sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Buzëqeshja, një pasuri më vete
Buzëqeshja pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin...Një buzeqeshje nuk kushton asgjë, por krijon shumë. Pasuron ata që e marrin, pa varfëruar ata që e japin. Për një moment është jeta e saj,por kujtimi i saj i paharrueshëm. Nuk ka asnjë të pasur që mund të bëjë pa të, dhe asnjë kaq të varfër kur nuk e jep atë. Buzëqeshja krijon lumturi brenda në shtëpi, dhe jep gëzim në punë. ثshtë çlodhje për të lodhurit, një rreze dielli për të dëshpëruarit, antidoda më e mirë që ka nxjerrë natyra për të mërziturit. Dhe pavarësisht nga kjo, nuk mundemi, as ta blejmë, as ta lypim, as ta marim borxh dhe as ta vjedhim, sepse atëherë nuk do të vlente asgjë. “Do të vlente vetëm atëherë kur do të na e dhuronin” Dhe në qoftë se do të gjendet dikush, që i lodhur dhe i zhgënjyer nga jeta, nuk do të na dhuronte një buzëqeshje, do të kishit mirësinë t’i jepnit një tuajën. Sepse asnjë njeri nuk ka nevojë për një buzëqeshje, sa atij që nuk i ka ngelur asnjë njeri që t’ia dhurojë. Kinezët e vjetër dhe të urtë e kanë një maksimë të cilën ia vlen ta mbajmë mend: ‘’Kush nuk di të buzëqeshë, mos të mundohet të luajë rolin e tregtarit.’’ Mirëpo, kjo nuk reflektohet vetëm te tregtarët.
Buzëqeshja e kthjellët i duhet cdo qënie njerëzore
Buzqëqeshja asgjë nuk kushton, por ka domethënie të madhe. Ajo i pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin. ثshtë e shkurtër sikur rrufeja, por mbetet në kujtesë përgjithmonë. Askush nuk është aq i pasur saqë të mos i nevojitet një buzëqeshje,dhe askush aq i varfër saqë buzeqeshja të mos mund ta pasuronte. Sipas specialistëve buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës, e kënaqësi në marëdhëniet afariste. Ajo është formula e miqësisë. Buzëqeshja është pushimi për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, e diell për të mërziturit, terapi për të sëmurët. ثshtë e pamundur të blihet, të lypet, të huazohet apo të vidhet, sepse buron direkt nga zemra. Buzëqeshja askujt nuk i nevoitet aq sa pikërisht atyre të cilët asgjë tjetër nuk mund të na dhurojnë si shpërblim.
Fuqia e buzëqeshjes
Të buzëqeshësh nuk është diçka e thjeshtë ,është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson buzëqeshja ka një fuqi të parezistueshme. Me një buzëqeshje të kthjellët e të sinqertë sipas tij,ju do të krijoni një përshtypje të mirë dhe do të bëni për vete personat që ju synoni ti përvetësoni. Ajo është çelësi I zemrave dhe i suksesit. Watson konstaton se nuk është e lehtë të buzëqeshësh sepse ekzistojnë një numër pambarim buzëqeshjesh, prandaj duhet të kemi kujdes që buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, falso, cinike por të jetë e e sinqertë, joshëse, inteligjente, denjuese, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bën për vete, që ngjall tek të tjerët dëshirën për t’u afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj. Një gazetë e njohur amerikane në një anketë të bërë me 147 mijë femra se cilin tip mashkulli preferoni 1. mashkullin serioz, të matur, të rëndë apo 2. të hareshëm, alegro me buzëqeshje në buzë në çdo rrethanë të jetës, 93% ishin për tipin e dytë. Kujdes pra, mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.
Gazeta: Shqiptare