Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Çastet medituese: Forca e çuditshme e mendjes

Çastet medituese: Forca e çuditshme e mendjes
1595769448135.png


Me mendimet dhe aspirata të përditshme dhe të drejta mund të realizojmë të gjitha ëndrrat tona, të arrijmë qetësinë shpirtërore dhe kënaqësinë

Deri në perfeksion arrihet me ushtrime, durim dhe qëndrueshmëri, ndërkaq rezultatet e dëshiruara të angazhimit tonë kurrë nuk do të mungojnë!


Në vazhdim të këtij teksti do t’ju ofrojmë këshillat për jetë të shëndetshme, të lumtur dhe të suksesshme me praktikimin e të cilave arrijmë deri te lumturia e vërtetë!

Gjithsesi, mënyra më e lehtë për të filluar meditimin është duke u përqendruar në frymëmarrjen- shembull ky shumë shpeshtë i njërës prej metodave më të njohura medituese: përqendrimi.

1. Meditimi me përqendrim

Gjatë meditimit me përqendrim kërkohet të përqendrohemi në një pikë të vetme. Kjo mund të nënkuptojë numërimin e frymëmarrjeve, përsëritjen e një fjale të vetme, nguljen e syve ne një dritë qiriu, dëgjimin e një tingulli që përsëritet ose duke numëruar.

Meqë përqendrimi i mendjes nuk është i lehtë, është mirë të fillohet me vetëm disa minuta meditimi në ditë dhe të provojmë të rrisim kohën e meditimit çdo ditë.

Me këtë mënyrë të medituarit, vetëm rifokusojeni vetëdijen tuaj në objektin e zgjedhur për vëmendje sa herë që vëreni që ju është larguar përqendrimi. Në vend se të ndiqni mendimet, ju vetëm leni ato të largohen. Me anë të kësaj metode aftësia juaj për t’u koncentruar përmirësohet.


2. Meditimi me mendje të mbushur

Ky lloj meditimi nxitë praktikuesin të observojë mendimet e ndryshme gjersa ato enden në mendjen tonë. Qëllimi është të mos përfshihemi në to ose t’i gjykojmë ato, por thjesht të jemi të vetëdijshëm për secilin shënim mendor që ngritët.

Me anë te kësaj metode, ju do mund të vëreni që mendimet dhe ndjenjat tuaja kanë tendencë të paraqiten në radhitje jo të rëndomta. Çdo herë e më shumë do jeni të vetëdijshëm për tendencën e njeriut për të gjykuar një përjetim si të mirë ose të keq, të këndshëm ose të pakëndshëm. Me ushtrime të vazhdueshme, do të arrihet një baraspeshë e brendshme.

Në disa shkolla të meditimit, nxënësit përdorin një kombinim të metodave të lartpërmendura. Shumica e metodave kërkojnë gjendje të qetë fizike- disa në shkallë më të lartë e disa më të vogël, varësisht nga mësuesi.

3. Metoda tjera medituese

Ekzistojnë edhe metoda tjera medituese. Për shembull, një metodë e meditimit që praktikohet mes budistëve përqendrohet drejtpërdrejtë në kultivimin e dhembshurisë. Kjo përfshinë paramendimin e ngjarjeve negative dhe rimodelimin e tyre me një dritë pozitiviteti me anë të dhembshurisë.

Ka poashtu edhe metoda medituese me lëvizje, si tai chi, qigong, meditimi me anë të ecjes, etj.


Përfitimet nga meditimi

Edhe nëse relaksimi nuk është qëllimi juaj i vetëm i meditimit, ai është gjithmonë pjesë e rezultatit.

Kërkimet kanë vërtetuar këto të mira afatshkurtra të sistemit nervorë të fituara nga meditimi: Ulja e shtypjes se gjakut, përmirësim i qarkullimit të gjakut, ulje e të rrahurave të zemrës, reduktim i djersitjes, përmirësim të frymëmarrjes, ulje e stresit, ngritje e ndjenjës së mirëqenies.

Kërkimet e fundit janë duke vëzhguar nëse praktikimi i vazhdueshëm i meditimit tregon rezultate në të mira afatgjate.

Në filozofinë budiste, përfitimi kulminant i meditimit është lirimi i mendjen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojë, siç janë rrethanat e jashtme ose emocionet e forta të brendshme.

Praktikuesi i liruar ose i ‘ndriçuar’ nuk i ndjekë dëshirat ose nuk zihet në grackë nga eksperiencat pa nevojë, por në të kundërtën ai ka mendje të qetë dhe ndjenjë harmonie të brendshme.

Si të meditojmë: Meditim i thjeshtë për fillestarët

▪ Uluni ose shtrijuni rehat.
▪ Mbyllni sytë.
▪ Mos merrni mundimin të kontrolloni frymëmarrjen; thjesht merrni frymë lirshëm.
▪ Përqendrohuni në frymëmarrje dhe mënyrën si trupi juaj lëvizë me secilën marrje dhe lirim të ajrit.
▪ Vështroni gjoksin, krahët, brinjët dhe barkun. Thjesht vini mendjen frymëmarrjes pa u munduar të kontrolloni intensitetin e saj.
▪ Nëse u ikë mendja nga ushtrimi atëherë vetëm ktheni prapë përqendrimin në frymëmarrje.
▪ Mbani këtë metodë për 2-3 min për fillim, pastaj provoni periudha më të gjata.

/Telegrafi/
 
Meditimi ne krijimtarine e Zotit, per mua ka pasur efekt cdohere.
 
E ka thonë gjyshi im...Screenshot_20200726-161221~2.png
Oowwmmmm...
 
Une e praktikova gjate kohes se izolimit dhe lujta mendsh me thane te afermit dhe shoqeria lol
 
Une e praktikova gjate kohes se izolimit dhe lujta mendsh me thane te afermit dhe shoqeria lol
Varet ç'a tuknike ke përdor ti duhet me e myll ç'do muhabet me oowwmmmm ????
 
Varet ç'a tuknike ke përdor ti duhet me e myll ç'do muhabet me oowwmmmm ????

Kuptoja cdo gje pa fol ne ate kohe veten time njerezit qe me rrethonin kafshet madje dhe gjethet e pemeve kur flisnin. :D
 
Kuptoja cdo gje pa fol ne ate kohe veten time njerezit qe me rrethonin kafshet madje dhe gjethet e pemeve kur flisnin. :D
Prandaj qeke cmen ti imagjino tu të qa hallet edhe kafshët - qeni : Marla I see dead people ??

?
 
Prandaj qeke cmen ti imagjino tu të qa hallet edhe kafshët - qeni : Marla I see dead people ??

?
Ndryshimi eshte qe ne ate proces ti care vetem per veten tende je nje degjues i mire por thua I dont care per ty por vetem per veten time. Nuk quhesh egoist por i/e dashuruar me ato qe shpirti yt i brendshem do me shume.
 
Ndryshimi eshte qe ne ate proces ti care vetem per veten tende je nje degjues i mire por thua I dont care per ty por vetem per veten time. Nuk quhesh egoist por i/e dashuruar me ato qe shpirti yt i brendshem do me shume.
/Macja të thotë për qenin - Marla get rid of that f**king pussy (?)
??
 
/Macja të thotë për qenin - Marla get rid of that f**king pussy (?)
??
Ne farmville-in tim Utopia macet dhe qente flejne bashke. Cdo gjallese jeton ne paqe me njera tjetren mbasi kane aplikuar artin e meditimit lool
 
Ne farmville-in tim Utopia macet dhe qente flejne bashke. Cdo gjallese jeton ne paqe me njera tjetren mbasi kane aplikuar artin e meditimit lool
?? Must have love in that house I'm sure about it that's why the animals follow the example ?
 
Gjithsesi po meditoj ka disa dite
Shikoj tavanin fiksoj dhampadarin e mendoj
Don't think to much act!
Hajde ktej ta bojm men bashke ???

Ta thyjme apo jo Dhampadarin ?
 
Perdorni dhe tinguj binaural kur te meditoni ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back