Çfarë janë rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë komunitete virtuale që mundësojnë qasje në kohë reale, sinkronizim të komunikimit, mundësi të postimit dhe ndarjes së fotove, videove, punës origjinale dhe kreative. Ato janë të përdorura prej më shumë se një miliard përdoruesve nga e gjithë bota. Rrjetet sociale janë shumë tërheqëse dhe joshëse për fëmijë dhe adoleshentë, të cilëve ju ofrojnë mundësi të jenë kreativë në internet, të ndajnë idetë dhe të komunikojnë me të tjerët, prej miqve të vjetër deri te të panjohurit. Këto rrjete ofrojnë mundësi për t’u shprehur lirshëm, përfshirë përdorimin e videove, fotove, muzikën dhe chat-in. Më të njohurat janë Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat.

addict-1463647464-6874796

Rreziqet nga përdorimi i rrjeteve sociale ?

Për fat të keq, shumica e fëmijëve zbulojnë shumë detaje personale në profilet e tyre dhe kjo sjellje është mjaft me rrezik. Të dhënat e publikuara mund të keqpërdoren lehtësisht dhe mund të dëmtojnë fëmijët tani dhe tu shkaktojnë shqetësime edhe në të ardhmen, p.sh. kur ata kërkojnë punë apo ngritje në karrierë profesionale. Ka shumë forma të rreziqeve potenciale që shfaqen nga përdorimi jo i sigurt dhe i tepruar i rrjeteve sociale, mirëpo më të shpeshtat janë këto:

Postimi i të dhënave personale të dukshme për secilin që dëshiron t’i shohë, përfshirë fotografitë, videot, numrin e telefonit mobil, adresën;
Kontakti me persona të panjohur;
Sajberdhuna;
Viruset dhe mesazhet e padëshiruara;
Qëndrimi i gjatë në rrjetet sociale dhe varësia nga to.
Disa prej rrjeteve sociale më të përdorura jan:
Facebook:
është një rrjet shqoqëror i hapur në shkurt të vitit 2004, i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook,inc. Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktivë ,më shumë se gjysma e të cilëve e përdorin Facebook-un në një pajisje celular. Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen, pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq, të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t’iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta, të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera, dhe të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si “Njerëzit nga puna” ose “Miqtë e ngushtë”.

Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

800px-Facebook_në_shqip

Twitter-origjina e tij:
Origjina e Twitter qëndrojn në një “seancë ditore”, mbajtur nga anëtarët e bordit të kompanisë Odeo. Jack Dorsey, atëherë një student universitar në Universitetin e Nju Jorkut, prezantoi idenë e një individi nëpërmjet një shërbimi SMS për të komunikuar me një vendim të një grupi të vogël. Vendimi ishte gjithashtu pjesërisht për shkak të faktit se Twitteri ishte tashmë në përdorim, dhe ajo ishte gjashtë muaj pas fillimit të twitterit dhe ndryshoi emrin e shërbimit të Twitter. Zhvilluesit fillimisht konsiderohet “10958” si një kod të shkurtër, por më vonë e ndryshoi atë në “40404”. Puna në këtë projekt ka filluar më 21 mars 2006, kur Dorsey publikoi mesazhin e parë në Twitter “lehtësinë e përdorimit dhe e paharrueshme.”: Pacific Standard Time (PST). Si kryeshef ekzekutiv, Dorsey pa fillimin përmes dy raundeve të financimit të kapitalit nga ana e kapitalistëve që kanë mbështetur kompaninë. Më 16 tetor 2008, Williams mori përsipër rolin e CEO, dhe Dorsey u bë kryetar i bordit. Më 4 tetor 2010, Williams njoftoi se ai ishte duke dhënë dorëheqjen si CEO. Dick Costolo, ish shefi i Twitter operativ, u bë CEO. Më 4 tetor 2010, Williams bëri një njoftim duke thënë se ai do të qëndrojë me kompaninë dhe do të përqendrohet plotësisht në strategjinë e produktit.

Instagram:
është një rrjet social qe mundeson shperndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filterave digjital mbi to dhe shpërndarjen ne rrjete tjera sociale si Facebook e Twitter. Një mundesi e rëndësishme esshte qe fotot kufizohen ne një forme rrethore, ngjashem me Kodak Instamatic apo fotot e Polaroid. Sot ky rrjet po perdoret ne mase te madhe, dhe u llogariten te jene deri ne 100 milione shfrytezues aktive, ne një matje te bere ne prill 2012. Instagrami shperndahet permes App Store-it te Apple dhe Google Play. Se pari, Instagram ishte i mundshem vetem për iPhone, iPad dhe iPod Touch, mirepo kjo shpejt nderroi kur ne prill te vitit 2012, u shtua dhe mundesia qe ky aplikacion te perdorej ne kamerat e telefoneve Android.

instagram-icon-2016z
 

Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre

Punoi:Ledia Bajrami

Cfare eshte nje rrjet social?

HYRJE

Mediat sociale janë teknologji ndërvepruese që lehtësojnë krijimin dhe ndarjen e informacionit, ideve, interesave dhe formave të tjera të shprehjes përmes komuniteteve dhe rrjeteve virtuale

Numri i perdoruesve ne bote

Statistika

Më shumë se gjysma e botës tani përdor mediat sociale (59%) 4.76 miliardë njerëz në mbarë botën përdorin tani mediat sociale

Grafik

Si funksionojne rrjetet sociale?

Platformat e rrjeteve sociale i lejojnë përdoruesit të kenë biseda, të ndajnë informacione dhe të krijojnë përmbajtje në internet . Ka shumë forma të mediave sociale, duke përfshirë bloget, mikro-blogjet, wiki-t, faqet e rrjeteve sociale, faqet e ndarjes së fotografive etj

Si ndikojne rrjetet sociale ne shoqeri?

2 ne 3 persona kane qasje ne rrjete sociale.Keto te fundit kane arritur ta gllaberojne shoqerine duke shkaktuar avantazhet dhe disavatazhet e veta.Rrjetet sociale mundesojne me shume lidhje mes njerezve por ne te njejten kohe,ato

Avantazhet:

  • Mund te bejme miq te rinj
  • Mund te marim informacione ne kohe rekord
  • Mund te komunikojme me te afermit tane jashte vendit
  • Menyre per t'u argetuar
  • Mundesi per t'u punesuar online
  • Mundesi per te mesuar online

Avantazhet

Megjithëse kane ane pozitive te rëndësishme, rrjetet sociale mund te behen shkak per bullizem kibernetik,ngacmim,cenim te privatesise,vjedhje te dhenash dhe indetiteti,mund te krijojne varesi dhe gjithashu te shkaktojne probleme te shendetit mendor

Disavantazhet

Ndikimi i rrjeteve sociale ne shendetin mendor

Qeniet njerëzore janë krijesa shoqërore. Ironikisht për një teknologji që është krijuar për t'i afruar njerëzit, kalimi i tepërt i kohës duke u angazhuar me mediat sociale mund te na bëjë të ndihemi më të vetmuar dhe të izoluar - dhe të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni .

Si ndikojne rrjetet sociale ne aftesite e komunikimit?

Me teper

Studimet kane deshmuar se rrjetet sociale ulin cilesine e shkrim-leximit.Perdorimi i vazhdueshem i nje gramatike te varfer kur u dergojme miqve tane mesazhe demton ndjeshem aftesite tona ne te komunikuar.

Si ndikojne rrjetet sociale ne nderveprimin njerezor?

Duke u fokusuar pas nje bote virtuale sic jane rrjetet sociale,njerezit harrojne boten dhe jeten e vertete.Ata mendojne se jeta e reklamuar ne Instagram apo Facebook eshte perfekte.Kjo verehet kryesisht te brezat e rinj.Gjithashtu ata behen me pak sociale dhe me shume te mbyllur ne vetvete.Harrojne shoqerine e tyre dhe "kapen" pas telefonave celulare te tyre.

Me teper

Rrjete sociale kane ndryshuar jo vetem menyren tone te te menduarit,por edhe te te vepruarit dhe sjelljet tona sociale.Njerezit jane bere me dembele dhe te dhunshem. duke qene se rrjetet sociale jane bere nje rruge e te te shprehurit negativitetin.Njerezit gjithashtu shfaqin me shume probleme ne lidhje me vetevleresimin dhe depresionin.Ndërveprimet ballë për ballë, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e personalitetit, mësimin e aftësive sociale dhe të komunikimit gjithashtu po zbehen duke demtuar rende shoqerine
 

Sa është i rrezikshëm TikTok?​

Videot e shkurtra dhe mundësia për të kaluar nga njëra tek tjetra me një lëvizje të thjeshtë të dorës, ka mbërthyer miliona njerëz nga e gjithë bota me një fuqi që shumë sociologë e kanë quajtur të ‘mbinatyrshme’.

E hënë, 23 Maj 2022 - 23:50albinfo.ch
1920px-tiktok_logo.svg_.png

Në vitin 2018, një aplikacion i ri doli në treg me emrin *.

Fillimisht ai nuk u mor shumë seriozisht, duke u parë thjesht si një tjetër aplikacion i ndjekur nga adoleshentë që shpenzonin orë të tëra duke bërë video me koreografi të çuditshme dhe shpesh herë qesharake.


Por, ky model biznesi do t’i habiste të gjithë duke u kthyer në aplikacionin më të shkarkuar në botë në fare pak muaj.

Arsyeja përse ky aplikacion është kaq i pa-rezistueshëm sidomos për moshat e reja e ka origjinën në Lindjen e Largët, pikërisht në qytetin e Pekinit në Kinë.

Kompania ByteDance u themelua nga Zhang Yiming në vitin 2016, dhe qëllimi i saj fillestar ka qenë krijimi i një platforme me lajmet kryesore të cilat do të selektoheshin dhe ofroheshin për përdoruesit sipas temave që i interesonin më shumë.

Por sigurisht, duke qenë se ky aplikacion u krijua në Kinë, censura dhe bllokimi i informacioneve që shkonin kundër agjendës së qeverisë, dominonin dhe arriheshin me anë të një bashkëpunimi të ngushtë mes Yiming dhe partisë komuniste kineze.

Në të njëjtën kohë, ky aplikacion nisi të përdorte disa nga teknologjitë më të avancuar të AI (Inteligjencës Artificiale), e cila është kthyer prej vitesh në një mani të qeverisë kineze dhe qëllimeve të saj për të arritur dominimin global.

Ky aplikacion nisi të mblidhte të dhëna sensitive për përdoruesit nga vendndodhja, kërkimet e tyre në ëeb, mesazhet, e deri tek njohja e fytyrës e cila në kombinim me sistemin e kamerave të panumërta që janë instaluar në Kinë prej vitesh, e kanë kthyer atë në shtetin më të survejuar në botë ku për punë sekondash, edhe njerëzit që po kalojnë në rrugën më të zënë, mund të identifikohen dhe profilizohen lehtësisht.

Kjo lloj kompanie me këtë lloj aftësie dhe teknologjie, më vonë u shndërrua në atë që ne njohim sot si – *.

Në vitin 2020, ishte pikërisht ish-presidenti amerikan Donald Trump i cili bëri thirrje për ndalimin e * – duke e quajtur atë një kërcënim të madh ndaj sigurisë së shtetit amerikan.

Por * nuk është i vetmi rrjet social që grumbullon të dhëna dhe informacione personale nga telefonat celularë të përdoruesve.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë rrjete të tjera përfshi Facebook – themeluesit të të cilit, Mark Zuckerberg, i është dashur të dalë shpesh para Kongresit Amerikan për t’u përballur me akuza të shumta rreth shkeljes së privatësisë.

Por problemi me * qëndron pikërisht në origjinën e tij – Republikën Popullore të Kinës.

Së fundmi, Partia Komuniste Kineze ka miratuar Ligjin e Inteligjencës Kombëtare i cili i detyron të gjithë qytetarët dhe kompanitë kinezë që të ndajnë më qeverinë çdo lloj informacioni apo inteligjence që ka interes për vendin dhe në të njëjtën kohë të mbajnë sekret bashkëpunimet e tyre me qeverinë.

Kjo i ka kthyer të gjithë kinezët në ‘agjentë sekretë’ dhe është pikërisht ky ligj i cili detyron kompanitë si * të ndajnë me Partinë Komuniste çdo lloj informacioni apo të dhëne personale rreth përdoruesve.

Ja pse * nuk është aq i pafajshëm sa duket.

Dhe kjo nuk është as arsyeja e vetme pse * po shihet gjithnjë e më shumë me skepticizëm nga shtetet perëndimore.

Suksesi i këtyre lloj aplikacionesh qëndron pikërisht në përdorimin e algoritmeve të cilat gjenerojnë – në bazë të kërkimeve të përdoruesit – video apo përmbajtje të cilat mund t’i interesojnë atyre.

Shëndeti mendor

Kjo marrëdhënie interaktive mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale ka benfitet e veta, pasi në një farë mënyrë, duke analizuar kërkimet që ne bëjmë në ëeb, ky algoritëm arrin në përfundime rreth interesave tona dhe asaj që në na pëlqen dhe anasjelltas, ama kjo lloj forme e teknologjisë së avancuar e kombinuar me qëllimin e vetëm për të maksimizuar përfitimet mendohet se mund të ketë një efekt të parikuperueshëm për njerëzimin.

Si fillim, vëmendja dhe aftësia për t’u përqendruar tek fëmijët, të rinjtë por dhe të rriturit, është provuar të jetë ulur në mënyrë drastike vitet e fundit.

Numri i çrregullimeve të shëndetit mendor që shkaktojnë defiçenca në mësim, memorie dhe përqendrim tek fëmijët është gjithashtu në rritje.

Varësia

Hormoni i çliruar në momentin që dikush përdor rrjetet sociale është dopamina – i njëjti hormon i cili çlirohet kur ne bëjmë një arritje në jetë, korrim sukses dhe ndjejmë vetëkënaqësi.

E njëjta kënaqësi sipas psikologëve është krahasuar me përmbushjen që përdoruesit ndjejnë, në momentin që ulen për të parë me orë të tëra njërën video pas tjetrës.

Varësia ndaj rrjeteve sociale është njohur tashmë zyrtarisht si një sëmundje që po prek miliona njerëz rreth botës dhe efektet që do të ketë tek brezat fare të rinj të cilët praktikisht kanë lindur në epokën e rrjeteve sociale dhe nuk e kanë njohur kurrë një botë pa to, do të jenë shumë problematike.

Ri-programimi i trurit

Një tjetër shqetësim është fenomeni i ‘ri-programimit të trurit’ që mund të jetë duke ndodhur në masë mes njerëzve.

Rreziku parësor sigurisht është varësia dhe mungesa e vetëkontrollit që imponohet nga përdorimi i këtyre aplikacioneve. Një varësi, për të cilën ende nuk dihet nëse mund të ketë një kurë.

Nëse sjellim ndërmend shprehjen e famshme ‘forca e zakonit’ apo edhe atë që përdoret shpesh nga gurut e biznesit dhe të jetuarit shëndetshëm – që ‘njerëzit janë produkti i zakoneve të tyre’ – realiteti i këtyre aplikacioneve bëhet gjithnjë e më i zymtë.

Një nga aftësitë më të përfolura të Inteligjencës Artificiale është mundësia për të bërë parashikime në bazë të llogaritjeve dhe veprimeve të përsëritura.

Dhe duke e ditur mirë çfarë ne duam dhe çfarë nuk duam, çfarë na pëlqen dhe çfarë nuk na pëlqen, këto algoritme kanë fuqinë të na njohin mbase më mirë nga çnjohim veten dhe të na mbajnë të mbërthyer pas ofertave të panumërta në ekran.

Në këto raste, të vjen ndërmend shprehja e famshme e skulptorit dhe artistit amerikan Richard Serra, ‘Nëse nuk po paguan, ti je produkti’.

Mbase është ende herët për të menduar për efektet që këto aplikacione do të kenë në të ardhmen dhe është e vërtetë që efektet pozitive që ato kanë sjellë janë të shumta.

Por duke marrë parasysh, problemet me privatësinë, shitjen e mundshëm të të dhënave tona personale dhe varësisë që shkaktohet prej tyre, mbase është koha që të gjithë të vendosim të kemi më shumë vetëkontroll dhe të aplikojmë sado pak vullnet të lirë, duke e ri-programuar trurin tonë në mënyrë që të jemi ne ata që i përdorim dhe i kemi nën kontroll këto aplikacione, jo e kundërta/euronews
 
Ky tiktoku duhet t mbyllet
Dolen ne drite budallenjt
O zottt por qe ca jane te tepert
Tvje dhe me i rref dhe me qesh 😂
 
Para disa ditesh më dërgoj imë më nje link të një recete dhe po e shihja pastaj per inertsi fillova te shikoja videot posht, me dolen disa nëna të reja amerikane që o Zot o Zot, duke gatuar wuster me qumesht me djathra me sasi të shumta. Ndjeva një fate lehtësie mbi faktin që preokupohem aq shum per ushqim të shëndetshëm dhe të “kontrolluar”.
 
Beji aksjonet/stocs, mos i perdor.

Si cdo gje tjeter, if is free you the product.

Follow the money not the noise.
 
Gjitha kompanite jane nje lloj ne modelin e tyre ke femije dhe ke data mining sharing with government, selling your data to other companies ect, tikok eshte problem se seshte ne doren e cifutve amerikane dhe propgandes amerikane per israelin dhe censurimin e te djathtes dhe vertatave ne luften israel palestine. Si gjithmone preteksi femijet.
 
Ironikisht te njejtete njerez qe flaisn per tik tokun flaisn edhe per rrezikun nga twiter.
Por asnjeher nuk flaisn per facebookun, instantgram, google,youtube e shume kompani me rjete te tjera qe bejne po te njeten gje dhe ka kalmaj sa te dush. Pse valle?
 
Dmth vetem tik toku meqnese qeka kinez paska keto efekte tek perdoruesit dhe twiteri qe e ka musk?
Facebookun, instantgram, google,youtube etj nuk i kan kto efekte, hajde hipokrizi dhe propgande haptas fare.
 
Vendi ku krimbezohenn lloj lloj skenaresh,kur skan me ca merren tjeter.
 
Rrjetet sociale janë shume cool😁Hej,mos u zhgenjeni nga dashuritë e deshtuara,e shfryni ndaj rrjeteve.Mbani me te miren,patet mundesi te lidheni e te kaloni bukur me shpirtra te njejte,paçka se ishin mijera km larg.Fundin me dhimbje e fshin truri vetë pas ca kohesh😁
 
Shyqyr janë për disa. Do ishin askush pa to.
 
Po sh gjera kane kto rrjetet. Psh po e nis si parafolsit:
Vendi ku Te gjithe mendojne se jane dikushi madje edhe askushi, nderkohe te tjeret i shohin askushi. 😁
Vendi ku nderrohen ciftet mes veti si mbreti grate 😁 brenda viti listohen disa dashni 🤣
Vendi ku bejme shaka dhe fundja e shkelim me ndonje llaf qe ne realitet s'na e mban 😁
Vendi ku zihemi e grihemi per nje llaf 😁
Vendi ku nese dikur do lexoje gazete apo liber, tani lexon statuse tjerve 😁
Vendi ku te krijon iluzione dashurie e shoqerie te perkohshme dhe i jep gajret vetes se ja vlejti, me demek provove XY ndjesi. Bullshit! Thjesht genjen veten. Mos me pranu pendesen. 😁
Kryesisht eshte vend muhabeti e llafesh te kota. Nuk te ofron asgje me te mire se media tradicionale. Por thuaj, robi kurdohere ka momente qe kohen do e harxhoj kot. Dikush n'kafe gjithe diten, nje tjeter do flej me shume, nje do rrije duke pire, nje duke loz gjithe diten shah, e me radhe. Kur mendon keto, thua: edhe keto rrjetet sociale fundja nuk jane ndonje hata. 😁
Do thoni ju: po ti ku e fut veten ne kete liste? Une kam 12 vite qe e rithem. Per mua rrjetet sociale jane ves. 😁 meqe skam varesi nga cigarja e pija, kam nga rrjetet 😁
 
Meqe i tham negativet.
Po rrjeshtoj pozitivet.
Gjen materiale interesante,lexon gjera interesante ne lidhje me fushen qe te intereson.
Arrine komunikon me shoqerine dhe njerzit e afert,sidomos kur je large.
Me pak kujdes e distancimin e duhur krijon e nje shoqeri reciprokisht respektuese dhe te kendshme,duke qene qe nganjehere njeriu ka nevoje te largohet pak rutines reale,eshte nje klik shplodhje dhe kjo virtuale.
Se mohoj qe me vitet kam mesuar ta trajtoj shume me ftohte rrjetet sociale.
Vetem ketu ne forum dikur kujtoj shume momente qe prekesha apo merzitesha.
E perse?
Se dikush qe as s'te njeh,as s'ka ide kush je apo cfare je,i vjen veza per ta leshuar dhe veza eshte e prishur!?
Jane gjera qe duhet ti injorosh distacosh etj etj.
 
Duhet pas kujdes shume prej rrejeteve socilale kete di me thene.
Shoqerit tona jane shume mbrapa evoliimit te tyre ne kohe, mos arrijta e konceptimit te demit te tyre dhe mungesa e legjslacioneve te shteteve tona ne kete drejtim, do ti sjell shume pasoja te medha shoqerise.
Sa vajza te mira shohe ne TikTok vetem per like dhe per tu bere te famshme shkaterrojne ardhmerine e tyre. Nje dita shikoja Hatixhen e Tiktokut dhe me beri te hap kete teme. Femra si Hatixhja ka plote, atyre i mungon edukumi dhe pergjegjesia familjare-fetare me sa duket. Ka plote nga meshkujt njerez te degjeneruar qe i njohum publisht eshte normale ti shofim ne Tiktok, por vajza qe ndoshta te edukuara para se te hapin Tiktokin kthene ne pista dhe kurthe te djallit per vete ato dhe femrat e meshkujt qe jane te dobet ne kutpimin e veprimive te tyre.
Mos te kish qene Tiktoku dhe zhvillimet tjera teknologjike ndoshta demi do te ishte me i paket per shume njerez. Po kjo bote eshte keshtu e bere sprove per te gjithe.
 
Rrjetet sociale jan platforma dixhitale të cilat i japin mundësi njerëzve të krijojnë profile ose profesionale marketingu ose profile personale në të cilën shpërndajnë përvojat e tyre në çdo aspekt të jetës .

Ana pozitive për ata që kan bagazh ( se kam vetëm për arsimimin se ka plot me shkollë që jan të trash,e kam dhe për ata që jan të zot ) është mundësi e mirë reklamimi për talentet që kan .
Anët negative pastaj që demaskon shumë persona të vegjël mendërisht e jan gati të bëjnë çdo gjë për mbarëvajtjen e për famën në këto rrjete sociale.Shesin nderin ,gëlltisin moralin dhe reklamojnë antivlerat e shoqëris duke i bërë trende .
 
Po sh gjera kane kto rrjetet. Psh po e nis si parafolsit:
Vendi ku Te gjithe mendojne se jane dikushi madje edhe askushi, nderkohe te tjeret i shohin askushi. 😁
Vendi ku nderrohen ciftet mes veti si mbreti grate 😁 brenda viti listohen disa dashni 🤣
Vendi ku bejme shaka dhe fundja e shkelim me ndonje llaf qe ne realitet s'na e mban 😁
Vendi ku zihemi e grihemi per nje llaf 😁
Vendi ku nese dikur do lexoje gazete apo liber, tani lexon statuse tjerve 😁
Vendi ku te krijon iluzione dashurie e shoqerie te perkohshme dhe i jep gajret vetes se ja vlejti, me demek provove XY ndjesi. Bullshit! Thjesht genjen veten. Mos me pranu pendesen. 😁
Kryesisht eshte vend muhabeti e llafesh te kota. Nuk te ofron asgje me te mire se media tradicionale. Por thuaj, robi kurdohere ka momente qe kohen do e harxhoj kot. Dikush n'kafe gjithe diten, nje tjeter do flej me shume, nje do rrije duke pire, nje duke loz gjithe diten shah, e me radhe. Kur mendon keto, thua: edhe keto rrjetet sociale fundja nuk jane ndonje hata. 😁
Do thoni ju: po ti ku e fut veten ne kete liste? Une kam 12 vite qe e rithem. Per mua rrjetet sociale jane ves. 😁 meqe skam varesi nga cigarja e pija, kam nga rrjetet 😁
Po ca i ke keto qe shkruan moj,moj moj;Po te hengert flama qe paske 15 vjet ne forum e s'u dashurove🤣Tani o je zemerthyer nga dikush dhe e ke forme hakmarrje,o je e dashuruar ne real dhe s'ta ndjen per virtualin.Pervec burrit,te lutem mos e zer ne goje se do dal offline 🤣
 
Po ca i ke keto qe shkruan moj,moj moj;Po te hengert flama qe paske 15 vjet ne forum e s'u dashurove🤣Tani o je zemerthyer nga dikush dhe e ke forme hakmarrje,o je e dashuruar ne real dhe s'ta ndjen per virtualin.Pervec burrit,te lutem mos e zer ne goje se do dal offline 🤣
Keshtu eshte kur nuk je dhe ti 15 vite si une ketu. Do arrije te me njihje e te mos habiteshe fare nga asgje qe them :P
 
Habitem se ato qe shkruan i ke fasadë.Te genjen mendja se na i hedh🤣Nejse,shkruaj ca te duash,mundohu te percosh ate qe do,po ne,une,te tjera kuptojme😁
Nese do shkruaja per ju dhe per t'jua hedhur do me shqetesonte kjo, por meqe shkruaj per veten time, po vazhdoj me te njejten linje :P taksirat beni si beni e duroni 😝 😂
 
Back
Top