Cfarë duan burrat?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/blitz.al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/marsi-680x365_c.jpg"}[/IMG2]
Nga Marsida Simo (sociologe)



Deri sot, personalisht nuk kam lexuar ndonjë artikull ku vihet në pikëpyetje se çfarë duan burrat. Thuajse gjithmonë, gratë janë dukur të komplikuara dhe, në mënyrë satirike ose jo, janë vendosur për to disa etiketime të cilat kanë mbetur si të vërteta.

Madje ende sot thuhet si me shaka edhe nga vetë gratë se askush nuk e di tamam se çfarë duan gratë. Pretendohet deri diku se kjo gjini do së pari të ketë siguri nga burri.

Së dyti, të ketë gjithmonë të drejtë dhe mos të kundërshtohet. Po ashtu, gratë kanë shumë dëshirë të bëjnë pazar dhe të shpenzojnë shumë dhe jo me lekët e tyre. Pretendohet se gratë duan të bëjnë pushime luksoze, të shkojnë të bëjnë flokët në parukeri dhe të rrinë gjithë ditën. Mos lëmë pa përmendur edhe etiketimin se gratë duan patjetër të gjejnë një burrë, që më pas ia nxijnë jetën. Mund të këtë edhe me qindra etiketime të tjera, por përmenda më të zakonshmet. Për të vijuar nuk dua ta kundërshtoj, por do hidhem tek etiketimet e gjinisë tjetër.

Nëse gratë janë të gjitha njësoj dhe kanë këto kërkesa i bie që të pretendojmë se edhe burrat janë të krijuar nga një format ashtu si të ishin bërë nga fabrikat. Për këtë gjini qarkullojnë pretendime se janë shoku i qenit vetëm se nuk janë aq besnikë. Burrat duan të ushqehen mirë (dashuria u kalon nga stomaku), të përkëdhelen dhe të flenë. Përveç këtyre thuhet se burrat janë aq të fortë, por përpara një gruaje tundohen lehtë. Madje mund të keni dëgjuar se burrat nuk arsyetojnë me mendje, por me instinkt. Po të vazhdojmë më tej mund të shtojmë edhe se burrat janë përtacë, nuk kujdesen dot për veten, duan të pinë dhe të luajnë bixhoz.

Pra, nëse do konfirmonim se ato që duan gratë janë broçkullat që u përmenden, duhet të pranojmë edhe ato për burrat.

Por jo!

Gratë dhe burrat janë njerëz dhe sa të ndryshëm me njëri-tjetrin, janë edhe të ndryshëm në të njëjtën gjini. Sigurisht që duhet të pranojmë që ka dhe ekzistojnë edhe raste si më sipër. Kush do të udhëhiqet nga instinkti dhe jo nga arsyeja të paktën mos të përgjithësojë edhe të tjerët. اfarë duan burrat? Atë që duan edhe gratë.

Të shihen si njerëz, jo si gjini. /Blitz.al/
 
Last edited by a moderator:
E sa pak duan te shkretit sidomos kur jane te uritur::kafe:: Edhe vegjetarian te jene nje cop mish u ul bishtin ::kafe::
 
Ne beqaret nje cope mish duam, asgje me shume :P
Te martuarit duan nje birre dhe telekomanden e televizorit, asgje me shume lol
 
Femra dhe mashkulli kane detyra te ndryshme, por kane dhe dicka te perbashket? Ti shkaktojne dhimbje njeri tjetrit ne jete.
 
Burri martohet se eshte I lodhur, kurse femra martohet se eshte kureshtare. Te dy mbeten te zhgenjyer.
 
Gratë dhe burrat janë njerëz dhe sa të ndryshëm me njëri-tjetrin, janë edhe të ndryshëm në të njëjtën gjini. Sigurisht që duhet të pranojmë që ka dhe ekzistojnë edhe raste si më sipër. Kush do të udhëhiqet nga instinkti dhe jo nga arsyeja të paktën mos të përgjithësojë edhe të tjerët. اfarë duan burrat? Atë që duan edhe gratë.

Të shihen si njerëz, jo si gjini

Çfarë duan koke :murit:

LOL:vap:
 
I cope mish duam ne te shkretet.......mjafton te jete cope mishi.....aq duam.....po qe zocke e njome japim edhe tapine e shpise per ate cope mishi
 
une mendoj se cdo person ka deshira te ndryshme...
por ca qe mendoj se i pershtaten te gjitheve ne moshen e pjekurise jane:
qetesia shpirterore
paqja
harmonia
te ndihen nr1 per ate qe kane ne krahe
sigurine
edhe pse mbase nuk e pranojne te jene familje ..te mbledhur .. e te kene trashgues!!

keto mendoj une, nuk mendoj se nje burre apo femer ka nevoj per copa mishi apo per trurin gjetke..
ne fund te fundit jemi qenje njerzore me instikte primitive ku ne shumicen e rasteve kerkojme dominimin ne nje familje, ne nje shtrese apo ne nje rrace.. instikte te lindura te kultivuara e modifikuara nga familja dhe nga eksperiencat dhe bindjet e ideologjive qe zvilupojme nder vite

 
Duan ngjala hahahahahahahaha.
skane dhe faj. :( :(
 
Jana dhe Nevi pasket marre temat me radhe. ??
 
hahahahahaha,shtoju forcave dhe ti. :P
 
Une se kam problem nese shihni porno psh.

A eshte pike ne favorin tim?

Po fillon qe te behesh endrra e disave ketu me keto pikpamje o maj gad.. :D
 
Burrat duan të ushqehen mirë (dashuria u kalon nga stomaku), të përkëdhelen dhe të flenë. Përveç këtyre thuhet se burrat janë aq të fortë, por përpara një gruaje tundohen lehtë. Madje mund të keni dëgjuar se burrat nuk arsyetojnë me mendje, por me instinkt

?
 
Big like pa fjaline e fundit. :D
 
Te ngjyejne hynde e buze ne mjalte, po he :gjuhe:
 
Femra te bukura,te zgjuara seksy dhe sensuale. :P
gjona te thjeshta me i fjale. ahahahahhaha
 
Ja kush e don kete?! :P te ngrej doren ahahhahahahahaha


61633233_1105756102968198_7257112158792581120_n.jpg?_nc_cat=109&_nc_ht=scontent.fath7-1.fna&oh...jpg
 
Icik perkushtim dhe vetmohim, ja kaq pak. :D :D
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top