Lauri
Anunnak
Lloji i burrave që ju nuk i njihnit
Diku atje në boshllëkun e asgjësë ku lëvizin qeniet e çdoditshmërisë, atje ku asgjë nuk ndodh dhe gjithçka e jetshme lëviz uturimshëm, janë ai lloji i burrave që nuk njihnit. Janë burra që strukin fara në zemrat e tyre, fara që mbijnë sapo një përkëdhelje e ngrohtë, një vështrim drithërues, një pikë shiu prek faqet e mendimeve të tyre. Ata ecin pezull në ajër, si pendë, sepse kanë sy që shikojnë përtej malit të trashë të paraqitjeve, shkulmi i ajrit që thithin u gufon thellë, pulsi i ritmit të tyre i frytshëm, u vërshon si lumenjtë kur shuajnë etjen e përrenjve të rrëmetit.
Nëse i takoni, dhe ato janë fare pranë jush, edhe pse preferojnë të mos bien në sy, i njihni nga buzëqeshjet e tyre të turpshme, nga një hije e rëndë që u peshon në nënlëkurë, në buzët që mbajnë kyçur. I heton nga duart që rrëmojnë në xhepa duke kërkuar fjalët e duhura, të thënë kurrë shumë shpejt, por gjithmonë shumë të zhytur në mendime.
Shpesh ato preferojnë të heshtin, por fjala dhe dritimi i mendimit të tyre lexohet në çdo fragment të portretit. Balli i gjerë u shndrin e brazdave të rrudhave u rrëzohen dritëhije, ku gjithnjë shkruhet një meditim.
Ata burra janë pemë me rrënjë të trasha që pleksen thellë në tabanin që dridhet, rrënjë që dinë të kapen pas ëndrrave, kur era fryn fort e varka e dëshirimeve të tyre përpëlitet mbi dallgët e tashmërisë që dëbojnë brigjet.
Janë ata burrat që ju nuk njihnit, që, kur zemrat e tyre digjen, se kanë dashuruar kaq shumë, janë të sigurt se kanë dhënë një shembull të mirë për të treguar burrat që ikin dhe vijnë kur duhet, flasin dhe hesht sepse duhet.
Dhe nëse një ditë i takoni në rrugën e ekzistencës tënde, mos e vrisni mendjen nëse nuk u’a dini emrin, vetëm vështroni me buzëqeshjen dhe heshtjen tuaj ngucmëtare, sepse është e vetmja gjuhë që di të flasi shpirtja e tyre poetike. Atyre u bëzan prania dhe fjala e shkruar, shpirti prej fluturash dhe andjesh dhe zemra prej zjarri dhe drite. Ata edhe heshtin me vështrimin që hyn thellë brenda nesh, me hirin që u shpupurish flokët dhe mendimet.
Ata janë ai lloji i burrave që ju nuk i njihnit, ndoshta shumë nga ju nuk i kuptojnë, pak, fare pak munden ti pranojnë. E megjithatë ata janë diku aty, në heshtjen që flet dhe pranin që ndjeni brenda jush.
Albert Vataj