Ceceni, “ruletë ruse” me fund fatal në dasmë

Ketrushe

Pianistia
Duhej të ishte thjesht një shaka por është kthyer në një tragjëedi para të afermve dhe miqve.

Në Astrakhan të Cecenisë gjatë një dasme, dhendërri ka shkrepur disa herë pistoletën në kokë dhe me pas ka ftuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë.

Një dëshmitar ka marrë pistoletën dhe e ka shkrepur në kokë, por kjo ka rezultuar fatale sepse “ruleta ruse” nuk e ka falur të riun, pasi nga tyta ka dalë një plumb, duke e plagosur rëndë në kokë. Plumbi prej gome ka prekur kafkën, duke i shkaktuar dëshmitarit dëme të rënda shëndetësore.

Sipas burimeve spitalore, djali ka ngelur i paralizuar, ndërsa dhendërri u arrestua. “Doja thjesht të ngrohja turmën dhe t’u tregoja dicka të vecantë. Nuk e besoja se dikush do përsëriste gjestin tim”, tha ai para policisë.

info
 
Titulli: Ceceni, “ruletë ruse” me fund fatal në dasmë

cfare budalliqesh...po luhet me arme
 
Back
Top