Lauri
Anunnak
“Opus Dei”, sekt masonik apo një organizatë e gjysmëklandestine që ka shpenguar hamendësime dhe kureshtinë e publikut?!
Shiko fotografinë 1789296
Sekt masonik. Pasuri përrallore. Kontroll mbi qeveritë e shumë vendeve. Ndikim i fshehtë në qarqet e larta të politikës botërore. Lavazh truri… Pas thashethemeve të shumta që shpërthyen lidhur me natyrën sekrete dhe misterioze të saj për shkak të librit “Kodi Da Vinçi”, “Vepra e Zotit” u ndje e detyruar të marrë masa për të rregulluar imazhin në sytë e publikut
Opus Dei do të hapë arkivat e saj për studiuesit e të gjithë botës. Në selinë qendrore të organizatës po punohet për këtë në tri drejtime: katalogimi i sasisë jashtëzakonisht të madhe të informacionit; përgatitja e një hapësire fizike ku të gjithë të interesuarit të kenë mundësi për të pasur në dorë dosjet e dokumentet; trajnimi dhe specializimi i një personeli që të jetë i aftë të menaxhojë fondin e arkivit, në mënyrë që të jetë sa më i dobishëm për të interesuarit. Megjithëse nuk është fiksuar ende data kur një gjë e tillë do të jetë e mundur, nga qarqet zyrtare të organizatës- që sidomos pas daljes së librit “Kodi Da Vinçi” u vu në qendër të thashethemeve -mësohet se që tani studiuesit mund të kryejnë kërkime specifike. Gjithçka bëhet me motivin që organizata të jetë sa më transparente në sytë e publikut të gjerë, në mënyrë që të rikuperohet ajo humbje e imazhit që u vërejt pas çfarë shkroi lidhur me këtë sekt në librin e tij autori Dan Brown. “Ne romani i Dan Brown nuk na pëlqeu aspak. Mendojmë se është thjesht një sajesë e përshtatur për kohët moderne. Por duhet të themi, pranon një nga krerët e lartë të saj, që për Opus Dei ishte një shtysë mjaft pozitive, pasi i bëri njerëzit mjaft kureshtarë lidhur me gjithçka që ka lidhje me ne”.
Operacion që duket se nuk do të përfundojë me hapjen e arkivave. ثshtë parashikuar një film kinematografik me metrazh të gjatë, një film i animuar për kinema e për televizione, dy programe televizive, një për “Rai”-n e një për “Mediaset”-in dhe katër site në internet ku do të jepen të dhëna të hollësishme mbi historikun dhe aktivitetin e Opus Dei.