“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Love

βeℓℓe â๓e
100904.jpg


Fotografi britanik Jille Peters ka vizituar së fundi fshatrat malore të Shqipërisë, me synimin e vetëm për të fiksuar përmes fotosh portretet “burrnesha” të femrave shqiptare, ato të cilat e kanë jetuar gjithë jetën si burrat, për arsye që lidhen me kulturën dhe shoqërinë e tyre.

Këto vajza ndryshojnë identitetin femëror që në moshë të vogël si mënyrë për të shmangur kodin e vjetër që zbatohet në klanet tribale që përcakton se gruaja është pronë e burrit.

Liria për të votuar, drejtuar makinën, udhëhequr biznesin, për të fituar para, pirë, tymosur, veshur dhe për të mbajtur armë kanë qenë tradicionalisht ekzskluzivitet i meshkujve.

“Burrneshat” lartësohen nga statusi i femrës në atë të burrit duke i garantuar asaj të gjithë privilegjet e meshkujve. Për këtë ndryshim femrat presin flokët, veshin rroba meshkujsh dhe ndonjëherë ndryshojnë dhe emrin.

Më e rëndësishme se gjithçka është se ajo betohet se do të mbetet e virgjër për gjithë jetën. Ajo bëhet “ai”. Kjo praktivë vazhdon edhe sot megjithëse shihet si traditë e vjetruar ende ka disa “burrnesha”.
Burimi: shekulli


100901.jpg


100902.jpg


100903.jpg


100906.jpg


100907.jpg


100908.jpg


100909.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Po tallen keto??
Duken nofulla 3 metra e gjere e burrit...
Burrnesha ska te beje me pirjen e duhanit..
Ishin ato qe zgjidhnin te mos martoheshin.. dhe as qe iknin me te tj,ne rast se prindi skish djale edhe ne nje fare menyre per tu kujdesur per prinderit
Pastaj normal qe merzitesh gjithe diten ia fut edhe nje te thithme llulles duhanit te gjyshit
Dikur ishte pare edhe me ndryshe por ketyre fotove su besoj.

Une di nje rast nga zonat malore ku kesaj edhe pse e martuar i therrisnin niperat o mbesat Bab--
Ndoshta sepse vellezerit e kane pare gjithmone qe kujdesej per ta se di cte them.
 
Titulli: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Po keto apo keta qenkan burra! perveq te foto e 4 dhe 5 se duken si femra.Po mir nese duan te kujdesn per familje pse te behen sikur se burrat edhe 1 femre mudn te kujdest per familje dhe te duket femer e jo keshtu kot njerzesh.
 
Titulli: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Eshte shume e vertet cka thote dhe artikulli. Kjo ishte nje shkembim i identitetit te vajzave me lirine e tyre , dmth e vene ne nje rang me nje burre. Vihet re me se shumti ne zonat e veriut si ne Shqiperi ashtu dhe ne ish Jugosllavi.

Pra duke mohuar identitetin biologjik personal vene ne radhe te pare nevojat e e te tjereve si dhe lirine e veprimit te tyre.

Sipas kanunit ,vetem ketyre(femrave) "burrneshave" u lejohej te marrin gjakun e fare fisit.

Eshte nje zgjedhje e ketyre femrave ne ate kohe patriarkale ose jane keto feministet e para qe mbanin qendrim e me se shumti pergjesi ,ne nje bote shume te varfer sentimenale per femren.
 
Titulli: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Eshte e vertet i kam par dhe ne tv dedikuar ketyre. Ne fakt mendoj se ka te bej me ato femra qe kane me sh hormone mashkullore e si rrjedhoj bejne veprime e jetojne si djem.Plus qe mund te kete dhe nga ato qe e bejne per arsye te tjera ... te fitojne sa me shume te drejta ....mqs kanuni favorizon meshkujt!!! Bohh mua me duket si e pa kuptim kjo gje...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top