Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

Love

βeℓℓe â๓e
ELSA-BALLAURI-300x221.jpg

Nga: Elsa Ballauri

Keni veçuar një konkluzion nga shtypi i vendeve ku, për mendimin tim, roli i burrit dhe gruas në familje është në një tjetër stad nga ai i Shqipërisë. Baballarët shqiptarë mund të jenë fëmijërorë dhe të pavëmendshëm, por kjo ka arsye të ndryshme nga ato që trajtoni.

Unë mendoj se në përgjithësi burrat shqiptarë janë të pavëmendshëm në familje, ose më mirë janë pjesërisht të vëmendshëm – për ato pjesë që ata “mbulojnë” më mirë tradicionalisht: të qenët i rëndësishëm, përtac, të ndjehen të përkëdhelur nga gruaja dhe të tjerët në marrëdhënie me punët e shtëpisë, detyrimi i tyre është të punojnë që të sjellin para në familje…

Natyrisht që sot, me një këndvështrim ndryshe të shoqërisë për jetën, për familjen, në një kohë që çifti ndjehet më i hapur dhe më i lirë për të vendosur, në një kohë ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të rëndësishme dhe kane tronditur psikologjinë konservatore, rolet ndryshojnë. Por roli i burrit shqiptar, nuk ndryshon në “përkëdhelje”.

Ai realisht, për fat të keq, edhe ne rastet kur është “në dorën e gruas”, përsëri kërkon të qëndrojë në pozicionet e tij të rëndësishme maskiliste: për këtë e ndihmojnë opinioni i përgjithshëm shoqëror rreth tij, e ndihmon memorja historike, e ndihmojnë strukturat e shtetit dhe të shoqërisë që janë më shumë në funksion të tij…dhe sidomos e ndihmon më shumë… vetë gruaja.

ثshtë ajo që nuk e kupton zotësinë e saj dhe që nuk e vë dot në funksion të së mirës së përgjithshme, që do të thotë ta shfrytëzojë për të arritur respektin e të tjerëve karshi saj, apo atë që ne i themi shpesh barazinë në familje. Gjithmonë, nëse pozicioni i njërit apo tjetrit bashkëshort do të jetë më i përulur se tjetri, kjo nuk përbën tendencën për barazi, por për mungesë respekti dhe si rrjedhim iu jep marrëdhënieve në çift dhe në familje më shumë tension dhe drama.

Sigurisht që ka burra të grave të suksesshme, këta nuk reagojnë të gjithë njëlloj: një pjesë e shohin këtë si “nënshtrim” të tyre dhe kjo është pjesa më kompleksive e burrave që trashëgon traditën konservatore dhe nuk pranon barazinë, një pjesë tjetër e shohin si një fitore edhe të tyre, ndjehen të respektuar pranë një gruaje të suksesshme, dhe një pjesë tjetër, thjesht nuk dinë ç’të bëjnë dhe mund të bien edhe në depresion për këtë.

Ndonjëherë më duket se burri, është rezultat i mentalitetit të ngushtë të shoqërisë dhe ka pak fleksibilitet, ndërsa gruaja është më e zonja për ndryshimet, por më modeste dhe më pak e guximshme.

 
Titulli: Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

Ja te presim c'fare na sjellin meshkujt tone ne k'te rast :)
 
Titulli: Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

Analize realiste me ngjan , por do bejm çeshte e mundur te ndryshojm .
 
Titulli: Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

Si zakonisht realitet janë të hidhura, por gjithashtu nuk do të ishte adekuate të nxjerrim kontekstet e jetës sonë sociale dhe t'i krahasojmë me civilizimet e shoqërive tjera.
 
Titulli: Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

Un kam menduar se te kesh mbiemrin me zi,,ne shqipri te shohin si mesi,,
por ne shqipri te shtrojn edhe lloj lloj pyetjesh per te cilat nuk gjejn vet pergjigje,,
gjithsesi ne shqiptaret jemi akoma shum te but si struktur,,lengjet me te cilat ne perzihemi nuk na lejojn te bejm hekurin ton çelik!
 
Titulli: Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

Tani realitetin ta flasim gjendja nuk se eshte perfekte, e as afer se perfektes, por edhe kaq zi sa mundohem ta paraqesim dhe me kaq dramaticitet edhe nuk se eshte.

Shpesh shof shkrime te gazetareve (te cilat ne vendin tone zakonisht as nuk kan shkollim adekuat e as pervoje, madje as te martuara) te cilat qajne me kuje te madhe bazuar ne rastet ekstreme. Duhet ta dije gruaja shqiptare, edhe gazetaret (edhe keto feministet qe kerkojne diskriminim pozitiv) se megjithate edhe ne boten e civilizuar qe permendin ato gruaja ngelet grua.

Me ka rastise te vizitoje here pas here edhe qytete e vende tjera, sidomos te rajonit, dhe them te drejten se brenda shtepive te tyre nuk kam hyre, por nga jashte nuk duket se funksionon keq. Po pse thuani ju se ne perendim gruaja rri tere diten me teledirigjues ne dore??? Po pse thuani ju se ne perendim gruaja, qe jeton ne viset rurale, nuk merret me punet e zakonshme???? A po mos i shifni ju atje tere diten burrat me hekur, enelarese, apo duke lare e shperlare tepite e oborret????

Hove, hove seq kam nje pershtypje (sidomos ne KOSOVE) se femren e ka kapluar njefar dalldie e sikletshme, njefar deshire masturbuese per ta tejkaluar burrin me te drejta por jo per tu barazuar me te ne pune!

Ndonjehere kjo lloj curravitje me ngjan me protestat e homove??? Ore ju mire qe beni marredhenie mes vete por pse eshte e rendesishme te dilni ti tregoni botes se cfare po beni mes vete???? Kshu edhe ca nga graria! Te pakenaqura klithin dhe bejne thirrje se ne cunat edhe pse kryejme pune duhet te dalim sokakut poshte e perpjete duke bertitur: Une laj enet?? Une fshije shtepine? Une laj banjon?? Une ziej darken??? Vertete e deshironi kete?????

Nuk them se kemi shoqeri me shprehje maskiliste por nuk se jemi e tille. Une po flas per vete meqenese jemi te dy ne pune kam pershtypjen se punet i kemi ndare mjafte mire. Une munde te fshije dhe laj por qe se kam rehatin te paloje enet ne tharese dhe ta rregulloj fshesen bukur. Pra nuk kam sy femre per dekorimet ne shteppi por kjo nuk dmth. se jam maskilist.

Femra shqiptare ne kete sense dallohet me dy menatlitete: Femra shqiptare kosovare (nje qejflije dhe qe besa dembelice e papare) dhe femra shqiptare e Shqiperise qe realisht marrin ne familje me shume pergjegjesi dhe jane me shume punetore.

Per me shume do shkruaj ne vazhdim te temes per kisha thene qe femra para protestes do ishte mire te ballafaqohet me pergjegjesite.
 
Titulli: Burri shqiptar, rezultat i mentalitetit të ngushtë

citim:
Dhe sidomos e ndihmon më shumë… vetë gruaja.
ثshtë ajo që nuk e kupton zotësinë e saj dhe që nuk e vë dot në funksion të së mirës së përgjithshme, që do të thotë ta shfrytëzojë për të arritur respektin e të tjerëve karshi saj, apo atë që ne i themi shpesh barazinë në familje. Gjithmonë, nëse pozicioni i njërit apo tjetrit bashkëshort do të jetë më i përulur se tjetri, kjo nuk përbën tendencën për barazi, por për mungesë respekti dhe si rrjedhim iu jep marrëdhënieve në çift dhe në familje më shumë tension dhe drama.

_Zonja mire eshte shprehur,,por kjo prap ne vend qe te mbroj femren ne form reale e ka "gjuajtur dhe hyr ne hak me kete qe ka pohuar"
Kjo thote se femra ka faj qe nuk nejf vleren e saj dhe zotesin e saj per te qen e pavaruar.
Por Zonja me siper e ka pyetur veten se ku fillon rrenja e integrimit te femres..ka pyetur zonja qe ato femra qe nenshtrohen apo jetojn nepermjet frymes se burrit,,(ndoshta dhe duke u dhunuar psikollogjikisht e fizikisht)ndoshta nuk kan pas mundesin te bejn as shkollen 8 vjecare,,te ken mundesin qoft kjo dhe minimale per te demostruar mundesin dhe zotesin e tyre.
Pra eshte e leht te kapet problemi nga gjethet,,e pemes,,por ti tento sa te duash te shtrengosh gjethet per tu ngjitur apo qendruar ne peme por ato te leshojn dhe thyen brinjet ne tok.
Ndaj duhet te njohim pemen rrenjet,,trupin dhe deget,,qe te kemi dhe ngjitjen e sukseshme.
Ndaj diskutimi i saj me duket shume i percipet,,biles me ngjan me nje debat egoist nga ana e saj,,dhe tregon qe nuk e njef mire realitetin Shqiptar,,ose me mire ka jetuar gjithmon en ate boten e saj te vogel ku ndryshimet mes burrit e gruas jan me shume per ceshtje psikollogjike se sa mundsie qe s'te eshte dhen kurr te demostrosh kush je.
Shoqeria shqiptare ka novoj per stabilitet social,ka nje turbullir qe valon nga nje mas heterogjene qe hyn ne veprim reaksionesh te ndryshme,,,qe japin ne fund mbetje acide qe helmojn familjen,,mardhenjet burr- grua dhe mbar mentalitetin shoqeror.
Qe kjo te ndryshoj pik se pari duhet arsimimi,kulutra e pergjithsme tjetersimi psikollogjik e social,,duhen kushtet per nje jete normale dhe shancet minimale per tu realizuar ne vetvete ti kete gjithesecili individ e meqe po flasim per femren c'do femer,,gje e cila mungon totalisht ne shume zona rurale dhe jo vetem ne Shiperi.
Dua te them nje shprehje te popullit: FUKARALLEK MASKARALLEK.

Keshtu qe shqiperia me nje ekonomi ku shumica vujn per copen e bukes,,nuk kan deshiren as kohen as psikollogjin te stabilizojn mardhenjet gjinor,,por shoqeria funksionon ne "form barbare"
ku i madhi han te voglin dhe i forti sundon te dobtin.
preka nje pjes te ketij dikutimi se ketu nuk mjaftojn sociloget mbar per te analizuar situaten.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top