Cana shtrëngon dhëmbët: Në fushë për fitore

cent

...Lontano
Kapiteni i Shqipërisë është i dëmtuar dhe ka ende dhembje, por siguron se do të jetë medoemos në fushë, për të ndihmuar skuadrën ta nisë mbarë fushatën kualifikuese

25f7wcw.jpg

Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe kuqezinjtë e Shqipërisë nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull. Fushata kualifikuese për Brazil 2014 nis nga Qipro dhe të gjithë janë të përqendruar te kjo sfidë, duke mos e menduar përballjen me Zvicrën, ku disa mijëra tifozë kuqezi do të jenë të etur t’u tregojnë disa kundërshtarëve në fushë se kanë zgjedhur fanellën e gabuar.

Lorik Cana, kapiteni i Shqipërisë, siguron se skuadra po mendon vetëm për Qipron, me synimin për ta nisur sa më mirë edicionin e ri. Cana siguron edhe se do të jetë në fushë, pavarësisht dëmtimit që e ka penguar ta bëjë një gjë të tillë me Lacion.



- Lorik, ju jeni shqetësimi kryesor për të gjithë, për shkak të dëmtimit. Si është gjendja juaj tani?

- Jam dëmtuar para një jave dhe për këtë shkak kam munguar edhe në dy ndeshjet e fundit të Lacios, në Europa League dhe së fundi në kampionat, kundër Palermos. Nuk jam në gjendjen më të mirë, por po mundohem që të jem gati të premten. Ndiej ende shqetësime në shpinë dhe besoj se do t’i kem ndoshta dhe për një periudhe dyjavore.

Gjithsesi, jam duke punuar ngushtë me stafin mjekësor të kombëtares dhe trajnerin, por dua ta theksoj se, do të jem patjetër në fushë kundër Qipros, për ta ndihmuar skuadrën. Prezenca ime do të jetë sigurisht për të fituar ndeshjen.

- Trajneri Xhani De Biazi deklaroi se lojtarët duhet ta harrojnë fitoren 6-1 ndaj Qipros. Ju si futbollistë, e keni harruar?

- Asnjë ndeshje nuk harrohet. Trajneri e ka thënë se nuk duhet të bazohemi në atë ndeshje, pasi kundërshtari ka grumbulluar lojtarë të tjerë, dhe për më tepër kjo është një ndeshje zyrtare. Rezultati 6-1 është arritur në një ndeshje miqësore; skuadra jonë ka qenë në ditë të mirë, ndërkohë që tani jem pak më keq në aspektin e lojtarëve.

- Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria është dukshëm më mirë se Qipro. Sipas jush, a kemi kaq shumë diferencë me Qipron?

- Për mendimin tim, niveli i Shqipërisë me Qipron është i përafërt. Në aspektin e klubeve, Qipro qëndron shumë më lart, pasi do të na duhet ta presim ende gjatë ditën kur Shqipëria do të ketë një ekip në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Qipriotët kanë jo pak futbollistë cilësorë. Të dyja skuadrat nuk kanë diferenca të mëdha dhe ndeshja do të vendoset nga detaje shumë të vogla.

- Kundër Qipros do të jetë ndeshja e parë zyrtare për këtë vit, dhe për më tepër e trajnerit Xhani De Biazi. Sa mund të ndikojë fakti që luajmë në fushën tonë?

- Ne duhet të përgatitemi që t’i shfrytëzojmë në maksimum gabimet e tyre, të shfrytëzojmë forcat tona. Mendoj se, përveç përgatitjeve tona, një faktor jo pak i rëndësishëm do të jetë dhe mbështetja e madhe nga ana e tifozëve. Ata mund të bëjnë diferencën midis dy skuadrave.

- ا’mendim keni për dy prurjet e reja, Alban Mehën dhe Burim Kukelin?

- Kukelin e njoh pak. E kam parë kur ai ishte te Lucerna dhe luajtëm një ndeshjen miqësore kundër tyre, me Lacion. Kemi biseduar edhe në atë kohë për kombëtaren. Më vjen mirë që është grumbulluar, pasi është lojtar me përvojë dhe vjen nga një kampionat cilësor, si ai i Zvicrës. Luan rregullisht dhe aktivizohet në një pozicion ku edhe kemi nevojë. Më vjen mirë që nga dëshira e tij dhe e Federatës Shqiptare të Futbollit tani ai do të luajë për vendin tonë.

Alban Mehën nuk e kam parë të luajë, por e kam ndjekur në disa aksione, duke shënuar edhe gola nga loja ose goditje standard. ثshtë lojtar me kualitet. ثshtë 26 vjeç dhe luan në Bundesligën e dytë gjermane, që është dhe një nga kategoritë e dyta më të mira në Evropë. Besoj se edhe Meha do të sjellë diçka ndryshe në ekip. Sa më shumë lojtarë të kemi, aq më tepër do të rritet dhe cilësia. Për këtë jam shumë i kënaqur.

- Katër ditë pas Qipros do të luajmë në Zvicër, ku pritet një stadium i ndezur dhe i mbushur me shqiptarë…

- Ajo është një ndeshje tjetër. E di që pritshmëria për atë ndeshje është jashtëzakonisht e madhe, por një gjë ju garantoj: vëmendja e ekipit kombëtar ndaj Zvicrës nuk është më e madhe se ajo për Qipron, pasi është fillimi i edicionit.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, që në shtëpinë e saj të grumbullojë sa më shumë pikë. Dhe ky është qëllimi ynë kryesor. Kjo fillon nga ndeshja me Qipron. Këtë mund ta konsideroj edhe si ndeshjen më të rëndësishme të edicionit, pasi duam ta fillojmë sa më mbarë.





Somario

“Niveli i Shqipërisë me Qipron është i përafërt. Në aspektin e klubeve, Qipro qëndron shumë më lart, pasi do të na duhet ta presim ende gjatë ditën kur Shqipëria do të ketë një ekip në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve”



“Pritshmëria për atë ndeshje është jashtëzakonisht e madhe, por një gjë ju garantoj: vëmendja e ekipit kombëtar ndaj Zvicrës nuk është më e madhe se ajo për Qipron, pasi është fillimi i edicionit”





Kombëtarja takon sponsorët

Katër kompanitë, bashkëpunim i pakushtëzuar nga rezultatet



Dashuri Kombëtarja e Shqipërisë është takuar dje me sponsorët e saj, në një “sallë” konferencash të improvizuar në diskon verore në kompleksin “Tropikal”. Përballë kuqezinjve kanë dalë përfaqësuesit e kompanive Plus, Tepelena, Union Bank dhe Eurokoha, në shoqërinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit i falënderoi të gjithë sponsorët, për përkrahjen financiare, por edhe morale që ata i japin skuadrës.

Presidenti theksoi se mbështetja e sponsorëve është e pakushtëzuar nga rezultatet që arrin skuadra, ndonëse pranoi se sukseset e Shqipërisë i bëjnë mirë imazhit të kompanive sponsorizuese. Të njëjtën gjë vunë në dukje edhe katër përfaqësuesit e kompanive, duke u shprehur të lumtur nga bashkëpunimi me kombëtaren kuqezi. Në fund, secili prej tyre mori nga një dhuratë simbolike nga skuadra kombëtare e Shqipërisë.



Francezi “fal” Canën

Përfaqësuesi i kompanisë celulare Plus, francezi Zhylien Kustari, e nisi fjalën e tij me doza humori, duke iu drejtuar kapitenit kuqezi, Lorik Cana. “Jam tifoz i Paris SG dhe u mërzita shumë kur shkove te Marseja. Tani, me rastin e sponsorizimit të kombëtares shqiptare, ta kam falur këtë transferim”, tha Kustari.



Italiani “braktis” të kaltrit

Luciano Cirilio, përfaqësuesi i “Uji Tepelena”, i premtoi jo vetëm mbështetjen e kompanisë së tij, por edhe besnikëri personale skuadrës kuqezi. “Tani jam tifoz i Shqipërisë, edhe në rast se do të luajë kundër Italisë”, tha italiani. Nga mimika nuk u kuptua nëse ishte shaka apo e vërtetë…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top