Çeshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Te kjo teme po mendoja te sillnim fraza, histori apo dhe mendime tonat te cilat ne nje menyre apo tjeter sjellin ne pah, menyren e ndryshme te te menduarit te njeriut. Aspektet te cilat mund te kene jo vetem nje ane, por sh faqe te medaljes...

unnamed.jpg




Ja nje tregim shume interesant te cilin sapo e lexova dhe me percolli sh mesazh e humor njekohesisht :D

Filozofi dhe inxhinieri

Thuhet se një filozof dhe një inxhinier ndërmorrën një rrugëtim për tu argëtuar në mal. Pasi arritën në një vend të bukur, të dy ngritën çadrën dhe pasi hëngrën darkë e i shtruan një dorë muhabet, u shtrinë të flenë.
Diku pas mesnate, inxhinieri e zgjoi filozofin dhe i tha:”Shih lart në qiell dhe më thuaj çfarë vëren!”
Filozofi, pasi fërkoi sytë dhe u mendua pak, tha:”Miliona yje.”
Inxhinieri:”Që do të thotë?!”
Filozofi:”Po ti qasemi astronomikisht, them që kjo na tregon se ekzistojnë me qindra milionë planete dhe galaktika të tjera. Po ti qasemi nga ana e kohës, mund të them se ora është tre e natës. Po ti qasemi nga ana e motit, them që nesër do të jetë ditë e kthjellët. Po ti qasemi nga këndvështrimi i krijimit, them që Zoti, nëpërmjet kësaj bukurie dhe madhështie, na tregon pushtetin e Tij të pafund dhe sa të dobët e të vegjël jemi përballë gjithë këtij universi.”
Pastaj, filozofi iu kthye bashkudhëtarët të tij dhe i tha:”Mirë, tani më thuaj ti çfarë shikon!”
Inxhinieri, pasi kruajti kokën iu përgjigj:”Po ti qasemi praktikisht kësaj çështjeje, mund të them se dikush na ka vjedhur çadrën miku im, prandaj i shohim yjet.”

Vetem nje minute

1970683_10153014990142698_2486705697386394715_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

-C'eshte Jeta Per Ty?-E Pyeta.
-Flluska Sapuni.-Mu Pergjigj
-Po Vdekja?
-Shperblimi I Jetes!
-C'eshte Bota?
-Nje Pike Helm Ne Hapesire!
-C'eshte Me E Kuptuar Ne Bote?
-Vdekja.
-Cila Eshte Kafsha Me E Eger?
-Njeriu.
-Po Me E Bute?
-Ajo Qe S'ka Lindur .
-Cili Njeri Ju Duket Me I Poshter?
-Ai Qe Ndryshon Veten Me Nje Emer Te Huaj Dhe Ai Qe Punon Aq Mizorisht Saqe Nuk Kujton As Vdekjen.
-C'eshte Budallalleku?
-Te Duash Nje Gje Qe S'e Ke Dhe Te Kujtosh Se Je Ai Qe S'je.
-Po Puna Me E Mencme?
Te Gezosh Te Tanishmen.
-C'eshte Me E Aferme ?
-Vdekja!
-Po Me E Larget?
-Zemra Ime Me Tenden Dhe Fillimi E Fundi I Hicit.
-Cfare Eshte E Pavdekur?
-Hapesira!
-Cfare Eshte Me E Bukur?
-Fantazia!
-Po Me E Shemtuar?
-Semundja!
-Me E Hidhur?
-Jeta.
-Me E Embel?
-Hici.
-C'gje E Shte Me E Madhe?
-Libri Ibotes!
-Po Me E Rende?
-Fjala.
-Me E Pamundur?
-Te Ndryshosh Veten Dhe Formen,Dmth Jam Une Te Behem Ti,Dhe Jam Njeri Dhe Te Behem Pellumb.
-Kur Shperblehet Njeriu?
-Kur E Kujton Veten Te Lumtur.
-Cfare Gje Ju Duket Me E Merzitur?
-Cdo Send Eshte Me I Merzitur Se Njeri-Tjetri.
-Cfare Gje Ju Duket Me E Veshtire?
-Te Jesh Njeri...
-Po Me E Lehte?
-Te Krijosh Krijese Njerezore.
-Cili Eshte Ngushellimi I Te Pasurit?
-Pesha E Qeses
Po I Te Vobektit?
-E Ardhmja...
-Nuk Ju Kuptoj-I Thashe Per Se Dyti.
-Vdekja .-Mu Pergjigj Serioz
-Po C'permban Jeta E Njeriut?
-Vetem Dyshime!- Keto Tha Dhe Heshti...
question-mark.jpg
the_MYSTERIES_OF_LIFE.png

(Sterjo Spasse - Pse?!)
 

Attachments

  • question-mark.jpg
    question-mark.jpg
    67.8 KB · Shikime: 0
  • question-mark.jpg
    question-mark.jpg
    67.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

yin-yang.jpg

Një shkrimtar i madh, u ul përballë bibliotekës së tij, mori lapsin dhe nisi të shkruaj:
1-
Në vitin që lamë pas…

  • Bëra një operacion dhe hoqa fshikëzën e tëmthit
  • Qëndrova në shtrat disa muaj
  • Arrita të gjashtëdhjetat
  • Braktisa punën time të rëndësishme në shtëpinë botuese ku kam punuar 30 vjet
  • Më vdiq babai
  • Dja
li ra në provim, në fakultetin e mjekësisë, ngase nuk mori pjesë në ligjërata disa muaj për shkak një aksidenti në komunikacion

E në fund të faqes shënoi: sa vit i keq, deri në maksimum!!


.............
Në dhomën e tij hyri bashkëshortja, vuri re shqetësimin e tij. Iu afrua, dhe nga pas, sipër supit të tij lexoi ç‘kishte shkruar i shoqi. Doli nga dhoma me qetësi.. pa thënë asgjë. Pas disa minutave u kthye me një letër në dorë. E lëshoi qetë afër letrës së të shoqit. Ai mori letrën e saj në dorë dhe filloi të lexojë:

....
2-
Në vitin që lame pas…

  • U shërova nga dhimbjet e tëmthit nga të cilat kishe vuajtur shumë vite më parë
  • Arrite të gjashtëdhjetat ndërsa shëndeti yt është i shkëlqyer
  • Do kesh kohë të mjaftueshme pas pensionimit, për të botuar më shumë se një libër të rëndësishëm
  • Babai yt jetoi 85 vite, pa i shkaktuar bezdi askujt dhe vdiq i qetë pa përjetuar dhimbje
  • Biri y
t shpëtoi jetën nga aksidenti dhe u shërua plotësisht, asnjë pasojë nuk i mbeti.

Dhe, e shoqja e mbylli letrën me fjalët:Sa vit i mirë, çdo gjë përfundoi mirë!!

#ceshtje#kendveshtrimesh#kjo#pune#
:D
 

Attachments

  • yin-yang.jpg
    yin-yang.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
  • yin-yang.jpg
    yin-yang.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Nje ditë, nje dijetar Indian , i beri kete pyetje dishepujve te tij:

“Pse personat bertasin kur jane te nervozuar ?”

1--“Bertasin sepse humbasin qetesine”u pergjigj njëri prej tyre.

-“Po perse te bertasin, ne nje kohe qe personin tjeter e kanë fare prane?”-tha perseri dijetari.

2- -“Epo…bertasim, sepse deshirojme qe personi tjeter te na degjoje”-replikoi nje tjeter dishepull

Dhe mjeshtri iu rikthye me nje tjeter pyetje:

-“Po, nuk eshte e mundur ti flasesh me zë te ulet ?

U dhanë pergjigje te ndryshme por asnje nuk e bindi dijetarin. Atehere ai tha:

“E dini se perse i bertasim nje tjetri kur jemi te nervozuar?? Fakti eshte se kur dy persona jane te nervozuar, zemrat e tyre largohen shume. Per te mbuluar kete distance duhet bertitur per tu degjuar.
can-stock-photo_csp20116126.jpg

Nga ana tjeter, cfare ndodh kur dy persona jane te dashuruar? Ato nuk bertasin, flasin lehtë. Dhe e dini perse ? Distanca mes tyre eshte e vogel. Ndonjehere, zemrat e tyre jane aq prane, saqe as nuk flasin, vetem peshperijne. Dhe kur dashuria behet intensive, nuk eshte më as nevoja te peshperitësh, mjafton te shihesh ne sy. Zemrat e tyre meren vesh.”:lov2:
preview%20(791).jpg


Ne fund, dijetari e mbylli duke thene:

“Kur ju diskutoni, mos lejoni qe zemrat tuaja te largohen, mos thoni fjale qe mund te krijojne te tjera distanca, sepse do vije nje dite qe kjo distance do jete aq e madhe, sa që nuk do gjindet rruga per tu bashkuar serish”.



p.s. Po juve te tjeret pse nuk postoni?????????? Hajd na sillni pra kendveshtrime jete te ndryshme :p
 

Attachments

  • can-stock-photo_csp20116126.jpg
    can-stock-photo_csp20116126.jpg
    45 KB · Shikime: 0
  • can-stock-photo_csp20116126.jpg
    can-stock-photo_csp20116126.jpg
    45 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Sot
Pa paralajmërim fare, drejtori më dëboi nga puna si dizenjues faqesh interneti. Pasi nuk kisha ndonjë alternativë tjetër, u detyrova të largohem nga kompania një herë e përgjithmonë. Shkova tek vendi ku kisha parkuar makinën dhe pashë që ma kishin marrë me karrotrec, pasi e kisha parkuar në një vend të posaçëm për rubinetat që shuajnë zjarrin të instaluara në rrugë. Mora një taksi. Shoferi më pyeti si e kisha kaluar ditën dhe unë I rrëfeva gjithçka. Pasi më dëgjoi me vëmendje më tha se një pasagjere, po atë ditë, i kishte treguar se kërkonte një dizenues faqesh interneti, për sipërmarrjen e saj. Ajo i kishte dhënë dhe një kartvizitë, të cilën taksisti ma zgjati të shoqëruar me një buzëqeshje. Me të mbërritur në shtëpi, i telefonova kësaj zonje dhe lash një takim për një intervistë pune.

Sot
Ndërkohë që isha duke fjetur në një krevat hekuri të vogël, gjumi më del nga zëri i time bije, e cila teksa më shpupuriste flokët, më thërriste:”Babi, babi!” duke buzëqeshur. Ishte buzëqeshja më e bukur që kam parë në jetë, pasi ishte moment që ime bijë sapo ishte ngritur nga gjendja e komës që i kishte zgjatur 98 ditë.

Sot
Hapa derën e shtëpisë dhe para syve më doli imazhi i atij lypsari pa shtëpi, i cili zakonisht flinte pranë strehës së shtëpisë tonë. Para dhjetë vitesh, i kisha dhuruar një pallto. Duke më buzëqeshur, më tha se tani kishte një punë, shtëpi dhe kishte krijuar familje. Më tha se pallton që i kisha dhuruar unë, e kishte veshur në të gjitha intervistat që kishte zhvilluar për të gjetur punë. Pasi më falëlnderoi, u largua.

Sot
Vëllai im ishte i ftuar sot në një radio lokale, për të folur rreth historisë së suksesit të tij, si kishte arritur të zërë postin e drejtorit të përgjithshëm të programimeve në Facebook. Ai iu përgjigj gazetarit me këto fjalë:”Shkaku i suksesit tim në këtë fushë ishte humbja e njërës këmbë në një aksident me makinë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Kjo ndodhi më largoi nga pasioni im i parë për basketbollin dhe më bëri të fokusohem tek pasioni i dytë, programimi.

Sot
Teksa hapja minimarketin tim gjeta poshtë derës një zarf me 600 dollarë, i shoqëruar me një letër në të cilën shkruhej:”Pesë vite më parë kam vjedhur nga marketi juaj mallra me vlerë 300 dollarë. Ju kërkoj ndjesë për çfarë ndodhi. Isha në kulmin e demoralizmit, por dhe të nevojës dhe hallit. Në zarf keni vlerën e mallit që u pata vjedhur asokohe, bashkë me një dhuratë të vogël, si kompensim për gjithçka ndodhi.

Sot
Im bir më dhuroi një përqafim të ngrohtë dhe më pëshpëriti në vesh:”Ti je babi më i mirë në botë!” Unë e pyeta:”Po ti a i njeh të gjithë baballarët e botës?” Ai, më përqafoi sërish dhe më tha:”Po, sepse ti je e gjithë bota për mua.”


#Kur#mbyllet#nje#dere#,hapet#nje#tjeter#

Nese nuk hapet, provo te gjitha dyert e mundshme :D
ldoors1.jpg



/copezat e historive marre nga neti
 

Attachments

  • ldoors1.jpg
    ldoors1.jpg
    116.4 KB · Shikime: 0
  • ldoors1.jpg
    ldoors1.jpg
    116.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Mesimi i radhes :D


Zgjidhja e nyjes se madhe

Kur Aleksandri i madh vendosi të pushtojë botën, u surprizua nga ndërhyrja që i bëri kryemurgu i cili i tha:”Nuk do të mundesh imzot! ثshtë e pamundur të pushtosh mbarë botën nëse nuk zgjidh dot nyjen e madhe!”
I befasuar nga kjo ndërhyrje e çuditshme, Aleksandri e pyeti:”E çfarë na qenka kjo nyje e cila qenka pengesë për pushtimin e botës?”
Kryemurgu i tha:”ثshtë një nyje magjike, të cilën askush nuk ka arritur ta zgjidhë deri më sot nga ata që kanë dashur të pushtojnë botën.”
Aleksandri e pyeti:”A ka ndonjë që e ka zgjidhur më parë?”
Gjithë frikë nga ndonjë valë zemërimi e Aleksandrit, kryemurgu iu përgjigj:”Jo, jo imzot dhe kushdo që ka vajtur të pushtojë botën pa e zgjidhur nyjen është vrarë dhe ka pësuar disfatë.”
Aleksandri i tha:”Pa ma tregoni këtë nyje ta shoh!”
Të gjithë u nisën drejt vendit ku ruhej nyja. Me të mbërritur dhe me ta parë, Aleksandri e kuptoi sa e vështirë ishte ta zgjidhje me duar atë nyjë. Ajo sikur ishte lidhur për të mos u zgjidhur kurrë. Aleksandri iu afrua duke e vëzhguar me kujdes. Ndërkohë që murgu priste me ankth që perandori i tij të zgjasë duart dhe t’ia nisë punës, ai i befasoi të gjithë me një akt të papritur. Ai nxorri shpatën nga këllëfi dhe e ndau më dysh nyjen e pazgjidhshme deri atëherë. Mandej i hodhi një vështrim kryemurgut dhe i tha:”Nuk ka rëndësi si e zgjidh nyjen, e rëndësishme është ta zgjidhësh. Ja ku u zgjidh dhe nyja!”
Kryemurgu buzëqeshi i mrekulluar nga zgjuarsia e perandorit të tij.

MP900309633.jpg


Përgjithësisht ne mendojmë më shumë rreth problemit sesa rreth zgjidhjes së tij. Edhe të menduarit tonë nuk është gjë tjetër veçse imitim i të menduarit të tjerëve në lidhje me zgjidhjen e problemeve. Provo të mendosh ndryshe nga të tjerët, provo të mendosh rreth zgjidhjes së problemit dhe jo vetë problemit!

#ceshtje#kendveshtrimesh#kjo#pune#
:D
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

.. Kur dal nga shtepia, e hedh tutje “friken” dhe ne vend te saj zgjedh te jem "burim frymezimi”. I them vetes: Nese ndihesh e çuditshme, edhe te tjeret do te te shohin çuditshem; nese ndihesh e frikesuar, atehere do fillosh t’i shohesh te tjeret me frike; nese e ben kete, njerezit automatikisht do te fillojne te te shohin çuditshem, sepse je TI ajo qe po i sheh ata! Ashtu siç e sheh ti veten, do te te shohin edhe te tjeret ty. E ke ti ne dore! Nese brenda vetes, ti sheh hijeshine, hijeshine e besimit, atehere ajo eshte pikerisht çfare do te shohin edhe te tjeret ne ty. K.Y.

tumblr_newvteiWck1qkec0mo1_500.jpgsmiling-Muslim-girl1.jpg
Dedikim:
‪#‎Mbulesa#eshte#hijeshi‬#thjesht#ceshtje#kendveshtrimesh#kjo#pune# :D
 

Attachments

  • smiling-Muslim-girl1.jpg
    smiling-Muslim-girl1.jpg
    97.4 KB · Shikime: 0
  • tumblr_newvteiWck1qkec0mo1_500.jpg
    tumblr_newvteiWck1qkec0mo1_500.jpg
    77 KB · Shikime: 0
  • smiling-Muslim-girl1.jpg
    smiling-Muslim-girl1.jpg
    97.4 KB · Shikime: 0
  • tumblr_newvteiWck1qkec0mo1_500.jpg
    tumblr_newvteiWck1qkec0mo1_500.jpg
    77 KB · Shikime: 0
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

E bukura dhe e shëmtuara janë brenda vetes

Një burrë vajti tek i madhi Aristotel dhe i tha:”O mësues i madh! Kam ardhur të të pyes për diçka. Unë vij nga filan vend dhe dua të vendosem dhe të jetoj në qytetin tuaj. Prandaj dhe doja të të pyes si janë njerëzit këtu!”

Aristoteli e pyeti:”Më trego pak si janë njerëzit në vendin nga i cili vjen?”

Burri iu përgjigj:”ا’të të tregoj më parë! Njerëz më të ligj, më të poshtër dhe më të pacipë nuk më kanë parë sytë. Janë pikërisht njerëzit ata që më detyruan të marr rrugën dhe të largohem që andej për tu vendosur këtu!”
Aristoteli pas një heshtje të shkurtër i tha:”O mik, mos u lodh se edhe këtu ashtu janë!”
........

Pas disa kohësh, vjen një burrë tjetër dhe i thotë:”O mësues i madh! Dua të vij të banoj në qytetin tuaj, por doja të di diçka më shumë rreth njerëzve këtu.”
Aristoteli e pyeti:”Më trego si janë njerëzit në vendin nga vjen!”

Burri iu përgjigj:”Për Zotin janë shumë të mirë, të dashur, të respektueshëm dhe të ndershëm. Po të mos kisha do probleme të miat nuk do të largohesha nga ai vend kurrë.”
Aristoteli, duke buzëqeshur i tha:”Ashtu janë dhe këtu.”

Nxënësit e tij e pyetën të çuditur:”O mësuesi ynë! Cila është e vërteta në këtë mes? Njerëzit tanë janë të këqinj apo të mirë? Para disa kohësh dikujt tjetër i pate thënë se janë të ligj, tani këtij i thua se janë të mirë!”


Aristoteli u tha:”Dëgjoni bijtë e mi! I pari, kur foli keq për njerëzit me të cilët kishte jetuar, më shumë se për ta, tregoi cilësitë dhe mendimet që kishte në mendje. Një njeri i tillë kudo që të shkojë njerëz të ligj do të gjejë. I dyti kur lavdëroi njerëzit me të cilët kishte jetuar, tregoi cilësitë e tij më të mira dhe ky njeri kudo që të shkojë, edhe në vendin më të keq, njerëz të mirë do të gjejë.”
Ata që mallkojnë errësiren nuk e shohin dot driten, sepse jane fokusuar vetem tek errësira, e cila u del përpara kudo që të shkojnë. Ata që janë fokusuar tek drita, e shohin, e vlerësojnë dhe e shijojnë në maksimum. Edhe kur ajo mungon përkohesisht janë të bindur se ajo do te kthehet shumë shpejt. Nese ke errësirë përreth, kjo sepse je fokusuar tek errësira në mënyrë të vazhdueshme. Provo të shohësh dritën dhe të bukurën dhe do e gjesh atë kudo.


black-dot12.jpg
 

Attachments

  • black-dot12.jpg
    black-dot12.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0
  • black-dot12.jpg
    black-dot12.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

#Optimizmi ne vetvete faktor baze ne jete.#

Kur e pyeten Henri Ford, pronarin e kompanise Ford per prodhimin e makinave:"Po sikur te humbisje te gjithe pasurine tende?"
Ai u pergjigj pa u menduar:"Hicgje, do ia nisja dhe nje here nga hici dhe per disa vite do ta shihja veten serish miliarder."
henryford_invention.jpg




.......................................................

#Faleminderit Zot per cdo te mire qe na ke dhene!#

Thuhet se nje zemer jetoi e lumtur, sepse cdo nate para gjumit, i falte te gjithe njerezit qe i kishin bere padrejtesi.
Gjithashtu, thuhet se nje njeri jetoi i lumtur, sepse e pranonte fatin e tij, sido qe te ishte.
Nje i trete, zgjohej gjithmone i buzeqeshur, sepse i ishte mirenjohes Zotit te tij, per te gjithe te mirat qe e rrethonin.
notes-flowers-butterflies.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

#BE#POZITIVE&BE#YOUSELF#



11012827_937931502903994_8631714231426372519_n.jpg


tumblr_lnk2rzYKlS1qfhx0ao1_500.png
 

Attachments

  • tumblr_lnk2rzYKlS1qfhx0ao1_500.png
    tumblr_lnk2rzYKlS1qfhx0ao1_500.png
    83.2 KB · Shikime: 0
  • tumblr_lnk2rzYKlS1qfhx0ao1_500.png
    tumblr_lnk2rzYKlS1qfhx0ao1_500.png
    83.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Mos e gjyko tjetrin nga thashethemet e miletit


Stefanov ishte një burrë shtatlartë, i bëshëm dhe me një sy të vetëm. Lëkura e tij ishte plot plagë nga rrëshqitjet dhe përplasjet në akujt e dimrit në Gjeorgji, gjatë kryerjes së krimeve të tij, siç thuhej të paktën.
Të them të drejtën, unë si kryetar bashkie nuk e kisha parë kurrë Stefanovin duke kryer ndonjë vepër penale, megjithatë për shkak të thashethemeve të shumta, kisha akumuluar një farë urrejtje për atë njeri, aq më tepër që pamja e tij e jashtme ta shpifte. Kur një plakë erdhi dhe u ankua për të, u gëzova sepse do e plasja në birucë atë shëmtirë. Ajo ishte një plakë gjithë rrudha, me dhëmbët e parë të rënë dhe me dy bishtaleca të thinjur. E akuzonte se Stefavon i kishte vjedhur qumështin e lopës, madje edhe se e kishte ngacmuar atë vetë.
Nga ana ime dërgova katër burra të fuqishëm që ta sjellin Stefanovin e frikshëm. Ata nuk kishin arritur ta sjellin veçse duke e qëlluar me një plumb me lëndë anestezike.
Kur erdhi në vete Stefanov ishte i gozhduar në birucën e burgut. Pa fajde u orvat të më bindë se ishte i pafajshëm dhe se gjithçka nuk ishte veçse një shpifje. Unë i hodha një vështrim si vëngër dhe nga shikimi mu mbush mendja se fytyra e tij ishte fytyra e një krimineli. Kurrë nuk më kishte tradhëtuar shikimi në identifikimin e kriminelëve.
Stafanov qëndronte në birucën e vetme i rrethuar nga roje të armatosur.
Para se të shtrihem të flej gjumë, pashë nga dritarja një zotëri dhe një zonjë duke rendur drejt shtëpisë time. اfarë ti ketë nxjerrë në atë natë të errët dhe të ftohtë?! U ngrita në pritje të tyre, ndërkohë që ata, pa u afruar mirë thirrën:”Zoti kryetar! Vajza jonë Pamela është zhdukur. Kemi që në drekë që e kërkojmë dhe nuk e kemi gjetur!” Pasi dola jashtë, zonja më puthi duart me lot në sy duke mu përgjëruar që të nxjerr njerëzit të kërkojnë vajzën e saj.
Nata ishte shumë e errët, pa hënë dhe pa yje, stuhia shuante çdo lloj drite, edhe ndriçimin e fabrikës aty pranë. Gati refuzova. Nuk kisha fjalën për të mos e kërkuar vajzën, por ishte shumë errët dhe ftohtë, gjë e cila nuk do të na ndihmonte. E cili nga ushtarët e urritur do të pranonte të dalë të kërkkojë në atë mot të vështirë. Teksa mendohesha çfarë të bëj, akoma pa i dhënë përgjigje prindërve të Pamelës, vjen oficeri i policisë duke bërtitur nga larg:”U arratis Stefanovi! I qëlloi dhe i la pa ndjenja rojat dhe ia mbathi!”
Këtu mu ngritën qimet e kokës përpjetë. Ai dreq duhej gjetur menjëherë. U bëmë dhjetë burra dhe u nisëm të dalim në kërkim. Nëna e Pamelës na tha se e bija e tyre kishte pasur një farë lidhjeje miqësie me Stefanovin. Nuk ia vura veshin fjalëve të një zonje që gati po humbiste mendjen për shkak të bijës dhe u nisa.
Rrugës takuam doktor Xhorxhin i cili kthehej nga një i sëmurë. Fytyra e tij ishte bërë dyll e verdhë dhe me tu përshëndetur më tha:”Kam përplasur me veturë Stefanovin! I ka dalë vendit nofulla dhe nëse orvatet të flasë do të mbytet e për rrjedhojë do të vdesë!”
Ky lajm më gëzoi, sepse do më kursente kërkimin në atë natë të ftohtë dhe të errët. Nga përshkrimi i doktorit ai do të vdiste nëse nxjerr zë dhe ishte e pamundur të mos orvatej të flasë qoftë dhe një herë.
Oficeri i policisë dëgjoi një zë të mbytur që vinte nga banesat e fundit, duke pranë liqenit të ngrirë. Vrapuam andej dhe kur vajtëm u befasuam. Stefanovi sa një div qëndronte sipër trupit të Pamelës së vogël. I qëllova me pistoletë në kokë dhe pastaj largova vajzën. Nuk di nëse Stefanovi vdiq nga i ftohti, nga plumbi apo nga aksidenti me makinë. Pamela u lemeris dhe na tha:”Përse e vratë?! Ai më kishte mbështjellë dhe po më mbronte nga i ftohti!”
اfarë? e pyeta unë pa u besuar veshëve.
Po. Kur dëgjoi se kisha humbur, ai u arratis nga biruca dhe erdhi e më gjeti, sepse unë jam mikesha e tij e vetme! Ai më mbuloi me trupin e tij që mos ngrij nga i ftohti!
Pas kësaj ngjarjeje e lashë postin e kryetarit të bashkisë, por që atëherë nuk kam hequr dorë nga vizita e varrit të Stafanovit. Këtë histori e shkrova dhe e dërgova në postën e partisë, me shpresë se do i mbërrijë Stalinit dhe ta lexojë ndonjë ditë.
Po këtë histori ia dërgova dhe vajzës së humbur, Pamelës, e cila ia dhuroi vajzës së saj. Ajo emigroi në Paris dhe e publikoi atë.

Morali: Kur ke pushtet, mos i persekuto njerëzit që nuk i ke me sy të mirë, pa pasur prova dhe fakte për vepra penale kundër tyre. Në të kundërt, mund të detyrohesh tu vizitosh varrin gjithë jetën duke u kërkuar falje.

//marre nga fb
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Ah sikur...

Një i ri 26 vjeçar që sapo kishte humbur vendin e punës shkoi dhe u ul tek kafeneja që gjendej në mes të tregut. Pasi zuri një tavolinë, ai filloi të shohë makinat që shkonin e vinin dhe për çdo makinë thoshte me zë:”Ah sikur kjo të ishte e imja dhe jo e këtij palo robit që është në timon! Unë jam i zgjuar, i pashëm dhe i aftë për shumë gjëra. Një makinë si kjo nuk e meriton ky farë njeriu, por unë!”
Mandej i hidhte vështrimin dyqaneve dhe thoshte:”Zot i madh në dorë të kujt ka rënë pasuria! Ku merr vesh nga tregtia dhe nga paraja ky truthari! Këtë dyqan e këtë pasuri e meritoj unë...”
Kaloi një ditë, dy, tre.. dhe djali përsëriste të njëjtin avaz. Sa herë që kalonte një funksionar i lartë, i veshur e i kollarisur, ai thoshte:”Unë duhet ti kem këto të mira dhe privilegje, sepse unë i meritoj. Unë jam i zgjuar, intelektual dhe i ditur...”
Kaloi një javë, dy e tre dhe personazhi ynë nuk bënte gjë tjetër veçse ulej tek kafeneja në mes të tregut dhe shfrynte dufin e tij ndaj të tjerëve, shkarkonte urrejtjen dhe smirën. Ai as që mendonte të kërkojë dhe të gjejë ndonjë vend pune. Gjithë ditë ne kalonte duke xhelozuar njerëzit e tjerë.
Një tavolinë më tej qëndronte i ulur një i moshuar, i cili sa herë dëgjonte djalin të shfryjë, tundte kokën në shenjë pakënaqësie. Në fillim, djali nuk e kishte vënë re të moshuarit teksa tundte kokën, por me kalimin e ditëve filloi të vërë re. Ai i hidhte vështrime gjithë inat atij plaku matuf që guxonte të shprehë pakënaqësinë e tij dhe talljet në mënyrë kaq të hapur.
Nga fundi i javës së tretë, djali vendosi të shkojë dhe ta pyesë të moshuarin se çfarë kishte që tundte kokën dhe përse e ironizonte me atë gjest.
“O shoku! Si e ke hallin që më tund kokën dhe tallesh me mua?! A s’më thua, çfarë të kam bërë?!” i tha gjithë inat.
I moshuari ngriti kokën dhe duke e parë në sy i tha:”Mëso si ti flasësh një të moshuari, sepse nuk jam shoku jot, por jam 65 vjeç!”
Të riut i erdhi zor nga këto fjalë dhe i tha:”Të kërkoj falje, por as s’më thua, përse e tundni kokën në shenjë pakënaqësie?”
I moshuari i buzëqeshi dhe iu përgjigj:”Nuk tallem dhe nuk të ironizoj aspak, por fjalët dhe gjesti jot më kujtoi rininë time. Tridhjetë e kusur vite më parë, erdha në këtë kafene, e cila asokohe ishte e vetmja në treg. U ula në këtë tavolinën këtu dhe përsërisja çdo ditë të njëjtat fjalë që i përsërit ti këtu e tre javë më parë. Sa herë që kalonte një person në gjendje të mirë, thosha:”Unë jam më i mirë se ky, më i ditur dhe më i zgjuar! Përse të mos i kem unë këta të mira? Përse të mos e kem unë dyqanin e tij, makinë, rrobat, pasurinë...?”
Tregu filloi të zgjerohej me dyqane dhe aktivitete të reja, kurse unë vazhdoj të qëndroj në tavolinën time duke përsëritur të njëjtat fjalë, se njerëzit nuk i meritojnë ato të mira që kanë, se unë meritoj gjithçka etj... por pa lëvizur nga ky vend.”
I riu e pyeti:”Po pastaj?”
I moshuari iu përgjigj:”Pastaj? Pas tridhjetë viteve, tashmë nuk kam as takat të flas aq shumë sa flisja më parë, mjaftohem me shikimet dhe me mllefin që zien brenda meje. Shyqyr Zotit erdhe ti dhe kur të dëgjova se po përsërit përvojën time të dështuar tridhjetë vjeçare, tundja kokën për ti thënë vetes se unë jam më i mirë edhe se ti.”

Këto fjalë ishin si një rrufe në qiell të hapur për të riun. Ai kuptoi në ato çaste se zilia dhe smira janë cilësitë më të këqija të një njeriu, janë cilësi pas të cilave nuk pritet asnjë e mirë. Ai e kuptoi se kishte rënë në rrjetën e pasivitetit dhe të keqes. Nëse nuk do të bënte diçka për të dalë që andej, mund të gozhdohej për tridhjetë vite si ai i moshuar i mjerë, duke mos ndryshuar nga aktualiteti asgjë.”
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Nje i ri pyeti Sokratin si te arrije tek dija.

Ai e mori dhe e coi prane detit, ku ia zhyti koken ne uje.
Pastaj e pyeti:"Cfare doje?"
"Dijet" iu pergjigj i riu.
Sokrati ia zhyti serish koken ne uje, kete here e mbajti pak me gjate. Kur e nxori e pyeti:"Cfare doje?"
Ajer - u pergjigj i riu.
Sokrati i tha:"Do e gjesh dijen, kur te kesh nevoje per te, sic kishe nevoje per ajrin."
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Dëmtimi i tjetrit, dëmtim i vetes


Tregohet se një gjarpër, pasi kishte rënë mbrëmja, hyri në punishten e marangozit, në kërkim të një ambienti më të ngrohtë se ai përjashta.
Marangozi e kishte ves që disa vegla, ti harrojë mbi dysheme dhe mes tyre, ishte dhe sharra e tij e mprehtë.
Teksa bridhte lart e poshtë në punishte, gjarpri kaloi dhe mbi sharrën e marangozit, e cila, për shkak të dhëmbëve të saj të mprehtë, i shkaktoi disa plagë. Gjarpri ndjeu dhimbje të forta dhe instinktivisht, iu vërsul atij objekti që e kishte plagosur, duke dashur ti ngulë dhëmbët dhe ti injektojë helmin e tij vdekjeprurës. Ai nuk arriti ti ngulë as dhëmbët dhe ti injektojë as helmin. Madje, iu thyen dhëmbët dhe iu gjakos goja.
Ai nuk po e kuptonte çfarë po ngjet. Në një moment, kujtoi se sharra e kishte sulmuar dhe synonte ti marrë jetën. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej, ai ndërmori një veprim tjetër agresiv, iu mbështoll sharrës në orvatje për ti marrë frymën.
Të nesërmen në mëngjes, marangozi vajti në punishten e tij dhe gjeti sharrën të gjakosur, kurse përbri saj, gjarprin e copëtuar, jo për ndonjë arsye tjetër, veçse për shkak të nervozizmit dhe instinktit të tij agresiv ndaj çdo gjëje.


Morali:

Ndonjëherë, në momente nervozizmi, orvatemi ti shkaktojmë plagë tjetrit, por pas disa kohësh, kuptojmë se ne thjesht kemi plagosur veten.
Nervozizmi, është një djall i cili pushton mendjet dhe ushqehet nga zemrat tona, duke i shndërruar fjalët dhe veprat tona në çmenduri. Në ato çaste, ne nuk jemi të ndërgjegjshëm se çfarë themi dhe çfarë bëjmë.
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Sa histori e bukur!


Ajo ishte një zonjë e nderuar, por që kishte një burrë impulsiv, nevrik dhe që e mallkonte herë pas here, kjo, edhe pse ajo shkonte ta zgjojë për tu ngritur për punë, apo për shkaqe të tjera logjike. Një ditë, ai e mallkon të shoqen me fjalët:”Zoti ta shkurtoftë gjuhën dhe të bëftë memece që të mos ta dëgjoj më zërin!” Pastaj ngrihet gjithë nerva, vishet dhe largohet për në punë. Kur u kthye pasdite nga puna, e gjeti të shoqen duke gatuar. Përshëndeti, por ajo nuk i ktheu përgjigje. Mendoi se po i mbante inat për mallkimin e mëngjesit. Iu afrua dhe e preku në sup. Ajo ktheu kokën, u mundua të flasë por nuk mundi. I bëri me shenjë se nuk kishte mundur të flasë gjithë ditën, ndërkohë që dukej shumë e prekur dhe i rodhën dy pika loti.
I shoqi u shtang. Iu kujtua mallkimi i mëngjesit, u pendua, mallkoi veten, sillej vërdallë, i thërriste herë pas here me shpresë se do e dëgjojë, por hiç. Mallkimi i tij kishte zënë vend. Të nesërmen në mëngjes shkuan në spital, bënë vizita tek mjekët, bënë analiza, por të gjitha dilnin të sakta dhe tregonin se e shoqja nuk kishte asnjë problem! Vajtën edhe tek yshtarë të shumtë, por asnjëri nuk ia ktheu dot zërin të shoqes.
Ai nuk dinte çfarë të bëjë. U kthyen në shtëpi dhe e shoqja i shkroi në letër:”Duhet të jesh i lumtur tani që mallkimi zuri vend dhe nuk do e dëgjosh zërin tim!” Nuk e përmbajti dot veten, i rodhën lot, iu përgjërua ta falë...
Kaluan tre ditë pa folur fare me të shoqen. E si të fliste?
Ditën e tretë i solli dhuratë një unazë floriri. Ditën e katërt i solli trëndafila dhe i kërkoi falje, sigurisht duke shkëmbyer letra me njëri-tjetrin. I kërkonte ta zgjojë në mëngjes, por ajo i shkruante:”E si të të zgjoj? Unë nuk flas dot!”
I shkroi që ta shkundë.
Të nesërmen, bashkë me të shkundmen, ajo e lagu dhe me ujë. I shoqi brofi në këmbë i trembur nga uji që e lagu, por e përmbajti veten dhe nuk nxori zë. Kaloi një javë dhe gjendja ishte po ajo. Përveç angazhimeve të punës, ai tani e kishte mendjen dhe tek e shoqja e cila nuk fliste dot. Kur kthehej në shtëpi bënte çmos që ti bëjë qejfin, kërkonte klinika të specializuara për ta trajtuar, i sillte dhurata, i këndonte Kuran, porosiste ujë Zemzemi nga Meka etj...
Ndërkohë, komunikimi bëhej vetëm nëpërmjet letrave. E zgjonte çdo mëngjes me ujë fytyrës, megjithatë ai nuk nxirte zë.
Pothuajse çdo ditë e shoqja i shkruante fjalë që e preknin, i ankohej për gjëmën që i kishte rënë në kokë, se ai ishte sebepi...
Dy javë më vonë, miku ynë kishte ndryshuar 100 %, ishte bashkëpunues, nuk shpërthente në valë mërzie, e kontrollonte veten...
Një ditë, pas gjithë atyre përpjekjeve të së shoqit, asaj i erdhi goja më në fund. Në fakt, asaj nuk i kishte ikur goja, por thjesht kishte aktruar. Ai i premtoi si dhuratë se do të shkonin për pushime jashtë shtetit dhe në fakt e mbajti fjalën.

Dy javë iu deshën ta bëjë terbijet dhe ia arriti!
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Nga toka e Lejles sa here kaloj
Muret e shtepise se saj puth dhe me duar i prek
Nuk jane muret ato qe dashuroj
Por ate brenda tyre, e qe zemren ma djeg.
Kajsi, mexhnuni i Lejlase.

Kur degjoi kalifi per sevdane e madhe te Kajsit per Lejlane, kerkoi ta shohe sepse mendoi qe do ishte e bukura e dheut. Por kur e pa, ajo s'ishte vecse nje beduine ezmere, kocke e lekure, e shemtuar dhe aspak e bukur.
"Pas kesaj ke lene mendte e kokes Kajs e ke mbush dynjane me poezi?!" e pyeti kalifi.
O Prijes i besimtareve! Merr syte e mi ta shohesh bukurine e saj! i tha Kajsi dhe vazhdoi avazin e vet me vjersha.
10385398_10153214391272698_5082572942296665291_n.jpg


Eh ceshtje dashurie kjo pune :P
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Sipas rrëfenjave të lashta të Kinës, një mbret deshi ta shpërblejë një qytetar të mbretërisë, për shkak të përkushtimit të tij. Ai i tha:”Do të të jap të gjitha pronat të cilat do i përshkosh në këmbë!”
Burri u gëzua shumë nga ky premtim i mbretit dhe menjëherë nisi udhëtimin e tij në këmbë. Pasi kishte përshkuar një distanca të gjatë, ndjeu lodhje dhe vendosi të qëndrojë aty. Aq sa kishte shkelur i mjaftonin. Por kur hodhi shikimin nga ana tjetër, gjerësia e tokave të gjelbra, pyje pafund, lumenj dhe kafshë të egra, hoqi dorë dhe vazhdoi rrugëtimin për më shumë prona.
Përshkoi distancë të gjatë në këmbë dhe mendoi të ndalej dhe të kthehej duke u mjaftuar me aq, por sërish hezitoi dhe vendosi të vazhdojë të ecë për më shumë. Në mendje i vinin fëmijët, nipërit e mbesat e tij që do i gëzonin këto toka. Ai shihte fëmijët e vegjël, pasardhësit e vet duke luajtur në ato vende, duke gjuajtur kafshë të egra dhe duke falënderuar gjyshin e tyre që ishte lodhur aq shumë për ta.
Ai vazhdoi të ecë e të ecë, për të mos u kthyer më kurrë. Disa thonë se u gjet pa frymë i shembur përtokë, dikush tjetër thotë se humbi rrugën nëpër pyje dhe nuk dinte si të kthehej, dikush tha se e hëngrën egërsirat. Gjithsesi, ajo që dihet është se ai nuk posedoi as dhe një metër tokë nga ato që përshkoi në këmbë. Ai nuk u mjaftua, nuk u ngop dhe lakmoi më shumë. Histori që përsëritet...
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Sorrën dhe bilbilin i mbylli në kafaz një zullumqar
Sorra i tha bilbilit: “Kush nga ne këndon më bukur o xhanëm këngëtar?
Si thua o zë ëmbël, e bëjmë dot bashkë një garë?
“Mos aman!” – i tha bilbili – “se s’jemi nga e njëjta farë,
Këngët i kemi të ndryshme, e si mund të futemi në garë?”
“Epo, do këndosh se s’bën” – i tha sorra këmbëngulësisht
Meqë jemi mbyllur këtu, do garojmë miqësisht,
“Krreu” – bëri sorra disa herë dhe i tha biblilit të mjerë:
“Hajt, fillo ti tani të të dëgjoj një herë!”
Nga zori i gjori zërin e ëmbël nxori,
“Ah medet bilbil, vdekja që s’të mori!”
“Të thashë që unë këndoj më bukur” i tha sorra bindshmërisht
Po s’besove, e pyesim dikë që do gjykojë paanshmërisht,
Pranë kafazit rrinte një gomar dhe pëlliste me zë të lartë
“Ta pyesim gomarin” - tha sorra – “se ky ka veshë të gjatë”
Cili këndojmë më bukur, unë apo ky bilbil këngëtari
“Bukur ia thotë bilbili, por ty moj sorrë s’ta kalon dot” – tha gomari
“Ke të drejtë” – tha zë ëmbëli – “kështu ka qenë gjithmonë,
Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë”
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Na ishte sec na ishte:
Ishin 3 shoke. Te tre ishin personalitete te ndryshme, por prap kishte raste kur mendimet tu bashkoheshin.
Nje dite njera kish blere nje bluze.
Asaj i dukej yll e tha do e vesh ta shohe tere bota
Tjetrit i dukej si bluze mall kinez,
i treti tha: Shume bluze e bukur! Bli sa me shume te tilla.

Tani pyetja qendron a ja vlente bluzja apo jo? Po ku di gje une.. shije shije kjo pune :P

Tag: @Aver, @Aki
haha
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Hahahah sa per bluzen do thoja ska rendesi nese ja vlente bluza apo jo, rendesi ka te ndjehet mire ai qe e vesh :P

Sole shume gjera te bukura me pelqyen teper, me kujtove dy foto nga interneti me kete:

img_9402.jpg


V4vfNLT.jpg

I'm Ed hahah :D
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

“Biri im, pastro bindjen ndaj Zotit permes sinqeritetit te perjetimit te brendshem qe vlefteson punen e bere publikisht. Mos mendo se ajo qe ben ne publik, ka me shume rendesi ne shpetimin tend, se ajo qe ben ne fshehtesi. Ngjashmeria e vepres se bere publikisht ne krahasim me ate te bere ne fshehtesi, eshte si ngjashmeria e gjetheve me rrenjet. Veprat e tua publike jane si gjethet, ndersa ato te kryera ne fshehtesi si rrenjet. Nese rrenjet kalben, e gjithe pema shkaterrohet, perfshi gjethet dhe trungun. Dhe nese rrenjet jane te shendetshme, e gjithe pema eshte e shendetshme, perfshi frutat dhe gjethet. Pamja e pemes mbetet e mire per sa kohe qe rrenjet e saj jane te fshehta, te pamundura per t’u vrojtuar. Po ashtu, feja e nje personi mbetet e sakte, per sa kohe ai ka nje realitet te brendshem dhe sekret, qe perputhet me veprat e tij publike, te kryera per hir te Zotit. Realiteti yt i fshehur eshte themeli i fese tende, ndersa veprat publike jane dekorim i saj, nese kerkon sinqerisht kenaqesine e Zotit.” – Wahb Ibn Munabih

text-love-grass-surface-fluffy-clouds-sky-34551836.jpg
 

Attachments

  • text-love-grass-surface-fluffy-clouds-sky-34551836.jpg
    text-love-grass-surface-fluffy-clouds-sky-34551836.jpg
    329 KB · Shikime: 0
  • text-love-grass-surface-fluffy-clouds-sky-34551836.jpg
    text-love-grass-surface-fluffy-clouds-sky-34551836.jpg
    329 KB · Shikime: 0
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

13532948_10209161345246145_2541021837986240194_n.jpg
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Pas shumë lodhjesh dhe pas një përkushtimi të gjatë, nxënësi arriti ta përfundojë kursin e pikturës tek mjeshtri më i madh. Pak para se të ndahej me nxënësin e tij të përkushtuar, mjeshtri i tha mendueshëm:”O bir! Dua që pikturën tënde të fundit ta vendosësh në një shesh ku kalojnë sa më shumë këmbësorë! Poshtë pikturës vendos një laps të kuq dhe mbi tablo vendos një poster ku tu kërkosh kalimtarëve që të lokalizojnë gabimet në pikturë!”
Nxënësi veproi sipas këshillës së mjeshtrit të tij. Tabloja u vendos në vendin më të frekuentuar nga këmbësorët. Poshtë saj qëndronte lapsi i kuq dhe anash binte në sy mbishkrimi ku u kërkohej kalimtarëve që të lokalizojnë vendet që, sipas tyre, kishin ndodhur gabime gjatë punimit.
Në fund të ditës, nxënësi i zellshëm vuri re se tabloja ishte mbushur me kryqe të kuq, shenjë kjo e gabimeve të shumta në punim. Kjo e zemëroi tej mase. Mori tablonë në dorë dhe u nis tek mjeshtri i tij i madh.
Me duart që i dridheshin, ia zgjati mjeshtrit ta shohë sa shumë gabime i kishin konstatuar njerëzit në punimin e tij, të cilin e mbante si më të mirin.
Mjeshtri u hodhi një sy kryqave me laps të kuq, u mendua pak dhe i tha:”Shumë mirë biri im! Tani dua ta flakësh tej mërzinë dhe të punosh një tablo krejt të re, të cilën ta vendosësh sërish tek vendi ku kalojnë më shumë këmbësorë. Por, kësaj radhe, në vend të lapsit të kuq, dua të vendosësh të gjitha bojërat dhe penelat, si dhe në mbishkrimin e posterit të shënosh:”Ju lutem! Merrni penelin dhe korrigjoni gabimin, që sipas jush, është bërë gjatë punimit!”
Menjëherë nxënësi ia nisi punës dhe veproi ashtu siç e kishte këshilluar mjeshtri i tij i madh.
Me ta përfunduar tablonë, vajti tek sheshi ku kaloni këmbësorët, vuri tablonë në një vend të dukshëm, bojërat, penelat dhe ngjiti mbishkrimin ku u kërkonte këmbësorëve të korrigjojnë gabimet.
Në fund të ditës vajti të shohë rezultatin.
Penelat dhe bojërat as që ishin prekur me dorë. Tabloja ishte pa asnjë korrigjim. E mori dhe vajti tek mjeshtri, i cili kur e pa shtoi:”Biri im! Herën e parë u dhe mundësinë njerëzve që të shprehin kritikat dhe pakënaqësitë e tyre karshi veprës. Dhe ata, shpalosën talentin e tyre në kritikë dhe e bënë këtë në mënyrën më të pamëshirshme të mundshme. Mund të them shumë mirë që pjesë e kritikës është bërë dhe ndonjë që nuk ia ka fare haberin nga piktura.
Sakaq, herën e dytë, ti u kërkove të kontribuojnë pozitivisht në përmirësimin e tablosë, u kërkove të shpalosin kreativitetin dhe aftësitë e tyre positive. E në këtë rast, njerëzit hoqën dorë nga diçka të cilën nuk e njohin.
O bir! Shpërblimin e punës dhe të mundit tënd mo sprit ta marrësh nga ata që nuk ia kanë haberin dhe nuk e kuptojnë atë që bën ti!


Jillian-Woodward-paints-a-window-wreath_FINAL-600x474.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Nxënësi hiperaktiv!

Mësuesja kërkoi prindin e një nxënësi që të paraqitet në shkollë, për të biseduar rreth ecurisë së djalit të tij në mësime. Ajo kishte shumë vërejtje dhe pakënaqësi për të.
Me të ardhur prindi, pasi u përshëndetën ajo i tha:”Ju kam kërkuar për djalin tuaj. Ai ka nevojë për Ritalinë (ilaç që u jepet personave që vuajnë nga mungesa e përqendrimit dhe hiperaktiviteti). Ai nuk lë dy gurë bashkë, i shqetëson nxënësit e tjerë dhe na prish mësimin. Sigurisht që as vetë nuk mëson fare!”
Prindi e pranoi propozimin e mësueses, por djali i tij i tha:”Jo se mua më vjen turp të pi ilaçin para shokëve e shoqeve të klasës! Ata do të më tallin pastaj!”
Mësuesja i tha:”Nëse është kështu, unë propozoj që kur të vijë orari i pirjes së Ritalinës, unë do të dërgoj të më sjellësh një kafe nga bufeja e shkollës. Ndërkohë, ti shko tek dhoma e mësuesve dhe pije Ritalinën atje. Pastaj më sill kafenë. Askush nuk do e kuptojë!”
Si babai dhe djali e pranuan këtë propozim.
Gjërat vazhduan si mos më mirë për disa kohë. Ritalina kishte dhënë rezultatet e veta.
Mësuesja e thirri të atin një ditë për ta falënderuar për bashkëpunimin dhe për ti thënë se i biri i ishte kthyer normalitetit, kishte sjellje të pëlqyeshme, ishte i qetë dhe kishte përmirësim të dukshëm.
Sigurisht që i ati u gëzua shumë nga fjalët e mësueses së djalit. Ai e falënderoi dhe vlerësoi jashtë mase bashkëpunimin mes tyre.
Pasi u kthyen në shtëpi, ai e thirri djalin e tij dhe pasi e puthi në ballë i tha:”O bir! Sot më thirri mësuesja dhe më tha se ishte e kënaqur me përmirësimin tënd dhe ndryshimin e suksesshëm tëndin në mësime dhe sjellje!”
Djali iu përgjigj:”Gjërat janë krejt ndryshe nga ajo që i mendoni ju babi. Sa herë që shkoja për të pirë Ritalinën, unë e hidhja tabletën në kafenë e mësueses dhe ia çoja ta pijë. Që atëherë, mësuesja ka qenë më e qetë, na mësonte siç duhej dhe na trajtonte me më shumë dashuri!”
Shpesh herë, para se të fajësojmë të tjerët, duhet të shohim nëse jemi ne ata që duhet të ndryshojmë diçka në sjelljet tona!
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

Te mjafton nje kujtim, diçka nga e kaluara, ta krahasosh me te tashmen, dhe te kuptosh sa shume ka ndryshuar jeta. Sa shume gjera kemi lene pas, prej sa prej tyre kemi hequr dore. Sa shume kemi luftuar per gjera te pavlera, dhe sa pak i kemi vlersuar gjerat qe i kemi akoma. Sa njerez jane larguar, dhe se sa te tjere kemi njohur. Te mbyllesh syte madje e kupton qe ke ardhur ne nje pike qe se ke pritur se do te vije ndonjehere. Ndjen nostalgji, te vie te qash, por kjo eshte e bukura e te harruarit, duhet te shkelesh mbi xhamat e kujtimeve te bukura, dhe te mbash deri ne nje destinacion peshen e dhimbjes.
Do e ndjejme dhimbjen thelle, aq thelle sa ndonjehere do heqim dore nga gjithçka, por pas nje kohe do te kujtojme e do qeshim. Do themi se sa e pavlere ishte. Sepse kjo eshte koha apo jo? Mirepo puna qe bene ajo eshte thjeshte puna jote, jo e saj, te te bej te harrosh. Ne fakt ti s'harron kurre, thjeshte nuk kujton, nuk rikujton, dhe nje dite veshtire kujton.
Dhe ne do te ndjejme dhimbje, do ta kalojme, dhe do te qeshim serish.
 
Titulli: Ceshtje kendveshtrimesh kjo pune :D

PARALELE! :)

Dy të verbër duke ngrënë së bashku.
Po i thotë qorri qorrit:
- Mos e mbush lugën aq shumë!
-Po ti ku po e di që po e mbush shumë?!
-Po meqë unë po e mbush shumë, kështu po mendoj edhe për ty!

Kjo për ata të zhyturit në mbrapshti që mendojnë se edhe të tjerët janë të njëjtë!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top