Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Buzëqeshja
Flitet se arma më e fuqishme e shumë njerëzve është buzëqeshja. Me qeshje lirohet një sasi e madhe e energjisë nervore.
Qeshja i zbutë pasojat e stresit çfarëdo lloji qoftë ajo.
Shumë njerëz gjatë bisedës së tyre plotësisht i kushtojnë vëmendje fjalëve përderisa si për çudi gati pothuajse në tërësi e lënë anash gjuhën trupore, ato lëvizje të trupit dhe të fytyrës.
Përkundrazi, nëse dikush dëshiron të arrij përshtypje të mirë te pala tjetër, duhet të mësoj se kjo në mas të madhe varet nga buzëqeshja si dhe nga mimika.
Ata që miren me studimin e mimikës na bëjnë me dije se ekzistojnë disa tipe të buzëqeshjes dhe secila e ka domethënjen e vet. Ajo mjaft mirë mund të na e zbulojë karakterin e një njeriu.
Shumë njerëz buzëqeshjen e përdorin si maskë për t'i fshehur emocionet e veta. Me siguri keni patur rast në jetën tuaj t'ia parashtroni dikuj ndonjë pyetje dhe si përgjigje ka pasuar buzëqeshja dhe ndërrimi i temës.
Kjo tregon se keni ngacmuar fuqishëm emocionet e personit dhe për ta mbajtur kontrollin ju është përgjigjur me buzëqeshje. Disa hulumtues theksojnë se personat që qeshen edhe atëherë kur nuk kanë arsye për një gjë të tillë me këtë tregojnë se nuk kanë siguri në vete.
Nëse dikush qeshet fort edhe nëse ia tregoni ndonjë mahi të pakripë, me këtë ju e zbuloni sensin e dobët për humor të tij.
Buzët e mbledhur në buzëqeshje enigmatike të cilat mezi puthiten e që fare pak vërehen. Personat e tillë që kanë këtë buzëqeshje, thonë psikologët, janë të kujdesshëm dhe të pasigurt.
Buzëqeshja e hapur dhe e ngrohtë, shumë emotive është karakteristikë e personave shumë pozitivë. Personat e tillë janë me atë tregojnë se sa janë të lumtur që takohen me dikë.Buzëqeshja e tillë është shumë joshëse.
Buzëqeshja plotësisht e hapur gati infektive është ajo që dominon në gjithë fytyrën.
Mollëzat e faqeve janë të ngritura, këndet e buzëve të ngrehura e sytë shkëlqejnë si yje.
Tirana Live
Redaktimi i fundit: