Cana zëvendësim i Alonsos te Liverpooli?

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke menduar një transferim befasues për kapitenin e Marseille, mesfushorin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, nëse Xabi Alonso shitet gjatë kësaj vere.

Siç raportojnë mediat angleze, Benitez është një fans i madh i shqiptarit dhe ka intensifikuar interesimin për të ditëve të fundit.

Trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar informata nga ish-lojtari i Liverpoolit, Boudewijn Zenden, i cili tash aktivizohet tek lideri i tabelës së kampionatit francez.

Cana do t’i kushtonte klubit anglez rreth 10 milionë funte, që mund të mbulohet nga buxheti i Benitez, veçanërisht nëse Alonso shitet tek Juventusi apo Arsenali, që janë dy nga ekipet e interesuara për të.

Benitez njeh lojën e Canës edhe nga takimet që ekipi i tij i ka zhvilluar me Marseillen në dy sezonet e fundit, në fazën grupore.
 
Titulli: Cana zëvendësim i Alonsos te Liverpooli?

fantazi! do Zoti arrihet kjo :).
Code:
http://www.telegraph.co.uk/sport/football/leagues/premierleague/liverpool/5248768/Rafael-Benitez-looks-to-Lorik-Cana-as-Xabi-Alonso-set-for-Liverpool-exit.html
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top