Burri ishte steril, gruaja lind fëmijën falë mrekullisë së shenjtit Antonio

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Sipas mjekëve në Kairyn, nuk ka asnjë sëmundje të padurueshme. Një gjë e tillë ka ndodhur me sa duket gjatë kohëve të fundit në Itali, për një grua nga Verona dhe bashkëshortin e saj. Në Basilica është paraqitur një grua dhe bashkëshorti i saj, të cilët kanë kërkuar ndihmë tek mjekët, pasi mashkulli nuk kishte mundësi të lindte fëmijë, pra ishte steril. Pas kurave të shumta, mjekët nuk i kanë dhënë shpresë burrit, por ja që ka ndodhur një mrekulli. Bashkëshortja e tij ka ngelur shtatzënë dhe ka mundur të sjellë në jetë një fëmijë. Ata e kanë quajtur Giovanni. Gjithçka ka nisur në fillim të vitit të shkuar, kur burri, siç ai vetë i ka thënë priftit të qytetit, At Enzo Poiana, ka shkuar të vizitohej, pasi gruaja e tij nuk ngelte dot shtatzënë. Gruaja kishte bërë disa analiza, por gjithmonë dilte se nuk kishte asnjë problem. Ajo nuk ngelej dot shtatzënë për shkak të sterilitetit të bashkëshortit, i cili nuk ishte në mënyrë absolute aspak pjellor. Të dy vendosën të adoptonin një fëmijë, por më parë, duke qenë se ishin besimtarë, por nuk frekuentonin shumë kishën, vendosën të bënin një vizitë në Basilica del Santo. Një nga ditët, burri vendosi të rrëfehej tek Ati Francesco Ruffato. Burrë e grua ndoqën udhëzimet që Ati iu dha, bashkë me bekimin e tij dhe shprehën dëshirën e madhe për tu bërë prind. Ditët në vijim shkuan në Romë me qëllimin për të takuar edhe Papa Frncesco-n. Kur u kthyen në shtëpinë e tyre, ata gjetën në kutinë postare një foto të shenjtorit Antonio, të cilën e futën në një sirtar, ndërsa disa ditë më pas, gruaja zbuloi se kishte ngelur shtatzënë. “Ata as vetë nuk e besonin. Testi i shtatzënisë i bëri të ndihen tej mase të lumtur. Ata mendojnë se ishte një mrekulli e shenjtorit kjo gjë. Para pak ditësh gruaja solli në jetë fëmijën e tyre”,- tha Ati Poiana. /a.s/noa.al
 
Titulli: Burri ishte steril, gruaja lind fëmijën falë mrekullisë së shenjtit Antonio

Nje gje eshte e sigurt, nese nuk e ka lene shtatzene Antonio me siguri e ka bere Massimo, ose Piero, ose Giorgio, ose Renato, ndoshta Giulio, ndoshta edhe Giuseppe lol
 
Titulli: Burri ishte steril, gruaja lind fëmijën falë mrekullisë së shenjtit Antonio

Gabim Burri ishte steril, gruaja lind fëmijën falë mrekullisë së shenjtit Antonio
e pra kot nuk i thon i shenjtlol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top