Ceca dëgjohet në Shqipëri, vjen reagimi i këngëtares serbe

Arfenilla

Themelues i Forumit
Këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika për faktin se gjatë këtij sezoni veror, këngët e saj po dëgjohen me të madhe në Shqipëri.

Numri në rritje i turistëve serb e ka bërë të veten, ndonëse ‘gisht’ duken të kenë edhe pronarët e resorteve që kanë shtuar në listën e tyre këngët e këngëtares së turbo-folkut serb të ndërlidhur me krimin dhe mafian, transmeton Prive.

E fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa të tjera, në Shqipëri.

Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë.


Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.

Me gjasë, për një të ashtuquajtur këngëtare që bën muzikë pa asnjë vlerë duhet të jetë edhe e habitshme që muzika e saj të dëgjohet përtej tregut të saj serb, tragjikisht në Shqipëri.

ceca-1.jpg
 
Shume zhurme per asgje.

Pa marre parasysh faktin qe ne Gji te Lalzit ka shume muhaxhire nga Goxhas(fshat afer Dr ku flasin serbisht ne shtepi dhe me njeri tjetrin) por turizmi nuk shkon me patriotizmin, o njeri o tjetri.
Une kam degjuar ne mes te Prishtines te Boro dhe Ramizi kenget e Ceces dhe Draganes!

Pastaj te pakten ne Shqiperi serbet jane shembullore si turiste, dhe kete e them si dikush qe punon ne sektorin turistik.

Dhe e fundit-
Arti nuk njeh kufij!
 
Tregtia eshte tregti o halil(cit nga filmi flaka malev)?
 
Redaktimi i fundit:
Bash me këtë sjam dakord, pavarësisht krimeve që i ka bo bashkeshorti kësaj, Ceca ose Svetllana ka shumë këngë të bukura.
Edhe ceca eshte e bukur valla?po eshte armike e shum viktimav?
 
Edhe ceca eshte e bukur valla?po eshte armike e shum viktimav?
Nuk e ke kuptuar komentin timë, e di që kanë bërë krime kjo pjesë nuk diskutohet. Unë fola për muzikën e saj se është e mirë, jo për at se është e bukur.
 
Nuk e ke kuptuar komentin timë, e di që kanë bërë krime kjo pjesë nuk diskutohet. Unë fola për muzikën e saj se është e mirë, jo për at se është e bukur.
Po e dim se edhe muziken edhe vet eshte e bukur,po neve sikur na i vret veshet muzika tyre..nejse qefe qefe kjo dynja.?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top