Burrat i stresojnë gratë më shumë sesa fëmijët

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Burrat i stresojnë gratë më shumë sesa fëmijët – arsyet janë shqetësuese



Femrat e martuara kanë më shumë stres sesa beqaret. Ato kanë ngarkesa shumë të mëdha: punën, fëmijët, por edhe martesën. Gratë me stres janë më të prira të përjetojnë dhimbje koke, lodhje, dhe zemërim. Puna e një prindi është tejet stresuese, por, në mënyrë befasuese, burrat kontribuojnë në stresin e grave më shumë sesa fëmijët.

Sipas një studimi, 46% e grave thonë se fëmijët u shkaktojnë më pak stres sesa burrat dhe kjo nuk lidhet me tradhti apo abuzim nga burri. Por, si ndikon negativisht burri te gruaja dhe si të shmangen gjërat e tilla?


Burri vepron si një fëmijë ekstra

E vërteta është se meshkujt sillen si fëmijë derisa t’i mbushin 43 vjet. Kjo nuk shprehet vetëm në sjelljen e tyre fëmijërore ndaj çështjeve të caktuara, por edhe në bashkëveprimin që kanë me fëmijët. Një 7-vjeçar normalisht se do të sillet si 7-vjeçar, por një 35-vjeçar duke vepruar si 7-vjeçar është më stresuese. Shpeshherë, baballarët janë ata që argëtohen me fëmijët. Kështu, baballarët perceptohen nga fëmijët si shoku i ngushtë, si një koleg me ide argëtuese që lejon çdo gjë. Në anën tjetër, nënat janë më të brengosura me çështjet si edukimi, disiplina, shëndeti dhe zhvillimi i fëmijës.

Femrat e ndjekin rutinën ditore të fëmijëve, andaj edhe u japin instruksione dhe u ndalojnë gjëra të ndryshme. Kjo në sytë e fëmijëve duket sikur baballarët janë “polici i mirë”, ndërsa nëna “polici i keq”.


Punët e shtëpisë janë të rënda…

Një studim ka zbuluar se një në 5 nëna që nuk marrin ndihmë mjaftueshëm nga bashkëshorti për punët e shtëpisë kanë më shumë stres. Gratë në përgjithësi shpenzojnë më shumë kohë në punë të shtëpisë, ndërkaq burrat duke u relaksuar.

Detyrat e femrave jo vetëm se përfshijnë gatimin he pastrimin, por edhe pagesat e faturave, blerjen e gjërave ushqimore, planifikimin e buxhetit. Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për të mbështetur strukturën e familjes, por bëhen shumë ngarkesë për vetëm një person. Kështu, zgjidhja më e thjeshtë është që burri ta ndihmojë gruan me punët e shtëpisë dhe t’i ndajnë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë që i kanë.


TE
 
hahahahahahahahahhaha.

E verteta eshte qe sjellja e burrit normale vret me shume se sa e femijes.
PAsi me femijen kemi tjeter lloj lidhje me burrin tjeter lloj.
Por ama burri sic ta jep stresin edhe ta heq ate ,kur jane te mire e fisnik.
Jo cdo kush ka kapacitetin per te qene burre.
Nje burre i vertet ska kure sjellje femije apo sjellje grinjare si me qene femer.
PErfundimi; Kujdes se ke zgjedhim per burre. :))
 
E dijme

E dijme.

S'i leme rehat kudo qe jane.:prift:

Personalisht e mua me lodh shprehja (atje vec te rri mendja :) te ora dymbedhjete) :P
 
Mora vesh qe paskan gjetur menyre per te bere vetepllenimin e grave kshu qe...te mblidhen burrat ne nje kamp koncentrimi e te digjen, si thoni?
 
Gjerat ne jet jan reciproke grat nuk mund tja dalin pa burrat dhe burrat nuk mund tja dalin pa grate... kshu dhe stresi...
 
Nese grate ne krahe kane burra te papjekur e te papergjeshem sigurisht qe i lodhin.
Nese nje gruaje i lind memesia qe ne fazat e nje shtatezanie, burrave shume me pak.
Mbase per kete kategori flitet...
 
Mora vesh qe paskan gjetur menyre per te bere vetepllenimin e grave kshu qe...te mblidhen burrat ne nje kamp koncentrimi e te digjen, si thoni?

Krematorium do thoja une :P
 
Hm... :djep:
 
Ky konstatimi mes te martuarave dhe beqareve .... me beri per te qeshur. Nje femer beqare nuk do te thote qe nuk ka pergjegjesi ne fjale , duke perfshire edhe femije.

Ta shpifin ca artikuj, te ben te mendosh se sa ne te vertete ju shikojne syte ... disave.
 
femijet nuk te stresojne asnjehere...te lodhin disi por jo te te stresojne...e kunderta ndodhe me burrat...jo vetem te stresojne po te bejne ti thuash burgut hapuuuuuu hahahahahhaa

e verteta eshte qe me shume se sa me femijet...duhet te kesh durim me ta...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top