Buzhala djalit të Enver Hoxhës: Babi yt ka qenë një kafshë e egër

Arfenilla

Themelues i Forumit
10811592-10152425783536479-1296885203-n.jpg



Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas intervistës së djalit të Enver Hoxhës, Ilirit, i cili e ka lavdëruar babanë e tij, duke thënë se ai i ka sjellë të mira Shqipërisë.
Buzhala ka shkruar një status, ku i drejtohet Ilirit, duke i thënë se babai i tij ka qenë një nga kafshët më të egra.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës në Facebook

Baba yt, Ilir, ka qenë njëra prej kafshëve më të egra të truallit europian përgjatë shekullit të 20'të. Për nga lavdia në brutalitet, mizori dhe mungesë totale të humanizmit, baba yt mundet me u krahasu me: Adolf Hitlerin, Stalinin, Sllobodan Milloshevicin. Tjetër është që baba yt nuk ka pasë mundësi, e as fuqi, e shyqyr që nuk ka pasë, sa të sipërapostrofuarit, sepse jam i bindur qe bota do të lemerisej. Ilir, nëse të ka marrë malli për metodologjinë e babës tand, doku pak deri në Kore të Veriut.

Unë çdo ditë befasohna me tolerancën e shqiptareve karshi kësaj krekosjeje kriminale, të pasardhësit të një krimineli monstruoz. Kurrë nuk do të kërkoja që Iliri të ndëshkohet për krimet e të atit, por sigurisht se do të kërkoja që të ishte vepër e dënueshme me ligj, çdo kush që guxon t'i thurë lavde regjimit absurd hoxhjan.

Nëse krimet e Milloshevicit i 'kuptojmë', sepse kryesisht, ose në pjesën më të madhe, janë kryer mbi etni tjera, këtë të Enver Hoxhës as në këtë drejtim s'mundesh me e kuptu.

Qysh është e mundur, që pas gjithë atyre librave, shkrimeve, rrëfimeve, të ngjashme me ato mbi Holocaust'in, prapë të dalë faqebotës Iliri e të flasë për 'vepra'. Phu bre pleh bre njeri. Mjafton vepra monumentale e at Zef Pllumbit, për krimet e babës tand, qe ti mos me e hapë kurrë gojën, përveç kur ha bukë ose pi ujë.

Toleranca e shqiptarë
ve përballë këtyre deklaratave është në vetvete një lloj mazohizmi kombëtar. /albeu.com/
 
Titulli: Buzhala djalit të Enver Hoxhës: Babi yt ka qenë një kafshë e egër

Te drejte ke o Berat te drejte ke por ne jemi popull tolerant..........sidomos kur nuk duhet te jemi!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top