Le të kënaqemi tani,për të vuajtur pastaj.
ثshtë koha kur kush nuk ka një smartphone në dorë, është ndryshe nga të tjerët, kush nuk di të përdor rrjetet sociale, është i ‘prapambetur’.
Të gjithë sot rrinë nëpër rrjete sociale, fëmijë, adoleshente, studente, të rritur, madje edhe të moshuar, gjithkush ka një arsye që e përdorë, dikush për qejf, dikush për punë e kështu me radhë.
Por të gjitha kanë një pasoje, që quhet ’TEXT NECK SYNDROME’
اfarë është Text Neck Syndrome?
Text Neck Syndrome është sindroma e tejpërdorimit ose tendosja e vazhduar e muskujve të qafës por edhe të supit gjatë kohës që koka e personit është e përkulur para dhe shikimi është për poshtë, pra e thënë më thjeshtë pozicioni i kokës gjatë mbajtjes në dorë të një smartphone, iPad, apo pozicioni përpara kompjuterit. Kjo çon në rritjen e peshës dhe presionit në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore,pra në qafë.
Kjo lidhet shumë me këndin e përkuljes së kokës para ne lidhje me boshtin qendror. Sa më shumë të jetë e përkulur koka para, këndi rritet-forca rritet dhe në këtë mënyrë ‘rritet pesha’ e kokës dhe në këtë mënyrë shtohet presioni ne pjesën e shtyllës kurrizore si në muskuj, ligamente, nyje, në diskun intervertebral. Sipas sa më shumë kohë të kalojë në këtë status aq më shumë pasoja do të ketë.
Vizionplus