Burrat, nuk i njohin femrat që kanë në krah

ERA_VL

missing you....
Shumë prej tyre nuk dinë as ngjyrën e syve dhe rolin profesional të gruas së tyre, për të mos folur pastaj për ushqimet. Kjo mungesë vëmendjeje i çon çiftet jo rrallëherë drejt grindjeve dhe konflikteve të ndryshme

“Jemi të martuar prej 40 vjetësh dhe burri im, çdo mëngjes më pyet nëse dua kafe. Sa i sjellshëm do të mendoni ju. Sa keq që unë nuk e pi kafen, sepse më dhemb stomaku”. Pavarësisht se çiftet ulen çdo ditë në të njëjtën tavolinë për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, burrat duket se nuk dinë asgjë për gratë apo shoqet e tyre. Sipas asaj që tregon “Daily mail”, miliona anglezë nuk i njohin mirë shoqet e tyre, madje shumë nuk dinë të thonë as se çfarë ngjyre i kanë sytë. Por ky nuk është problem vetëm i anglezëve, të njëjtin shqetësim femrat e kanë kudo. Kjo mungesë vëmendjeje, shpesh e patolerueshme, është një prej arsyeve që i çon çiftet jo rrallëherë drejt ndarjes. Një sondazh i bërë tek 2 mijë meshkuj brenda parfumerive, ka treguar se 12 për qind nuk e di ngjyrën e syve të së dashurës, 10 për qind nuk e dinë ditën e lindjes, ndërsa 8 për qind as që e ka idenë për ngjyrën natyrale të flokëve.

Pastaj një në tre nuk është në gjendje të thotë se cili është parfumi i preferuar i femrës që ka në krah. Shumë kanë probleme serioze me veshjet, por dhe më i rëndë është fakti se nuk dinë me saktësi rolin saj profesional apo emrin e mikeshës së ngushtë. Kjo lloj injorance u krijon meshkujve jo pak probleme, sidomos kur bëhet fjalë për të bërë dhurata në ditë të caktuara të vitit. Kërkuesit thanë se të paktën 27 për qind e meshkujve ka blerë veshjen me masën e gabuar. Megjithatë pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se femrat janë më të kujdesshme ndaj këtyre detajeve. Sipas ekspertes së marrëdhënieve në çift, Francine Kaye, ajo që për dikë është një datë e rëndësishme, mund të jetë pak e konsiderueshme për një mashkull: “Nëse doni që të kujtohet për detaje të veçanta duhet t’ia kujtoni. Me meshkujt nuk duhen përdorur kurrë nënkuptime. Thojani gjithmonë gjërat në mënyrë të qartë. Për shembull, nëse doni diçka për Shën Valentinin duhet t’ia kërkoni, sepse prej vitesh është vërtetuar se ata që nuk dinë të bëjnë dhurata ose bëjnë atë të gabuarën, janë meshkujt. Ata blejnë gjithmonë të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave”.

Dëshirat e femrave

Sipas sondazheve, 60 për qind e femrave mendojnë se është tepër romantike që partneri t’u propozojë për martesë ditën e Shën Valentinit, megjithëse në rast se e dashura jote dëshiron të martohet me ty, do ta mirëpresë propozimin kurdo qoftë. Një sondazh i kryer mbi më shumë se 8500 njerëz, zbuloi se dy të tretat e martesave kanë nisur me propozim zyrtar - që vazhdon të bëhet në pjesën dërrmuese të rasteve nga meshkujt. Një tjetër sondazh i zhvilluar në Amerikë, gjatë të cilit u pyetën 50 mijë veta, njerëzit mendojnë se propozimi është i nevojshëm.

Të gjitha studimet arrijnë në përfundimin se gjestet solemne në të tilla raste luajnë rol shumë pozitiv. Një tjetër studim amerikan tregoi se pjesa më e madhe e femrave pëlqenin që me këtë rast partneri t’u dhuronte një buqetë trëndafilash të kuq. Femrave u pëlqen gjithashtu që partneri atë ditë të gatuajë dhe ta përgatisë vetë atmosferën e rastit në shtëpinë e tij.
Ndarjet

Nëse në hapat e parë të dashurisë nuk vihet re mosha apo defektet e partnerit, me kalimin e kohës bëhet më e vështirë kapërcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave, në mënyrë që harmonia në çift të mos prishet. Një psikolog i Universitetit të Uashingtonit, prej vitesh studion mekanizmat që i bëjnë çiftet të ndahen me diferencë moshe, ose të qëndrojnë së bashku. Nga studimet e tij ka dalë se, një nga pikat kyçe të gjithë kësaj është mënyra se si këto çifte i përballojnë zënkat, nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre. Po cilat janë sjelljet për t’u shmangur ato që mbartin njëkohësisht edhe rrezikun e një ndarjeje? Pa frikë mund të themi kritikat për partnerin, për karakterin apo zhvlerësimi për personalitetin e tij. Zakonisht, pas zënkave funksionojnë për mrekulli edhe ofertat për t’u pajtuar. Kjo mund të arrihet fare lehtë, duke kërkuar falje, duke dhuruar një buzëqeshje, apo duke thënë një batutë të bukur. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë vërtet i ashpër, me tentativat për të riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd. Të gjitha këto çifte, pa përjashtim, zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar “dëmet”. Zakonisht minutat e para të një diskutimi janë gjithmonë ato kur njëri nga të dy personat tregon një problem, ndërsa tjetri i përgjigjet. Shpesh ato që e nisin janë gratë: nëse ajo do ta nisë me një kritikë të përgjithshme (Si është e mundur që ti nuk më ndihmon për asgjë?), atëherë situata është vërtet e rrezikshme. Ndoshta do të ishte më mirë një reagim më i butë dhe një qortim i specifikuar (Dje nuk më ndihmove ta bëja këtë...). Po reagimi i tij? Në çiftet më pak të qëndrueshme, bashkëshorti vihet menjëherë në mbrojtje dhe bëhet negativ shumë shpejt, ndërsa në ato më të qëndrueshme përpiqet të mbajë një sjellje pozitive sa më gjatë të jetë e mundur. Për psikologët, nuk duhet të sforcohesh me çdo kusht për t’u pajtuar para se të shkosh për të fjetur. T’i gjesh një zgjidhje problemit kur je i irrituar është shumë e vështirë, ndaj është më mirë që t’i rikthehesh problemit edhe një herë mëngjesin e ditës tjetër.

Gazeta Shqip
 
Titulli: Burrat, nuk i njohin femrat që kanë në krah

Nje tjeter duam me nje tjeter perfundojme dhe te tjer na duan ...
nuk e di ...por e ka dicka reale kjo fraz
per sa i kerket gustove..... nuk kam shum ne guzhin sepse cdo dit du dicka tjeter per te thy monotomin dhe e din qe kam probleme per sa i perket te hengmes....perkundrrazi.....AI KA GUSTO TE VESHTIRA....NUK HAN GJO !!!
pershembull...
mtha dikur qe i pelqente 1 gjo .... bla bla ...dhe un e shkreta doja tja gatuja neser.
dje i thash qe ty te pelqen "ajo gjoja" .,,,, pergjigjja : jo miiiiiiiiiiiii e thash kshu kot...
e ca tboj un ?
te vras veten ?...... mduket se me mu jan ndrru rolet lol
 
Titulli: Burrat, nuk i njohin femrat që kanë në krah

Shumë prej tyre nuk dinë as ngjyrën e syve dhe rolin profesional të gruas së tyre, për të mos folur pastaj për ushqimet. Kjo mungesë vëmendjeje i çon çiftet jo rrallëherë drejt grindjeve dhe konflikteve të ndryshme

Gazeta Shqip

Epo ky eshte fai juaj i mire pasi qe ne mbyllim syt dhe martohemi me ju :ciaoo:se sikur ti mbanim hapur e tju shihnim me mire hehe shume prej jush sdo gjendeshit ne krahet tane :gjujpeshk::gjujpeshk: kshu qe beni shyqyr ju se ne mbajme syt mbyllur kur jeni ju ne pyetje :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
E ato femrat qe i kemi ne shpine, a i njohim ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top