C'fare eshte paraliza e gjumit?

Lauri

Anunnak
Dikush nga ju ka nje eksperjence te tille?

Paraliza e gjumit, personalitetet e ndarë dhe posedimi. Në Mesjetë, njerëzit në Angli besonin që shtrigat sulmonin njerëzit natën duke hipur mbi kraharorët e tyre teksa ata flinin.

Shtriga mendohej se ishin njëkohësisht shkaktare të ëndrrave të këqia të viktimave të tyre Në librin e tij “Misteret”, eksperti i fenomeneve paranormalë, Colin Wilson përmend se si miku i tij, Bill Slater, që dikur ka qenë kreu i BBC, bënte komente prej hokatari gjatë një seance psikike. Kur ai shkonte në shtrat, thotë Wilson, zgjohej më vonë atë natë “i bindur se një lloj entiteti i padukshëm po përpiqej të merrte kontrollin e trupit të tij”.

Duheshin 20 minuta betejë e vazhdueshme përpara se ta “dëbonte”. Por, nëse dëshiron të gjesh një shpjegim të rëndomtë për fenomenin e Slater, nuk ka nevojë të shohësh shumë larg. Këto kohë, gjendja e njohur si Paraliza e Gjumit përdoret për të shpjeguar – dhe shpesh herë për të injoruar pa të drejtë – një numër jo të vogël përvojash paranormale gjatë natës, që nga episodet e rrëmbimit të alienëve deri tek incidentet jashtë trupit. Paraliza në gjumë është një gjendje në të cilën një person përjeton një paralizë të përkohshme të trupit menjëherë pasi zgjohet (dhe më rrallë, pasi bie në gjumë). Ndonëse mendja është në gjendje zgjimi, ata që vuajnë nga kjo lloj paralize e gjejnë veten të paaftë të lëvizin, ndonjëherë deri për disa minuta.

Disa shkencëtarë besojnë se është një pjesë normale e ciklit të gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri është zgjuar nga një gjendje REM në një gjendje pothuajse zgjimi të plotë, e megjithatë paraliza e trupit vazhdon. Disa prej shkaqeve të mundshëm të paralizës së gjumit përfshijnë pengimin postsinaptik të neuroneve të trurit apo nivele të ulët të melatoninës. Gjithashtu, besohet se narkolepsia (një gjendje neurologjike që karakterizohet nga një gjendje gjumi tërë ditën) mund të shkaktojë paralizën e gjumit. Por nuk është e thënë se narkoleptikët vuajnë nga kjo gjendje.

Në fakt, studime të ndryshëm tregojnë se shumica e njerëzve e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një herë gjatë jetës. Fenomen ndërkulturor Një prej aspekteve më interesantë të paralizës së gjumit janë llojet e ndryshëm të haluçinacioneve që shoqërojnë zakonisht këtë gjendje. Shpesh herë, ata që vuajnë ndiejnë se ka një prani keqdashëse aty pranë, që i mban poshtë duke u qëndruar mbi kraharor.

Gjithashtu, nuk është e pazakontë që njerëz të ndihen sikur po mbyten, rrihen, apo po u përthyhen gjymtyrët. Veç kësaj, ka patur raportime për tinguj të ndryshëm, si ulërima e fërshëllima, ndonjëherë të shoqëruar nga ndjesi të çuditshme të trupit, si therje apo mpirje. Raportohet gjithashtu për tinguj të një natyre teknologjike, si zhurma sirenash apo telefoni. Pastaj ka zëra, disa prej tyre të padallueshëm, të tjerë të qartë e të kuptueshëm.

Duke patur parasysh se këto eksperienca mund të kenë ndikim të thellë në botëkuptimin shpirtëror të një njeriu, nuk është habi që ky fenomen ka patur impakt të thellë mbi fenë dhe mitologjinë në histori. Në folklorin kinez, për shembull, paraliza e gjumit besohet të jetë një formë posedimi të vogël të trupit nga qenie të vdekura. Sipas mitologjisë skandinave, paraliza e gjumit shkaktohet nga një fantazmë keqdashëse femre e cila ulet mbi kraharorin e viktimës, dhe më pas sjell vetëm makthe. Fenomene të llojit të paralizës së gjumit mund të gjenden edhe në shumë shtete të tjerë, duke përfshirë Japoninë, Meksikën, Greqinë, Idnonezinë, Filipinet, Rusinë dhe Hungarinë. Në shumicën e këtyre shteteve, shpirtëra dhe qenie të tjera mbinatyrore besohet se qëndrojnë prapa episodeve të paralizës së gjumit dhe maktheve. Më shumë gjasa, thotë ai, ka qe forca spirituale të ekzistojnë pavarësisht nga pacienti dhe që janë përgjegjëse për zërat. Nëse këta zëra do të ishin prodhuar nga pavetëdija, atëherë si ka mundësi që rezulton se shumica e zërave të rendit të ulët urrejnë fenë? Dhe përse haluçinacionet e pacientëve janë të gjithë kaq të ngjashëm? Nëse shpirtërat e ligë janë vërtetë përgjegjës për prodhimin e llojeve të ndryshëm të haluçinacioneve që përjetojnë skizofrenët, atëherë është e mundur që paraliza e gjumit të shpjegohet në të njëjtën mënyrë. Me fjalë të tjera, ndoshta zërat e rendit të ulët prodhohen nga shpirtëra të ulët apo të mesëm.

Nëse do të duam të formulojmë një teori të arsyeshme të paralizës së gjumit, atëherë le të supozojmë se shpirtërat e të vdekurve okupojnë një pjesë të spektrit elektromagnetik, përtej kufijve tanë të perceptimit. Në kushte normale, ne nuk mund t’i perceptojmë dhe as ata nuk munden të na perceptojnë ne. Por gjatë fazës REM të gjumit, pulsi dhe frymëmarrja jonë çrregullohen, sytë tanë lëvizin me shpejtësi me kapakë të mbyllur, muskujt tanë relaksohen, dhe aktiviteti i valëve të trurit tonë ngjan me atë të një personi të zgjuar dhe në vigjilencë. Paraliza e gjumit gjithmonë pason fazën REM. Gjatë një episodi të paralizës së gjumit, njeriu ndihet sikur është plotësisht i zgjuar, por në të vërtetë është në një gjendje vetëdije që që mund të jetë e favorshme për komunikimin e një dimensioni tjetër. Përveçse konsumojnë energjinë tonë jetësore për mbështetje, ndoshta këta entitete përpiqen të posedojnë trupin tonë. Me qëllim që të rezistojnë sulmit, shumica e atyre që vuajnë paralizën e gjumit përpiqen të zgjohen.

Por çfarë do të ndodhte nëse nuk ia dalin? A do të posedoheshin trupat dhe mendjet e tyre nga entitete të tillë? A do të zhvillohej tek ta skizofrenia dhe do të nisnin të dëgjonin zëra? Ndërkohë që paraliza e gjumit mund të jetë thjeshtë një pjesë e procesit të thjeshtë të gjumit, frika nga kjo eksperiencë ka bërë shumëkënd të besojë se ka një takim spiritual apo paranormal. Deri kur të vijë koha që shkenca të ketë konfirmuar një herë e mirë se çfarë ndodh në fakt biologjikisht gjatë këtyre episodeve të frikshëm, ne mundemi vetëm të vazhdojmë t’i studiojmë dhe të mbështesim ata që vuajnë prej tyre.
/ge
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Dicka te vertet e ka ky artikull... eshte cik me komples puna por jo komplet e gabuar.
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Dicka te vertet e ka ky artikull... eshte cik me komples puna por jo komplet e gabuar.
Me le pershtypjen qe ke nje eksperjence te tille..:)
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Me le pershtypjen qe ke nje eksperjence te tille..:)

Dhe jo vetem kaq. Kam 'ftuar' dhe 'mirpritur' me deshire... ne fillim thjesht kureshtje.
Kur pash benefitet qe me jepte, sdoja ta largoja por rash ne dashuri dhe e largova vetvetiu... i miss her
A rischio e pericolo mio
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Edhe une kam eksperjence te tille qe i vogel, dhe jam komplet koshent ne ato momente duke e ditur mjaft mire qe jam ne dimensione jo materjale. Keta personazhe nuk me jane aspak simpatik, ndonse jane mjafte te avashte ne levizje, depertojne muret e dhomes sikur te mos jene fare. kerkoj te mbohem nga ata por jam i pa fuqishem perpara tyre sa qe nuk leviz dot as nje fije muskuli. komplet i paralizuar, e kjo pa aftesi me ben mjaft nervoz ne ato situata te dimensinove paralele.

shpjegimi shkencore nga info qe kam. Kjo vjen si rezultat i arritjes shume te shpejte se fazes rem, e cila normalisht duhet te arrije ne harkun e 2 oreve pasi shtrihesh per gjume..
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Nese flasim per Altergot ok kam info,,,nese po flasim per poseidime....dua te di me shume ,sidomos nga lolly meqe e paska perjetuar dicka te tille

jam shume kurioze
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Nuk me ka ndodhur qe te shkoj kaq larg ..... ama jam goxha e lidhur me boten tjeter, them qe eshte thjeshte nje dhunti e falur nga natyra , nuk e shikoj/mendoj/konsideroj si dicka paranormale.
 
he pra na elaboro i cik , si qysh,..
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Nese flasim per Altergot ok kam info,,,nese po flasim per poseidime....dua te di me shume ,sidomos nga lolly meqe e paska perjetuar dicka te tille

jam shume kurioze

Un vazhdoj te jem kurioze sepse nuk e cova deri ne fund punen... e vetmja nat qe mund te them qe ka pas plot kontroll tek un, isha e dehur. Koshiente ama... prezente si spektatore dhe asgje tjeter. Fakti me interesant eshte qe personi me te cilin isha ate nat me tregoj 1 vit me pas disa gjera qe sot me fiksuan akoma me keq dhe mbojne te jem penduar qe bera kaq hapa mbrapa. Natyrisht ai akoma sot nuk di ti japi shpjegim sepse sdin gje...
Nuk e din se si mund ta marri personi tjeter...
Nese do te flasim nje dit... do te tregoj me gjer se ktu boll mkan marr per crazy.
 
dua te di.....ca si qysh...shume evazive i gjithe shpjegimi
une si besoj ketyre fenomeneve paranormal, por sigurisht per aq kohe sa dikush thote se i ka perjetuar dicka te vertet duhet te kete...mendoj
 
Normal qe jam evazive sepse un mund te te tregoj dhe shpjegoj cdo gje me imci por si mund ti besosh pa patur fakte ? Dhe un kerkova fakte..
Kerkova prova duke futur veten ne loj qe i besova. :)
E kshu moni.
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

he pra na elaboro i cik , si qysh,..

Sic thashe eshte dhunti natyrale, edhe sikur ta elaboroj une ... Nuk do ta kuptosh /ni se qysh e tek .
 
po ti provoje , pastaj kuptimin ma ler mua ne dore

dmth me trego nje ngjarje te ndodhur :)
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Hej po serioziisht tani ata qe kane pervoje te na thone dic me konkrete do te ishte interesante se eshte dicka qe jo cdokush e perjeton.... Sa u pelqen disave te bejne interesantet kot! :gjyshe:
 
Une kam lexuar nje liber mbi alter-ego qe gjithkush zoteron, tip dr jack e miss haidi
Por kjo qeka gjo tjeter.
Kam nigju qe ka njerez qe lidhen me boten matane dhe flasin me ta ...por gjithnje me eshte dukur si subjekt per te bo filmin ghost...e kaq.
Por bazuar cfare shkruajne antaret mu zgjua kureshtja....po kush ta shuan thuaj
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Kam degjuar e kam lexuar e une por skam njohur ndonje te tille per kete kurreshtja me shume Moni,se kshu me te degjuar te duken si perralla ne fakt... O Lolly e kisha per ato te 'gjithe-dijshmet' gjojash ty cte dogji lool :D
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

po ti provoje , pastaj kuptimin ma ler mua ne dore

dmth me trego nje ngjarje te ndodhur :)

Ti pak me lart, i qenke pergjigjur Lollyt , qe nuk i beson ... e mua me thuan na trego ndonje gje. Gjithsesi me mua ka te beje komunikimi-afrimiteti/ndjenja me boten tjeter , prandaj te thashe qe nuk e shikoj & mendoj si dicka Paranormale, nuk po flas per njerezit qe mendojne qe jane diku tjeter, fizikisht & psikologjisht. E kam thene edhe ne postimin me lart, qe nuk kam arritur ne k'te faze/gjendje...s'me ka ndodhur.
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Kam degjuar e kam lexuar e une por skam njohur ndonje te tille per kete kurreshtja me shume Moni,se kshu me te degjuar te duken si perralla ne fakt... O Lolly e kisha per ato te 'gjithe-dijshmet' gjojash ty cte dogji lool :D

E kisha per ate qe the tek fraza e fundit dhe aty hyja dhe un perderisa dhe moni ka qe dje qe kerkon ti tregoj me gjat e me gjer.
Zana tha mir.. ju nuk besoni ne kto gjera...
Ti vet mesiper the qe jan te frikshme... e pranoj, s eshte per te gjithe.
Eshte si me mfol mu loverboy per allahun.
Un nuk kisha nai predispozicion si zana por njohjet e duhura.
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Po moj po e kuptova se per ke fjale e kishe por pikerisht ajo ste drejtohej ty se duket dikush qe vertet e ka perjetuar dicka te ngjashme ose te till nga shkrimi e duket kur shkruan sa per te bere te dijshmen qe merr vesh nga te gjitha fushat.. Mendoja se ishe e shkathet e kapje rabecka ne ere lool :ohh mos me zhgenjee tash ::cool:: :D
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Ti pak me lart, i qenke pergjigjur Lollyt , qe nuk i beson ... e mua me thuan na trego ndonje gje. Gjithsesi me mua ka te beje komunikimi-afrimiteti/ndjenja me boten tjeter , prandaj te thashe qe nuk e shikoj & mendoj si dicka Paranormale, nuk po flas per njerezit qe mendojne qe jane diku tjeter, fizikisht & psikologjisht. E kam thene edhe ne postimin me lart, qe nuk kam arritur ne k'te faze/gjendje...s'me ka ndodhur.

Zana besimi eshte dicka qe edhe ndryshphet nese dikush te tregon nje ngjarje apo jo dhe ti vendos sa besueshmeri ti japesh.
une nuk paragjykoj apo akoma me keq te tallem me dike nese ngre nje pretendim te tille.
Pjesa qe thua ti per lidhjen e ngushte nuk di kuj apo cfare lloj lidhjeje i referohesh, por nese behet fjale per lidhjen alias kujtimet me ata qe nuk jetojne me , besoj gjithkush e ka.

gjithsesi per mos dale nga konteksti sepse mbi kete teme nuk shoh asnje arsye per debat , une do doja shume te dija per kete lloj lidhje qe flet Lolly, per arsyen se kam asistuar kete fenomen vetem tek njerezit qe jane ne prag te ikjes se tyre perfundimtare ,te cilet komunikojne me te pertejmen...por njerez te cilet gezojne nje shendet te mire jo...

kjo ishte ideja
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

E kisha per ate qe the tek fraza e fundit dhe aty hyja dhe un perderisa dhe moni ka qe dje qe kerkon ti tregoj me gjat e me gjer.
Zana tha mir.. ju nuk besoni ne kto gjera...
Ti vet mesiper the qe jan te frikshme... e pranoj, s eshte per te gjithe.
Eshte si me mfol mu loverboy per allahun.
Un nuk kisha nai predispozicion si zana por njohjet e duhura.

Lolly une ste detyroj te me tregosh aspak, thjesht ngaqe me the se do me tregoje njehere tjeter me gjate kjo me shtyu te te pyes pse jo edhe insistoj,
Nese une them si besoj , si besoj deri ath kur skam te degjuar te kunderten dhe besimi eshte ne varesi timen...por qe te te emertoj ty me epitete e cmendur apo psikopate...te lutem
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Tani tema perfshine disa fenomene, besoj ne baze te deklaratave qe japin ata qe kane kaluar episode te tilla. Mendoj qe cdo person ka eksperjencen e tij personale dhe me ndryshime me dike tjeter.
Posedimi i nje personi nga nje qenje shpirterore(fantazem apo thirreni si te doni), nuk ka te beje me paralizen e trupit ne gjume. Kam kerkuar mjaft per mbi keto argumente, dhe me kujtohet nje deshmi e nje personi qe kishte bere 10 muaj burg sepse keq-trajtonte guran gjate nates duke e rrah me grushta, dhe ai reklamohej gjithmone i pa fajshem se nuk kujtohej te kete bere per nje gjest te tille. Pra kjo nuk mund te quhet paralize gjumi, pasi ky tipi ngrihet e kryen vepra, dhe me nje kujtese te fshire nga memorja.

Per paralizen e gjumit, per te cilen ju flas me kompetece pasi e perjetoj (kur ju teket atyre te me bejne vizita) eshte komplet e ndryshme. Nuk leviz dot asnje muskul, biles them me vete mqs nuk leviz dot po provoj te leviz gishtin e vogel te dores ose te kembes, apo te flas dicka qe te provoj se trupi fizik pergjigjet. E kote!! Jam komplet koshent per situaten, e di shume mire qe ata momente nuk i perkasin jetes materjale pasi keta figura hyjne nga te gjitha anet -dera dritarja edhe pse jane te mbyllura. Depertojne murin e dhomes sikur te jete mur mjergulle dhe jo tulla e beton. Drejtohen drejte meje dhe me rrethojne e nuk kuptoj se c'duan nga une, kerkoje te mbaj distace qe te fitoj kohe per riflektim. Nuk degjoj asnje ze as zhurma nga ata, nuk me duken te kendshem ndosha pse nuk jam ne ate nivel kofidecash per komunikim, pasi as une nuk flas dot.

Kjo mund te zgjase per pak min, dhe shpjegohet(me cfare kam lexuar) se trupi nuk pergjigjet sepse eshte ne gjume te thelle qe quhet shkencerisht faza REM. Ndersa truri eshte i zgjuar i cili udhton per llogari te tij ne ato dimencione jo reale(materjale).
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Lauri pra ju jeni ne gjume normalisht dhe eshte sikur shikoni enderr,si gjendje kome. Ata kur ju vizitojne i shihni ne te njejtin ambient ku flini apo e shikoni veten diku tjeter,ndoshta i zgjuar ne kembe i ulur se di! Dhe keta qe ju vizitojne ju thoni se i shihni,si duken ata cfare pamje kane?

Pyetja tjeter nga cila moshe filloi te ndodhe kjo,keni kaluar ndonje travme psikologjike ndoshta ate kohe dhe nese vazhdojne tju vizitojne ende keto fantazma?
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Lauri ajo ceshtja e posedimit dhe humbjes se koshiences per veprimet....lidhet me ate cka une them
Ska lidhje me fantazmat por me alter-egot.
Ato dominojne mbi ty dhe ti nuk je as i ndergjegjshem por as kujton cke bere.

Nderkohe kjo e paralizes qenka e me komplekse.
Sa te mistershme jane ndodhite rreth nesh
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Un vazhdoj te jem kurioze sepse nuk e cova deri ne fund punen... e vetmja nat qe mund te them qe ka pas plot kontroll tek un, isha e dehur. Koshiente ama... prezente si spektatore dhe asgje tjeter. Fakti me interesant eshte qe personi me te cilin isha ate nat me tregoj 1 vit me pas disa gjera qe sot me fiksuan akoma me keq dhe mbojne te jem penduar qe bera kaq hapa mbrapa. Natyrisht ai akoma sot nuk di ti japi shpjegim sepse sdin gje...
Nuk e din se si mund ta marri personi tjeter...
Nese do te flasim nje dit... do te tregoj me gjer se ktu boll mkan marr per crazy.

Me kujtove nje copeze dialogu nga Alice in Wonderland qe sa here me jepet mundesia e them, keshtu qe po ta them dhe ty :)

-Have I gone mad?
-I'm afraid so, you are entirely bonkers. But I'll tell you a secret, all the best people are. :)

.
.
.
.
Sa per temen, pa dashur te ofendoj dike, nuk i besoj keto gjera, po nuk them dhe absolutisht nuk ekzistojne, patjeter duhen fakte, po kush t'i vertetoje se :)
REM eshte gjume i thelle dhe ne vertete jemi shume larg teknologjise per te zbuluar ne hollesi te gjitha funksionet e trurit, prandaj mendoj qe lojerat qe na i ben truri jo perhere jemi ne gjendje t'i dallojme ne jane te verteta apo jo edhe halucinacionet duken shume reale, aq sa mezi behet dallimi nga ata qe i perjetojne. Sa per ekzistencen e dimensioneve dhe qenieve tjera nuk e di, po interaksionin e tyre me ne..ehh pak si e dyshimte.

Sa per ate qe thote Monique, alter-ego, do e kete mbase per njerezit me personalitete te shumefishta? Me kane intriguar perhere, po psikologjia me sa e di i quan holy grail, domethene edhe ekzistenca e tyre diskutabile eshte edhe pse do ishte shume e logjikshme posedimet te shpjegohen nga ajo pikepamje.
 
Titulli: C'fare eshte paraliza e gjumit?

Lauri pra ju jeni ne gjume normalisht dhe eshte sikur shikoni enderr,si gjendje kome. Ata kur ju vizitojne i shihni ne te njejtin ambient ku flini apo e shikoni veten diku tjeter,ndoshta i zgjuar ne kembe i ulur se di! Dhe keta qe ju vizitojne ju thoni se i shihni,si duken ata cfare pamje kane?

Pyetja tjeter nga cila moshe filloi te ndodhe kjo,keni kaluar ndonje travme psikologjike ndoshta ate kohe dhe nese vazhdojne tju vizitojne ende keto fantazma?

Une shpjegova cfare mbaj mend gjate atyre momenteve. Jam ne gjume dhe nuk bej dot asnje levizje dhe kjo me ben shume nervoz ne ate realitet imaterjal. Preferenca ime per nje gjume te mire eshte te fle permbys, dhe kujtesa per kete episod eshte se shoh te gjithe dhomen perfshire tavanin ndoshta dhe ne kembe perballe tyre duke u perpjekur per ndonje hap indjetro, kjo do thote qe jam jashte trupit ose ndryshe nga pozicioni i trupit fizik. Shqetesimet e mia ne ato memente eshte vetem pse nuk leviz e nuk flas, dhe asgje tjeter.
Kur kjo gjendje sureale mbaron, e gjithe skena e meparshme zhduket. Riperseris te gjithe ate skene te pak sek. me pare ne memorje dhe them: ok , varja, paskem qene ne gjume(edhe pse e njhoh me kohe kete situate qe risperseritet po e njejta skene).

Me kojtohet qe me ka ndodhur dy here mbrenda nje nate, ashtu sikur kalojne vite dhe nuk perseritet. Hahha nuk ka sgje psikotike ne kete mes, sepse sa mbaron kjo "komedi" kthehem e ja fus gjumit ne krahun tjeter si nje qengj. Dhe as nuk jam paraqitur kurr perpara doktoreve per konsulta, e kam mbajtur mbrenda vetes gjithmone dhe pa fol kurr me asnjeri. Deri sa kam hasur ne disa artikuj me deshmi te ngjashme si kjo, dhe qe na quhet "paraliza e gjumit".
Dhe as nuk me interesojne me tej dimencionet paralele. Ne te kunderten do lexoja A. Dante, ai fliste dhe udhtonte lart e poshte me "ata", miqt e mi..;)
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top