Çfarë do të thotë për ne dhe planetin, një popullsi prej 8 miliardë banorësh?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Çfarë do të thotë për ne dhe planetin, një popullsi prej 8 miliardë banorësh?​

CD37BA9A-C637-4F91-8FF7-76AC3C644B6C.jpeg

Nga Michael Le Page

Më 15 nëntor, bota do të përjetojë një moment historik madhor, pasi popullata njerëzore do të arrijë për herë të parë shifrën 8 miliardë. Sigurisht, është e pamundur të dihet me saktësi se kur do ta arrijmë këtë prag, por Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur këtë datë për ta festuar këtë rast, bazuar në modelimin e saj demografik.

Duke ardhur vetëm 11 vite pasi popullsia njerëzore arriti në 7 miliardë, mund të duket sikur numri i njerëzve në botë po rritet më një shpejtësi më të madhe se kurrë më parë. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë globale po bie. Normat e lindshmërisë janë tani nën nivelet e zëvendësimit – numri i nevojshëm për të ruajtjen rritjen – në pjesën më të madhe të botës.

Në vitin 2019, OKB-ja parashikoi se popullsia do të vazhdojë të rritet deri në 11 miliardë në vitin 2100. Skenari mesatar në parashikimin e saj të fundit, është se ajo do të mbërrijë kulmin në vitet 2080. Por dy parashikime nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Bashkimit Evropian dhe Instituti për Metrikë dhe Vlerësim Shëndetësor (IHME) në Uashington, parashikojnë se kulmi do të ndodhë më herët, në vitin 2070.

Ky do të jetë një lajm i mirë për përpjekjet për të kufizuar ndryshimet klimatike dhe përshpejtimin e zhdukjes masive të specieve. Por rënia e popullsisë në shumë rajone, do të sjellë probleme të reja, dhe çdo përfitim në aspektin mjedisor, do të varet shumë nga pasuria e njerëzve dhe mënyra se si do t’i shpenzojnë paratë e tyre

Ndërsa lidhja midis numrit të njerëzve të gjallë në planet dhe ndikimit të tyre në të është komplekse, nuk ka asnjë dyshim se popullsia njerëzore në rritje, po lë gjithnjë e më pak hapësirë për pjesën tjetër të jetës në Tokë. Tashmë treçereku i Tokës dhe 2/3 e oqeaneve janë ndryshuar ndjeshëm si pasojë e aktivitetit të njeriut.

Tani njerëzit përbëjnë 1/3 e biomasës së të gjithë gjitarëve tokësorë, të matur në termat e përmbajtjes së karbonit. Blegtoria jonë e mbarështuar përbën pothuajse të gjithë pjesën tjetër, ndërsa gjitarët e tokës së egër vetëm 2 për qind. Po ashtu, biomasa e shpendëve të kultivuar,është 30 herë më e madhe se ajo e shpendëve të egër.

Po sa njerëz mund të jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në këtë planet? Vlerësimet ndryshojnë shumë. Por një studim i vitit 2020, arriti në përfundimin se sistemi ynë aktual ushqimor mund të ushqejë vetëm 3 miliardë njerëz më shumë pa i shkelur kufijtë kryesorë planetarë.

Por vetëm ndryshimi i asaj që kultivojmë dhe vendi ku e bëjmë këtë, mund ta rrisë në gati 8 miliardë këtë shifër. Ndërkohë reduktimi i konsumit të mishit dhe i ushqimeve të shpërdorura mund ta rrisë atë në 10 miliardë. A do ta kalojmë këtë kufi të sipërm?

Nuk ka dyshim se popullsia do të rritet në afro 10 miliardë deri në vitin 2050. “ Bazat për këtë rritje janë krijuar tashmë. Nënat e ardhshme kanë lindur”- thotë demografja XheniferSkiuba e “Wilson Center”, një institut kërkimor me seli në Uashington. Pasiguria shtohetndjeshëm pas vitit 2050.

Studiuesit bien dakord se normat e lindshmërisë do të vazhdojnë të bien në të gjithë botën. Por OKB-ja parashikon që ato të do të bien më ngadalë se të tjerat, thotë Shtein Emil Vollset , që drejtoi parashikimin e IHME. 2/3 e popullsisë globale jetojnë në vende ku shkalla e lindshmërisë ka rënë sipas OKB-së nën nivelin e zëvendësimit.

Popullsia është tashmë në rënie në një sërë vendesh me lindshmëri të ulët, përfshirë Japoninë, Italinë, Greqinë dhe Portugalinë. Në vendet me një përqindje të lartë të të rinjve, si India, lindshmëria që po bie nën normën e zëvendësimit, nuk do të çojë menjëherë në një rënie të popullsisë.

Aty do të ketë një vonesë që mund të zgjasë shumë dekada. Por gjatë rrjedhës së këtij shekulli, do të zvogëlohen shumë popullata. Për shembull sipas parashikimit të Vollset, popullsia e Indisë do të arrijë kulmin në 1.6 miliardë në vitin 2049, dhe më pas do të bjerë në 1.1 miliardë deri në vitin 2100.

Në disa pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, normat e lindshmërisë mbeten shumë mbi nivelet e zëvendësimit. Rritja më e madhe e popullsisë deri në vitin 2050 do të ndodhë në vetëm 8 vende:Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.

Qasja tek kontraceptivët, është arsyeja themelore e rënies së niveleve të lindshmërisë. Themelore janë edhe arsimi dhe të drejtat e grave, përfshirë ndalimin e martesës së fëmijëve. Dhe nivelet e lindshmërisë janë më të larta pikërisht në vendet ku mungojnë arsimi dhe të drejtat për gratë dhe vajzat.

Aty ku gratë mund të zgjedhin sa fëmijë të kenë, hyjnë në lojë shumë faktorë të tjerë. “Kostoja është e madhe”- thotë Skiuba. Për shembull në Britani, kostoja e rritjes së një fëmije deri në moshën 18 vjeç është rreth 160.000 paund sipas Grupit të Veprimit kundër Varfërisë së Fëmijëve.

Shumë njerëz synojnë të kenë gjëra si një punë e mirë, një marrëdhënie të qëndrueshme dhe një shtëpi të përshtatshme, përpara se të kenë fëmijë. Por mund ta kenë të vështirë ta arrijnë këtë, ose të jenë të paaftë për të pasur aq fëmijë sa dëshirojnë deri në momentin që vendosin ta bëjnë këtë.

Të tjerët nuk duan të kenë fëmijë, dhe nuk ndihen më të detyruar nga presioni shoqëror për ta bërë këtë. Por disa janë të nxitur nga pesimizmi për të ardhmen, thotë Skiuba. Për vende të veçanta një faktor tjetër madhor është migrimi. Migrimi drejt vende të pasura e ka parandaluar rënien e popullsisë në shumë vende.

Por Skiuba nuk mendon se do të lejohet të rritet mjaftueshëm për të parandaluar rënien e këtyre popullsive në të ardhmen. Më pak se 4 për qind e njerëzve në mbarë botën, lëvizin në vende të tjera, thotë ajo, dhe kjo shifër nuk ka ndryshuar ndër dekada. Ndërsa rënia e popullsisë mund të jetë e mirë nga perspektiva mjedisore, disa ekonomistë dhe qeveri eshohin atë si një katastrofë.

Në shumicën e vendeve perëndimore, njerëzit në moshë pune paguajnë për skemën epensionet dhe kujdesen për pensionistët. Ndaj një përqindje në rritje e të moshuarve,shkakton probleme serioze me këtë skemë. Në vende të tjera ku të afërmit kujdesen për të moshuarit, presioni do të ndihet në nivelin familjar, thotë Skiuba.

Por popullsia në plakje nuk nënkupton domosdoshmërisht një katastrofë ekonomike. Për shembull Japonia është vendi më i moshuar vjetër në planet, me një moshë mesatare 48 vjeç, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në gjithë historinë njerëzore, e megjithatë ajo ka ende ka një ekonomi shumë të fortë.

Niveli i moshës së popullsisë, matet përgjithësisht në termat e raportit të njerëzve mbi 65 vjeç ndaj atyre të moshës 20– 64 vjeç, i njohur si raporti i varësisë. Japonia ka raportin më të lartë të varësisë në botë. Por fokusimi vetëm mbi këtë metrikë është mashtrues, thotë VegardSkirbek nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork.

Ndikimi i plakjes varet edhe nga shëndeti i popullatës, thotë ai. Në raportet e varësisë, të përshtatura me gjendjen shëndetësor të popullatës, Japonia renditet diku në mes, dhe janë kryesisht vendet e Evropës Lindore, ato që dalin më keq. “Zgjidhja nuk është të shtoni lindjen e fëmijëve, por të investoni në shëndetin e popullatës në tërësi”– thotë Skirbek.

Marrë me shkurtime nga “New Scientist” – Bota.al
 
Me thuj me kush rri t'them se kush je 🤣🤣
Baraz del ekuacioni 🤣
O po nuk del hiç ekuacioni jo 🤪mos ja bëni qejfin vetes se për tu bërë me Bina(fëmijë jashtë martesor) i flet mirë faqes ...kshu mendjes botja 🤪🤣
 
O po nuk del hiç ekuacioni jo 🤪mos ja bëni qejfin vetes se për tu bërë me Bina(fëmijë jashtë martesor) i flet mirë faqes ...kshu mendjes botja 🤪🤣
Ekuacioni del se po qe shoqja ngushte baxhelle dhe ajo qe ke ashtu eshte. Le nje m*t more nje tjeter 🤣🤣
 
Ekuacioni del se po qe shoqja ngushte baxhelle dhe ajo qe ke ashtu eshte. Le nje m*t more nje tjeter 🤣🤣
Sa i thell që je 🤣🤣
Po mbase nuk e keni për pjesë atë fat ju gjinia dobët se çfarë të lypni do merrni 🤪
 
Sa i thell që je 🤣🤣
Po mbase nuk e keni për pjesë atë fat ju gjinia dobët se çfarë të lypni do merrni 🤪
Me mire e pres se te kem ate fat 🤣🤣🤣
 
Hajd edhe nje se u mbush😂
 
Asgjë e jashtëzakonshme.
Gjysma e popullsise botërore jeton në 6.7 % të sipërfaqes së tokës, në atë që quhet Valerieperis circle

Shiko fotografinë 1959472

6,7 % e siperfaqes se tokes duke llogaritur dhe oqeanet. Ndersa po te heqim siperfaqen ujore, oqeane dete etj ateher kjo perqindje duhet te jete shume me e madhe.
Mire do ishte qe te llogaritej mbi siperfaqen tokesore te banueshme duke hequr shkretetirat e medha me dendesi shume te vogel banoresh dhe siperfaqet e me toke te akullt si ç'eshte Antarktida. Besoj se ne nje rast te tille keto 8 mialiard do zinin nje perqindje shume me te madhe.

Per me te teper sdi ckane llogaritur te ky 6,7% por do ishte e sakte qe llogariten siperfaqet e banuara, pra qytetet, metropolet te gjitha zonat urbane, industriale, rruget, hekurudhat etj. Ndoshta dhe ato bujqesore. Ne kete rast do kuptohej mire se sa ndikim e sa shfrytezojme ne sot nga siperfaqja reale e mundshme per shfrytezim ne sip e tokes.
 
6,7 % e siperfaqes se tokes duke llogaritur dhe oqeanet. Ndersa po te heqim siperfaqen ujore, oqeane dete etj ateher kjo perqindje duhet te jete shume me e madhe.
Mire do ishte qe te llogaritej mbi siperfaqen tokesore te banueshme duke hequr shkretetirat e medha me dendesi shume te vogel banoresh dhe siperfaqet e me toke te akullt si ç'eshte Antarktida. Besoj se ne nje rast te tille keto 8 mialiard do zinin nje perqindje shume me te madhe.

Per me te teper sdi ckane llogaritur te ky 6,7% por do ishte e sakte qe llogariten siperfaqet e banuara, pra qytetet, metropolet te gjitha zonat urbane, industriale, rruget, hekurudhat etj. Ndoshta dhe ato bujqesore. Ne kete rast do kuptohej mire se sa ndikim e sa shfrytezojme ne sot nga siperfaqja reale e mundshme per shfrytezim ne sip e tokes.

E para, edhe ke ai rrethi 6.7 % e sipërfaqes botërore ka ujë.

E dyta, edhe ke ajo pjesë toke e 6.7 % apo kudo tjetër në botë popullsia është e përqendruar në metropole në një sipërfaqe të vogël km2.

Mua këto artikujt me nr e njerëzve në raport me sipërfaqen e tokës më duken pa lidhje, fakti që shpenzojmë energji dhe konsumojmë çlirojmë gazra të dëmshëm apo ndotim me mbeturina të pariciklueshme ambientin, tokën, lumenjtë, detet, oqeanet, kjo po është shqetësuese.
 
Me frikesojne kaq shume njerez dhe konsumimi i tepert … Po shtohen si mizat e tokes and it’s scary .👀
 
Une vec nje gje them, neser librat e shenjte konsiderohen te atille, te pa diskutueshem, etj etj dhe na kushtezojne jeten ne forme direkte dhe indirekte, kur populli hebre doli nga Egjipti ishte 6 milion, numer qe eshte dhe sot, pas 25 shekujsh me vone, ky 8 miliard qe tremb mediat dhe doktrinen aktuale, se njerezit e thjeshte nuk dijne as cfare eshte miliardi, sipas jush cfare pritet?? Une shpresoj te gabohem!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top