Burrnesha e qytetit

Guest2

Antarë i Respektuar
1480171488shkurtan.jpg

Shkurtan Hasanpapaj, një nga burrneshat e fundit në Shqipëri. Gjatë gjithë jetës ka jetuar në fshatin e lindjes në Tropojë, por tashmë në moshën 82-vjeçare ka vendosur zbresë në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.


“Unë që fëmijë kisha qef të shkoja me bagëti dhe vishesha me pantallona. Asnjëherë nuk pranoja të vishja rroba femrash. Por rroba djemsh”, rrëfen Shkurtan Hasanpapaj.

Në familje ishin 4 motra dhe 2 vëllezër. Prinderit i kishin vënë emrin Shkurte, por qëkur ishte fëmijë e bëri këtë zgjedhje për të cilën thotë se nuk është penduar.

“Dëshira edhe për të ndihmuar vëllanë, familjen. Kisha qejf vazhdimisht. Më thoshin që të martohesha, po nuk kam pranuar asnjëherë.
Nuk e di gjë fare ça janë ato punë. Nuk jam penduar hiç, asnjë fije. E bëra dhe e zbatova deri në fund”, thotë ajo.

Sot ka pak të afërm. Ata janë nipër e mbesa që shkojnë dhe e takojnë apo edhe e marrin në telefon nga jashtë.

“Kanë ardhur më kanë parë, e më shohin djemtë e motrave, çikat e motrave, nipat, të gjithë. Vijnë e më shohin, po kush ka mundësi merr në telefon vazhdimisht. Në fshat kanë respekt të tërë. 120 numra telefonash kam që më marrin në telefon nga të katër anët e fshatit dhe të koperativës që kemi qënë dikur”, thotë Shkurtane.

Në fshat thotë se kanë mbetur edhe dy burrnesha që herë pas here janë bërë objekt i dokumentarëve dhe filmave, ndërsa me të mbërritur në Shkodër ka nisur një tjetër jetë nga ajo e fshatit.

“Dal në Pazar, kthehem. Rri shoh televizor. Rri me njerëzit këtu, me burra dhe gra. Kur isha e re kisha punë plot. Kam qënë brigadier dhe siç ishte në atë kohë, vetëm punë”, vijon Shkurtane.

Burrneshat shpesh janë bërë objekt i dokumentarëve dhe filmave nga regjisorë dhe producentë të huaj. Interesi ka qenë i madh vitet e fundit në mënyrë të veçantë jashtë Shqipërisë, pasi historia dhe jeta që kanë bërë ka ngjallur kuriozitet të madh.
Top-Channel.
 
Titulli: Burrnesha e qytetit

Ky qenka rast pak me i rralle. Zakonisht burrneshat jane bere ne rastet kur nuk kane pasur mashkull ne familje. Kjo/ky.. i paska pasur 2 vellezer dhe prap qenka percaktuar per tu bere burrneshe.
 
Titulli: Burrnesha e qytetit

Nuk me pelqejne!
Femra duhet te qendroje besnike ne fisin, gjinine ne te cilen i perket!
 
Titulli: Burrnesha e qytetit

e çeshte kjo jetë: dal në pazar, shoh tv, kam 120 numra qe me thirin... as njera as tjetra send si duhen.

Kur per ty eshte mirë... ok, mirë.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top