Cfare e pengon pranimin e lutjes

Kresha

A pretty face can never trick me
Nga: Ibrahim Koc

Ka shume gjera qe behen pengese per pranimin e lutjes. Ato mund t'i permbledhim ne kete menyre:

Shirku ndaj Allahut

Allahu i Madheruar thote:

"Nese i shoqeron Allahut dicka tjeter (ne adhurim), me siguri qe punet e tua do te zhvleresohen dhe do te jesh nder te humburit." (Ez-zumer,65)

"Vertet, Allahu nuk fal qe te adhurohet dikush apo dicka tjeter vec Tij, por gjynahet e tjera me te vogla ia fal kujt te doje. Kushdo qe i ben shirk Allahut (ne adhurim), ai me te vertete, ka humbur dhe eshte larguar shume prej udhes se drejte." (En-nisa, 116)

Te qenet i pasinqerte

Sinceriteti eshte kusht per pranimin e lutjeve dhe adhurimeve. Vepra pa sinqeritet, eshte veper e pashpirt.

Te mos lutesh per prinderit

Nuk i pranohen lutjet atij qe nuk lutet per prinderit e tij

Te besh padrejtesi

Per shembull, te kalosh njerezit qe jane ne rradhe para teje, eshte nje padrejtesi. Kjo behet shkak qe te mos pranohet lutja. Mekatet jane ato qe e pengojne pranimin e lutjeve dhe qe sjellin fatkeqesi.

Transmetohet nga Enesi r.a., i thash te Derguarit te Allahut:

"O i Derguar i Allahut ! Dua qe te me pranohen lutjet."

I Derguari a.s. me tha:

"O Enes, fito hallall, vishu me hallall dhe ha nga hallalli, sepse atij qe e ka rroben prej haramit dhe atij qe ka ushqim haram ne stomak, nuk i pranohet adhurimi dyzet dite!"

Perseri Enesi r.a., transmeton: I thash te Derguarit te Allahut (s.a.v.s.):

"O i Derguar i Allahut! Lutju Zotit qe te me pranoje lutjet!"

I Derguari i Allahut (s.a.v.s.) me tha:

"O Enes! Fitoje ushqimin nga hallalli ! Nese mjaftohesh me ushqim hallall, do te pranohen lutjet." (Taberani)

-Atij qe ha haram, nuk i pranohen lutjet dhe adhurimet. (Ibrahim Xhanan,Enciklopedia e Hadithit, 14/306)

-Trupi qe ushqehet me ushqim haram, behet lende djegese e xhehennemit.

-Allahu nuk e pranon adhurimin e atij qe ka ushqim haram ne stomakun e tij" (Imam Gazaliu, ihja 2/239)

-Hallali ka shperblim, ndersa harami ka ndeshkim

Ushqimi haram e prish brezin dhe e shkaterron shoqerine. Anarkia, vjedhja, rrembimi, dhunimi dhe agresiviteti qe shkaterrojne shoqerine, ndodhin per shkak te ushqimit haram dhe mekateve. I Derguari i Allahut (s.a.v.s.), thote:

"...Njeriu ngre duart drejt qiellit dhe lutet: "O Zot, o Zot! Por gjerat qe ka ngrene, pire dhe veshur jane haram. Si t'i pranohet lutja nje njeriu te tille?" (Muslim, Zekat, 19; Tirmidhi, 661; Bejhaki, Sunen 6187.)

Ketu vihet ne pah fakti se ushqimi, pirja dhe veshmbathja haram, jane disa prej pengesave me te medha per mospranimin e lutjeve/

-Genjeshtrat dhe mekatet, e pakesojne rriskun e njeriut.

"Me te vertete, Allahu Teala nuk e pranon lutjen qe del nga nje zemer e pavetedijshme dhe neglizhente." (Tirmidhi, Deavat, 11, 66-374; Hakim, Mustedrek, 1/493.)

Musai, alejhis-selam, i tha Zotit:

"O Zot! Filan robi Yt ka shume kohe qe te lutet, por nuk i pranohet lutja. Cila eshte urtesia e kesaj?"
Allahu Teala i tha:

"O Musa!Une nuk pranoj lutjen e atij robi, sepse rroben qe ka veshur, e ka marre me para haram."

Edhe per nje tjeter, Allahu (xh.sh.), i tha:

"O Musa! Une kam me shume meshire se ti per roberit e Mi, por ky rob lutet me gjuhen e tij, ndersa me zemer, mendon per qethjen e deleve dhe per shitjen e leshit te tyre. Une nuk e pranoj lutjen e dikujt qe e ka zemren te delet"

"O Musa! Edhe nese robi i ngre duart lart aq sa mund t'i thyhen brinjet, Une nuk ia pranoj lutjet, perderisa te mos zbatoje obligimet e tij" (el-Mu'xhemu'l-Kebir 12/212-Xhamiu'l-Ulum, fq. 108.)

Nese njeriu e neglizhon predikimin e fese dhe nuk e ben ate synim te jetes se tij, kjo ia pakeson rriskun atij.

"Mos u anko per vonimin e pranimit te lutjeve, kur i ke mbyllur me mekate rruget e pranimit." (Hilje, 10/53)

"Gjumi ne mengjes, eshte nje pusi per rriskun. Risku shperndahet ne kohen e agimit."

Nena e Hazreti Sulejmanit a.s. i thoshte shpesh atij:

"O bir, mos fli shume naten, sepse gjumi i tepert gjate nates, e le njeriun te varfer ne Diten e Kiametit."

-Te mos jesh mesatar ne lutje dhe kalimi i kufijve ne te.

-Te mos nxitosh ceshtjen e pranimit te lutjes.

-Mosbindja ndaj Allahut Teala. Moszbatimi i farzeve.

-Se fundi, dobesimi ne fe, lenia e namazit, zhytja ne epshe, bindja ndaj shejtanit, kamata, prostitucioni, perhapja e zinase ne shoqeri dhe insistimi ne mekate, jane gjera qe e pengojne pranimin e lutjes.

Sepse mekatet dhe mosbindja, jane pengese per pranimin e lutjes.

Njera prej gjerave qe e pengon pranimin e lutjes eshte "shkeputja e marredhenieve me te afermit".



Marre nga revista: Etika
 
Back
Top