Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cfare dini mbi Gurin e Rozetës?

Guri i Rozetës, çelësi që zbuloi hieroglifet e egjiptianëve


Përkufizimi i Gurit të Rozetës:”ثshtë një rrasë e madhe ngjyrë gri e errët me tekste që përdorin hieroglifet e gjuhës së lashtë egjiptiane, variantin demotik dhe mbishkrimin grek në tre regjistra të ndarë horizontal”. Ai gjendet sot në Muzeumin Britanik (British Museum).

Shiko fotografinë 1788501

Guri i Rozetës është një stelë granodirite nxjerrë në Memfis në Egjipt, skalitur në sipërfaqe me një dekret në vitin 196 para Krishtit në emër të mbretit Ptoleme V. Dekreti është i përshfaqur në tre dorëshkrime origjinale: teksti i epërm është me hieroglifet e vjetra egjiptiane, porcioni i mesëm është me tekstin Demotik dhe më i ulëti me atë të greqishtes së vjetër. Për arsyen se paraqet të njëjtin tekst në të tre hapësirat (me pak diferenca të vogla mes tyre), ai siguroi çelësin e vetëm për kuptueshmërinë moderne të hieroglifeve egjiptiane.

E shfaqur brenda një tempulli, stela ka të ngjarë që të ketë lëvizur gjatë viteve të hershme të Kristianizmit apo periudhës mesjetare dhe eventualisht u përdor si material ndërtimi në ndërtimin e Fort Julien pranë qytetit të Rashid (Roseta) në Deltën e Nilit. Ai u zbulua më 1799 nga një ushtar, Pierre-François Bouchard, që ishte pjesë e ekspeditës frënge në Egjipt. Si teksti i parë antik tregjuhësh në kohët tona Guri i Rozetës ngriti një interes të madh e të gjerë publik me potencialin e tij për të deshifruar gjuhën e papërkthyer deri më atëherë të egjiptianëve të vjetër. Kopjet litografike dhe modelet e allçisë filluan menjëherë të qarkullonin mes muzeumeve evropiane dhe studiuesve. Ndërkaq trupat britanike mundën francezët në Egjipt më 1801 dhe guri origjinal erdhi nën posedimin Britanik kur kapitulloi Aleksandria. I transportuar në Londër, ai u bë objekt i një shfaqje publike në Muzeumin britanik që më 1802. ثshtë pa asnjë dyshim objekti më i vizituar në British Museum.

Që nga rizbulimi i tij guri ka tërhequr fokusin e shumë rivaliteteve nacionaliste, duke përfshirë dhe transferimin e tij nga posedimi frëng në atë britanik gjatë Luftërave napoleonike apo një diskutim të gjatë për vlerat relative të kontributeve të Young dhe Champollion në lidhje me deshifrimin. Që nga viti 2003 ka kërkesa të vazhdueshme për ta kthyer sërish gurin në Egjipt.

Shiko fotografinë 1788502

Studimi i parë i dekretit u bë menjëherë dhe përkthimi i parë i plotë i takon kuptohet tekstit grek. Ai u realizua më 1803. Por kaluan 20 vjet nga atëherë, përpara se të deshifrohej teksti egjiptian që u realizua në Paris nga Jean-François Champollion më 1822. Pastaj do të zgjaste shumë e më shumë kohë derisa studiuesit e ndryshëm u aftësuan dhe arritën të lexonin mbishkrimet e tjera në gjuhën e vjetër egjiptiane dhe ato të letërsisë së tyre, tashmë me më shumë besim. Avantazhet më të mëdha në dekodimin e gurit u bënë nga njohja që guri u ofronte tre versioneve të të njëjtit tekst (1799): teksti demotik përdorte karakteret fonetike për të shkruante emrat e huaj (1802); se teksti me hieroglife ishte po aq i afërt me ngjashmëri të shpërhapura me variantin demotik (Thomas Young, 1814); dhe faktin se në vend që të përdorej për emrat e huaj, karakteret fonetike ishin përdorur gjithashtu të shkruanin edhe fjalët vendase egjitiane (Champollion, 18221824).

Dy fragmente të tjera të të njëjtit dekret u zbuluan më vonë dhe po ashtu edhe disa mbishkrime të tjera dygjuhëse apo trigjuhëshe. Ato janë të njohura sot, duke përfshirë dhe dy dekrete të zbuluara pak më parë po të Ptolemeut (Dekretin e Kanopus më 238 para Krishtit, dhe dekretin e Memfis të Ptolemeut IV, afërsisht më 218 para Krishtit). Guri i Rozetës është kështu jo më unik por të themi ishte çelësi kryesor në kohët modern për të hedhur dritë në letërsinë dhe civilizimin e Egjiptit antik. Sot termi Guri i Rozetës përdoret në kuptime të tjera si emir i çelësit themelor për fushat e reja të njohurisë.

Ja si fillon mbishkrimi i madh i Ptolemeut:

“Mu në mbretërimin e të riut-që e ka trashëguar pushtetin mbretëror nga i ati-mbreti i kurorave, lavdisë, ai që ka themeluar Egjiptin dhe është besnik i zotave, superior mbi gjithë armiqtë e vet, që ka krijuar jetën civile të njerëzve, zoti i Tridhjetë Viteve Festë, madje si Hefaistos i Madh; mbreti si dielli... mbreti i madh i vendeve të sipërme dhe të lartme, pinjolli i zotave Filopatores, ati që ka aprovuar vetë Hefaistos, të cilit Dielli i ka blatuar fitore, imazhi jetësues i Zeusit, birit të Diellit, Ptolemeu i dashuri i përjetshëm i Ptah; në vitin e nëntë, kur Aetus, biri i Aetus, ishti vetë prifti Aleksander.
/Koha net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back