuara, flisnin disa gjuhë të huaja dhe jashtëzakonisht të pavarura.

Edhe ato ishin feministe, feministet më të hershme të kohërave.
Edhe ato kishin dalluar mesazhe çliruese tek vepra e Niçes. Ai shkruante për strukturat sociale të cilat e paralizonin individin; feministët argumentonin se strukturat sociale të kohës i burgosnin ato. Ai denonconte Kishën se shpërblente të dobëtin dhe mediokrin; edhe feministët e denonconin Kishën, e cila i detyronte femrat të martoheshin dhe t'i përuleshin burrave. Dhe ai guxoi të ndryshonte historinë e njerëzimit jo si arratisje e qenieve njerëzore nga sundimi mbi natyrën, por si injorancë në rritje e njerëzimit për nga natyra e vet. Ai argumentonte se individi duhet ta fuqizojë veten dhe të prekë nivelet edhe më të larta të lirisë dhe ndërgjegjes. Këto gra e shihnin feminizmin si hapin e radhës drejt atij çlirimi më të lartë.
Nice i mbushi ato me shpresë, dhe ato e bënin me radhë për t'u kujdesur për atë njeri gjithnjë e më të rrënuar dhe të thyer, me shpresën se libri i ardhshëm, eseja e ardhshme, polemika e ardhshme, do ishin ato që do shpërthenin dyert e ndryshimit të madh.
Por, për pjesën më të madhe të jetës së tij, veprat që ai shkroi pothuajse u injoruan universalisht.
Më pas Niçe shpalli vdekjen e Perëndisë, dhe ai u shndërrua nga një profesor universiteti i dështuar në një njeri të dëbuar nga shoqëria. Ai mbeti pa punë dhe i pastrehë. Askush nuk donte të kishte të bënte me të: asnjë universitet, asnjë shtëpi botuese, madje as edhe shumë prej miqve të tij. Ai merrte hua për të botuar veprat e tij, duke i kërkuar para nënës dhe motrës në mënyrë që të mbijetonte. Ai u mbështet tek miqtë për t'ia menaxhuar jetën. Edhe kështu, librat e tij as që i shiteshin dot.
Megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, ato gra qëndruan me të. Ato e pastruan, e ushqyen dhe e ndihmonin të ngrihej e të ecte. Ato besonin se kishte diçka tek ai njeri i rrënuar që mund të ndryshonte historinë. Ndaj, ato pritën.

Mark Manson
Përgatiti: Albert Vataj
Shume interesante🙂
Me duket shembull tipik i Paradoksit te shprehja e Jung-ut:Cdo gje qe na irriton tek shoqeria dhe te tjeret mund te na drejtoi ne kuptimin e vetvetes
 
Jung e lidh gjithmonë ndergjegjen kolektive me atë individuale, dhe anasjelltas.
Sipas tij janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën
 
Po edhe perpjekja e njeriut per te ndryshuar boten eshte ne thelb perpjekja e tij per te ndryshuar veten ne nivel te pandergjegjshem
E i shkon tere jeta e nuk e kupton.
E ne fund thote: c'bote e poshter, kurre nuk ndryshoj. Ahahaga
Pa ditur qe po shan veten vet ne nivelin e te pandergjeshmes se ti,kshuu robi. :P
 
E i shkon tere jeta e nuk e kupton.
E ne fund thote: c'bote e poshter, kurre nuk ndryshoj. Ahahaga
Pa ditur qe po shan veten vet ne nivelin e te pandergjeshmes se ti,kshuu robi. :p
😂😂
Pooo dhe pastaj fillon te shkruaj e regjistrohet neper forume me emrin e nje koncepti ca do te arrije, por jo, thjesht kupton qe ne te vertete po kerkon dru te ushqej zjarrin e egos se tij 😜😂😂
 
Po edhe perpjekja e njeriut per te ndryshuar boten eshte ne thelb perpjekja e tij per te ndryshuar veten ne nivel te pandergjegjshem
E ka, dhe e përdor të pandërgjegjshmen njeriu pavetëdije. Është ajo hija-ana e errët që kemi të gjithë..e shohim shumë lehtë tek të tjerët..e shumë vështirë tek vetëvetja jonë.
 
Nuk kam mendim te mire per kete filozof. Eshte nje figure e kritikuar dhe per mendimin tim me te drejte. Ashtu si Frojdi.
Per mua Nicja dhe Frojdi jane ne nje thes.

Nicja i kritikonte filozofet e brezave te kaluar, si Platoni, Sokrati, Kant etj. e nderkohe hidhte teori te cuditshme. Dukej si ata djemte e keqinj qe kundershtojne dhe kritikojne cdo gje nga e kaluara dhe vete sjellin inovacion me ide jo logjike, ose teori te ujit te ngrohte.

Por nuk besoj se keto ai i bente per t'u dukur interesant, ose keshtu te behej i njohur.
Ndoshta te tjere e shtynin, ose e paguanin qe t'i bente keto.
 
Normal se sna le ego ti shohim gjerat qarte tek vetja
Shiko po te dish ta menaxhosh mire Egon ,nuk eshte e keqe.
Zeme shembull mua shpesh filozofet me duken perseritje ne nenhije mendimesh.
Shpesh me ka rastise te lexoj dicka nga nje filozof me emer,dhe ate shprehje apo mendim qe sapo lexova,ta kem menduar vet ,ne tranzitin e jetes se mendimeve apo veprimeve te jestes .
Cdo qenie njerzore ne vetvete eshte nje hirarki mendimi fiolozofik,po aq psikollogjik ne vetvete.
E thene thjesht dhe me pak `egoizem` te shendetshem, mendoj qe cdo jete njerzore meriton nje filozof origjinal te paperseritshem,dhe ky filozof eshte vetem vetvetja jone,brenda jetes sone.
 
Une besoj qe cdo pergjigje e pyetjeve qe ne kemi ndodhet brenda nesh ne nenvetedije e thjesht pret te zbulohet
Ne vetvete gjithcka cfare ne quajme informacion(sidomos ne filozofi,psikologji) jane eksperienca te njerezve te tjere qe kane ndricuar nenvetedije .Prandaj kemi eksperienca te tilla ku gjejme mendimet tona ne fjalet e dikujt tjeter.
Cdo info i jashtem e shof me shume si tip celsi per te hapur nje dere brenda teje.
Sa i perket egos eshte e vertete qe mund ta mbash nen kontroll por duhet si fillim te jesh aware per te e me shume pune mund ta nenshtrosh.
Mua personalisht mu deshen shume vite te zeza per ta pasur kte awareness,per te mesuar si funksionon,sa tinzare eshte e si mund ta mbaj nen kontroll egon
Dhe eshte e trishte te shohesh cfare po ben ego me njerezit qe ke perreth(sic e pe dhe te vetja mbas shume kohesh) e mos kesh mundesine ti ndihmosh.
 
Nuk kam cti shtoj mendimit tuaj.
 
Bravo👍
Gjithçka ndodhet mbrenda nesh dhe vetëm aty duhet të kërkojmë, zbulojmë, mësojmë e kuptojmë vetëveten. Si rezultat dhe të tjerët..
E ndaj këtë këndvështrim 👍
 
E i shkon tere jeta e nuk e kupton.
E ne fund thote: c'bote e poshter, kurre nuk ndryshoj. Ahahaga
Pa ditur qe po shan veten vet ne nivelin e te pandergjeshmes se ti,kshuu robi. :p
E ti thua që robi nuk duhet të flasë fare, duhet ta pranojë çdo gjë me kokën ulur? E të thotë se çdo gjë është ashtu si duhet të jetë?
As kështu nuk shkon!
Të japësh një mendim, që është i ndryshëm, ose të bësh një kritikë, nuk do të thotë ndryshim bote.
Diskutimi dhe debati është i mirë në çdo nivel. Nuk e ndryshon botën, por mund të futë në kokat e disave ide, ose mënyra shikimi që ata nuk i kishin parë ndonjëherë. Aty për aty mund të mos kenë efekt, por mund të bëjnë punë pas një kohe të gjatë, pasi t'i kenë bluar në mendje.
 
Absulutisht qe ke te drejt.
Shprehja ime ishte forma satirike-komike e shoqerise njerzore ne tersin tone.
Qe do thote; flet ,ben bashkvepron ,jeton si don apo si duan disa qe nuk kan forcen per te reaguar .
Dhe ne fund ne shabllonin e nje mendimi ngelet,ah kjo jete,kjo bote keta njerez kurre nuk ndryshojne.
Ne fakt te gjithe kemi ndryshuar,eshte pashmangshmeri jetesore e njeriut dhe cdo qenie qofshin bimore apo shtazore si element te universit.
 
Thuhet shpesh se Frojdi ishte teoricieni i parë psikologjisë, po në fakt psikologjia ka nisur: me ekzistencialistët. Termin id p.sh; e ka ka përdorur Niçja dhe jo Frojdi siç shumë njerëz besojnë. Niçja dhe pse nihilist sërish ka dhënë një kountribut që s'besoj se do shuhet.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top