Burri e tradhëton me parukieren që e bëri nuse

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Një histori dashurie dhe tradhëtie është shënuar në Uells, të Mbretërisë së Bashkuar.
Martesa e 23 vjeçarit Harry McNeil, zgjati shumë pak pasi e shoqja Bronwen Phillips, e martuar me të pas një lidhje gjashtë vjeçare, zbuloi se ishte tradhëtuar as më shumë dhe as më pak, por me parukieren që e kishte bërë nuse, Alexandra Kotri.
Tradhëtia u zbulua dy javë pas martesës dhe Harry pasi u braktis nga e shoqja, nisi ta “bombardonte” me mesazhe dhe telefonata pafund, duke i kërkuar që ta falte. Përballë kësaj sjellje të 23 vjeçarit, Bronwen u drejtua për në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje.
Më 17 dhjetor ai u paraqit në shtëpinë e Phillips duke goditur derën në tentativë për të hyrë brenda. Nisur nga sjellja e tij McNeil është ndaluar që ti afrohet të shoqes si dhe është vënë nën mbikëqyrje për gjashtë muaj. Parukierja e kontaktuar nga mediat britanike deklaroi se ishte njohur me 23 vjeçarin, pak kohë para dasme kur ai kishte shoqëruar Broneen të rregullohej dhe nga aty kishte nisur lidhja mes tyre, e cila u zbulua pak ditë pas dasmës nga e reja./a.y/noa.al/
jjtv6h.jpg
 
Titulli: Burri e tradhëton me parukieren që e bëri nuse

hahahaha cja pasa bere mire derrii,ta tradhtoj me parukieren :P
 
Titulli: Burri e tradhëton me parukieren që e bëri nuse

Amann vetem me ate joooo
Te gjitha po vetem ate jo, si falet!!
 
Titulli: Burri e tradhëton me parukieren që e bëri nuse

Kjo bruna sh ,e bukur ... tani un se mora veshe cila ishte parukiera?
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top