Cfare ju pelqen me shume ne planetin Toke?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kete pyetje e degjova ne nje film qe pashe. S'me kujtohet titulli i filmit por ka te beje me nje djale i cili u lind ne Mars (nena tij vdiq sapo lindi). Pas 16 vitesh jete ne Mars zbriti ne toke. Pyetja e pare qe i bente cdo njeriu qe takonte ishte ajo e titullit: What do you like most on earth? Cfare ju pelqen me se shumti ne toke?
f40cce8c2170cefe8de090a45763b7dc.jpg

Po ju anetar cfare ju vjen ne mend sapo lexoni kete pyetje? :)
 
Jeta ne pergjithesi...edhe pse jo rralle te con ne kulmin e sfidave me veten dhe ate cka te rrethon...ne fund vlen gjithcka!
 
Se sa i bukur eshte planeti toke,do doja ta shetisja ne cdo cep zbathur dhe ne kembe! :))
 
Dielli,yjet,hena. :)
Tek tuk e ata zogjte fluturake metalike,por kur ndezin dritat (vec naten,se me ngjajn si yje).

Po them e ajo blu lart,se me duket si shpres qe s'me limiton,me pret ,,,,,,.
Ene kshu. :)
 
I tere simbani eshte nje mrekulli besoj,e krijuar ne menyre kaq te mahnitshme sa s'mund te vecosh dicka prej saj..!

Ps: Po ketij Marsianit ci pelqeu qe la Marsin per token?!
 
Kafshet,lulet dhe femijet...
 
Me pelqen fakti qe Toka bart ne vetete qenien njerezore, pra jeta qe ajo na "dhuron" me bujarine e saj.
Larmia e pafund e saj me pelqen shume gjithashtu.
 
C'do ish planeti Shkrete nese ne te s'do egzistonte dashuria. Sapo e degjova kete pyetjen automatikiasht mendova vajzat&burrin. Asnje mrekulli e bukuri e kesaj toke nuk krahasohet me fuqine e perjetimeve te dashurise se vertete. Jane ca ndjenja gati Hyjnore.
 
Natyra.
Dje pasdite dola në një fushë shumë të madhe, që nuk i dukej fundi.
Nga njëra anë kishte kodra, kurse nga ana tjetër ishte pyll.
Kishte dhe ca vija uji, me rosa të egra.
Kishte dhe diell.
Natyra është e vetmja gjë që nuk të mërzitet.
 
Hena
my best friend!
 
Qe cdo gje shkon ne sinkron me njera tjeren . E kemi gjith te mira dhe nuk ua dim kimetin pavarsisht qe nuk kena exploru asgje nket bote !
 
Si amvise e përkushtuar që ndjehem, pëlqej ngjyrat e perimeve që dhuron, vet natyra , toka krijon perfeksionin ku njeriu mund vetem të imitoj por asnjëher të superoi potencialin tokë.
Më pëlqejn ato nuanca që qielli mer në perëndim të diellit, në lindjen e tij.
Më pëlqen kur shoh hënën të plotë dhe sharmin në total perfeksion dhe pa qën e plotë.
Më pëlqejn ato male me lisa të gjatë perfekt si në gjelbërim po ashtu dhe të mbushur me dëborë.
Më pëlqen të vëzhgoj flokun e dëborës me prizma perfekt dhe në një milimeter diametër.
Më pëlqen të vëzhgoj e ulur në breg të detit pafundesin e qiellit që bashkohet me tëresin e detit.
 
Perfeksioni i spontanitetit qe ndertohet deri ne hollsi mbi nje gjometri te rregullt natyrore.
 
Gjerat qe me lene pa fjale :

- Pemet dhe cikli i tyre
- Bubullimat/ lighting
- Rainbows
- Vullkanet dhe ai kontrasti mes Fire & Ice
- Ujevarat /Oqeanet dhe melodia e tyre
- Shpendet / Zogjte dhe melodia harmonia / prezenca e tyre
- Kafshet dhe I tere cikli i tyre

- Gjithashtu me pelqen fakti qe natyra nuk diskriminon , imperfeksioni , paqja dhe inteligjenca qe mbizoteron .

Ps : Nuk me pelqen fakti qe kemi termete dhe permbytje .
 
Back
Top