alfonci
Veri investigatio
Burgosja e futbollistëve të kombëtares shqiptare në Londër, në maj të vitit 1990, është vlerësuar si një nga historitë më të çuditshme dhe më qesharake në botën e futbollit. Së fundmi ajo është publikuar edhe në një libër të shkrimtarit islandez Einar Mar Gudmundsson, disa pjesë të të cilit mund të lexohen edhe në faqen "transcript-review.org". Shkrimtari i njohur nuk ngurron të bëjë ironi dhe humor me atë ngjarje, duke thënë se shqiptarët panë të shkruajtur fjalët "Duty-free" dhe nisën të merrnin ç'të gjenin në dyqanet pranë aeroportit.
Arrestimi
Ishte maji i vitit 1990 dhe kombëtarja shqiptare udhëtonte për në Rejkjavik, për t'u ndeshur më 30 maj për eleminatoret e Europianit 1992 ndaj Islandës. Tranziti bëhej në Londër, në aeroportin "Heathrow". Futbollistët, të mashtruar nga një reklamë me emrin "Duty-free" (pa doganë), u futën në një market duke marrë ç'të gjenin dhe duke menduar se ishin falas. "اuna, kini kujdes, se ua njoh dorën unë juve!", pati thënë ndihmës trajneri Bejkush Birçe. Në atë kohë, Shqipëria drejtohej nga trajneri nga Gjermania Lindore Joakim Klinger, një produkt i shkollës së Lajpcigut. Pas disa momentesh, një nga punonjësit e sigurisë ulëriti duke i akuzuar për vjedhje dhe në çast në market hynë policët. Të gjithë u vendosën pas murit dhe më pas drejt e në rajon. Madje, me autobus si ekip. U futën të gjithë në paraburgim, ndërsa duhet të udhëtonin për në Rejkjavik. Por, aspekti më i rëndë ishin faqet e para të shtypit vendas, që nuk ngurruan ta quanin Shqipërinë "një kombëtare hajdutësh".
Turpi
"Ishte e kuptueshme se ata po ndiheshin mirë në Londër, madje duke kaluar kufijtë e sjelljeve. Në Islandë nuk arriti asnjë lajm për fatin e tyre gjatë gjithë ditës së dielë. Më pas, vendit pritës, Islandës, të dielën në mbrëmje iu bë e ditur se skuadra shqiptare e futbollit është duke u mbajtur në paraburgim. Lojtarët ishin kapur me dyshimin se kishin marrë gjëra nga dyqanet dhe nuk i kishin kryer pagesat.
Gjatë marrjes në pyetje, shqiptarët iu referuan shenjës "Duty-free", që e kishin hasur në çdo kënd të terminaleve. Dhe meqë ishte ditë e diel, ata kishin menduar se mund të shërbeheshin me birra falas, pasi, sipas tyre, kjo ishte praktikë në shtetin nga vinin. Edhe pse ata shpëtuan nga policia, udhëtimi i tyre mbeti i hidhur", thuhet në komentin e Gudmundssonit. Në fakt, lirimi i lojtarëve ndodhi për shkak të "vënies së dorës në zemër" nga ana e policisë londineze. Por, turpi ishte vërtetë i madh. Për Shqipërinë udhëtimi drejt Islandës ndodhi në një kohë kur po bëheshin përpjekjet për integrim me vendet e tjera të Evropës, përfshirë edhe në sport. Vendi kishte qenë i izoluar me dekada nga diktatori Enver Hoxha. Kishte pak hyrje-dalje nga vendi komunist për gati 50 vjet.
"Ardhja e shqiptarëve në Islandë u shoqërua me sigurim dhe kontrollim shtesë. Ata ishin mbajtur të kyçur në dhoma sikur të ishin në burg shtëpiak. Kjo zgjati deri pak çaste para zhvillimit të ndeshjes. Kështu që, përpjekja e Shqipërisë për të thyer izolimin karshi pjesës tjetër të botës mori për fillim një kuptim të çuditshëm", vazhdon Gudmundsson.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)