Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Burrat jetojne me pak se grate

Burrat jetojne me pak se grate
Grate jetojne me shume sesa burrat. Arsyeja nuk duhet kerkuar ne nje stil jete me te shendetshme dhe me pak stresuese, por ne spermen e meshkujve e cila ka efekte te konsiderueshme ne jetegjatesine e gjitareve.

Perfundimin e ka nxjerre nje studim japonez i bere mbi minj, i publikuar ne revisten “Human Reproduction”.

Ekipi i udhehequr nga Universiteti Bujqesor i Tokios ka krijuar ne laborator femra te minjve duke perdorur material gjenetik te dy nenave, pra pa nderhyrjen mashkullore, duke zbuluar se keto “super femra” kane jetuar mesatarisht 186 dite me shume ne krahasim me minjte qe kane lindur ne menyre tradicionale.

Nga studimi ka dale gjithashtu se minjte me dy nena ishin me te vegjel dhe me te lehte nga te tjeret dhe kishin nje sistem imunitar me te mire.
TCH
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

Un spara i besoj po me vjen ne mendje nje shprehje e vjeter 1 Burr plak 7 gra ;)
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

Normale me duket te shkatrojne jeten vetem te ankohen dine LOL LOL LOL
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

Zoti eshte treguar i mire ne kete rast me gjinin femerore :D
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

po normale kjo ska nevoje per shkenc
koken na e han femrat
:P :)
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

Ky nuk eshte asnje zbulim i ri.
Grate jetojne me shume sepse kan nje "engjell protektues" - ESTROGJENI - i cili i mbron nga disa semundje ( nder tyre dhe infarkti...).
Po ashtu grate kan nje te keqe te mire - SHPREHEN FLASIN.... dhe kjo i ben te eliminojne ndjenjat negative....kurse meshkujt...duke qen meshkuj skan LEJE te qajne....ose te hapen andej kendej se ca probleme kan:)
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

Arsyeja e vetme pse grate jetojne me shume eshte se ato nuk kan gra.....:ciaoo:
 
Titulli: Burrat jetojne me pak se grate

Ja dhe nje artikull, per ca thash per femrat
Hormonet femërore, privilegji i grave ndaj infarktit

Gratë, megjithëse janë më pak të rrezikuara nga infarkti se burrat, kanë më shumë frikë se mos bëhen viktima të tij. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Këshilli Kombëtar i Studimeve Nazionale të “FAO”-s. Gratë janë më pak të rrezikuara nga infarkti sesa burrat, falë një “ombrelle” estrogeni, hormoni femëror, që e mbron gjatë gjithë periudhës që ajo është e aftë të bëhet nënë. Ky konkluzion duhet ti bëjë gratë ta konsiderojnë veten një specie të mbrojtur.
Për të vlerësuar këtë aspekt, përveç identifikimit të personave me propabilitet më të lartë për të pësuar infarkt gjatë 10 viteve të ardhshëm, specialistët e FAO-s (Food and Agricolture Organization), kanë ndërrmarë një studim “Coronary Heart Disease Prevention Programme”, i cili synon të evidentojë faktorët e riskut për tu prekur nga sëmundjet që prekin sistemin kardiovaskular, si te meshkujt (nga mosha 45 vjeç), ashtu dhe te femrat (nga mosha 50-vjeçare e sipër, e nëse ishin në menopauzë në moshë më të re).
“Studimi – shpjegon përgjegjësi i studimit, Roberto Volp, na ka lejuar të vlerësojmë edhe nivelin e riskut te personat që kanë marrë pjesë në studim. Në fakt, pjesëmarrësve u është kërkuar që përpara se ti nënshtroheshin skanerit, të shprehnin një mendim rreth rrezikut që u kanosej me një shkallë vlerësuese: të ulët, mesatar, i lartë, shumë i lartë”.
Nga studimi, në të cilin morën pjesë 482 punëtorë (272 burra dhe 210 gra) ka rezultuar se 46% e grave nuk shfaqte asnjë lloj shenje se mund të kishte probleme me sistemin kardiovaskular, ndërsa te 16% e burrave shfaqeshin tre faktorë risku. “Në fakt - nënvizon Josef Pille, drejtor i Shërbimit mjekësor të FAO – nga përllogaritja e riskut për infarkt, ka rezultuar se gratë ishin shumë herë më pak të rrezikuara se burrat”.
Interesant ka qenë dhe lidhja që ekzistonte mes riskut të përllogaritru dhe riskut të përceptuar prej pjesëmarrësve në studim: ndërsa burrat kanë vlerësuar si duhet rrezikun që u kanosej, te gratë është vënë re një tendencë e qartë për ta mbingarkuar veten me idenë se ishin në rrezik të konsiderueshëm.
“Duket se te gratë -përfundon Volpe – në kontekste të ndryshme gjeografike dhe social-kultuore, shfaqen ndoshta më ankthioze, por sigurisht më të vëmendshme për gjendjen e tyre shëndetësore. Kjo vëmendje e veçantë, përveçse është një prej aspekteve që mund të shpjegojë se përse gratë jetojnë më gjatë se burrat, flet për rolin e gruas që në përgjithësi në familjen tradicionale është mbrojtësja e shëndetit të të gjithëve”.

Për kolesterolin kanë faj edhe genet

Nëse pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik, nuk arrini të mbanin nën kontroll nivelin e kolestrolit të keq, duhet të dini se faji nuk është i stilit tuaj të jetesës, por i geneve tuaja. Në fakt, një grup studiuesish të koordinuar nga Paul ثilliams i “Berkeley Labs Life Sciences Division” ka zbuluar se gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit të keq në gjak dhe disa individë duhet të lodhen më tepër se të tjerët, sepse janë më të ndjeshëm ndaj hiperkolesterolaminës.
Studimi i kryer në Kaliforni mbi disa çifte binjakësh identikë pranë Departamentin të Energjisë në “Laërence Berkeley National Laboratory” dhe “Childrens Hospital Oakland Research Institute” (CHORI), është publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”.
Studimi duket se ofron një motiv për faktin se disa prej nesh kanë fatin e keq të kenë nivelin e kolestrolit të lartë, edhe pse qëndrojnë mjaft të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që hanë, ndërsa të tjerë mund ti lejojën vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave të dëmshme për organizmin. Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 28 çifteve binjakësh identikë, me përputhmëri gjenetike, por me stile jete të ndryshme, për të vleërsuar peshën e geneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet të ulët (LDL) shkaktare për prodhimin e kolesterolit të keq, mjaft të dëmshëm për shëndetin kardiovaskular.
Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipe dietash alternative, një me përbërje të ulët yndyrnash dhe një që përmbante shumë yndyrna (që është baraz me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi). Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin. Përveç kësaj, te dy vëllezërit ndryshimet e kolesterolaminës dietë-varësi ishin identike, shenjë kjo e faktit se rolin e rregullatorit e luajën genet dhe jo stili i jetës të vetë vëllezërve. “Ende nuk dihet se cilat janë genet që përfshihen,- kanë pohuar ekspertët,- veçse ne u këshillojmë të gjithëve një stil të shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të gjitha sjellje që janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës.
Ballkan
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back