Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

alfonci

Veri investigatio
Burgosja e futbollistëve të kombëtares shqiptare në Londër, në maj të vitit 1990, është vlerësuar si një nga historitë më të çuditshme dhe më qesharake në botën e futbollit. Së fundmi ajo është publikuar edhe në një libër të shkrimtarit islandez Einar Mar Gudmundsson, disa pjesë të të cilit mund të lexohen edhe në faqen "transcript-review.org". Shkrimtari i njohur nuk ngurron të bëjë ironi dhe humor me atë ngjarje, duke thënë se shqiptarët panë të shkruajtur fjalët "Duty-free" dhe nisën të merrnin ç'të gjenin në dyqanet pranë aeroportit.

Arrestimi

Ishte maji i vitit 1990 dhe kombëtarja shqiptare udhëtonte për në Rejkjavik, për t'u ndeshur më 30 maj për eleminatoret e Europianit 1992 ndaj Islandës. Tranziti bëhej në Londër, në aeroportin "Heathrow". Futbollistët, të mashtruar nga një reklamë me emrin "Duty-free" (pa doganë), u futën në një market duke marrë ç'të gjenin dhe duke menduar se ishin falas. "اuna, kini kujdes, se ua njoh dorën unë juve!", pati thënë ndihmës trajneri Bejkush Birçe. Në atë kohë, Shqipëria drejtohej nga trajneri nga Gjermania Lindore Joakim Klinger, një produkt i shkollës së Lajpcigut. Pas disa momentesh, një nga punonjësit e sigurisë ulëriti duke i akuzuar për vjedhje dhe në çast në market hynë policët. Të gjithë u vendosën pas murit dhe më pas drejt e në rajon. Madje, me autobus si ekip. U futën të gjithë në paraburgim, ndërsa duhet të udhëtonin për në Rejkjavik. Por, aspekti më i rëndë ishin faqet e para të shtypit vendas, që nuk ngurruan ta quanin Shqipërinë "një kombëtare hajdutësh".

Turpi
"Ishte e kuptueshme se ata po ndiheshin mirë në Londër, madje duke kaluar kufijtë e sjelljeve. Në Islandë nuk arriti asnjë lajm për fatin e tyre gjatë gjithë ditës së dielë. Më pas, vendit pritës, Islandës, të dielën në mbrëmje iu bë e ditur se skuadra shqiptare e futbollit është duke u mbajtur në paraburgim. Lojtarët ishin kapur me dyshimin se kishin marrë gjëra nga dyqanet dhe nuk i kishin kryer pagesat.

Gjatë marrjes në pyetje, shqiptarët iu referuan shenjës "Duty-free", që e kishin hasur në çdo kënd të terminaleve. Dhe meqë ishte ditë e diel, ata kishin menduar se mund të shërbeheshin me birra falas, pasi, sipas tyre, kjo ishte praktikë në shtetin nga vinin. Edhe pse ata shpëtuan nga policia, udhëtimi i tyre mbeti i hidhur", thuhet në komentin e Gudmundssonit. Në fakt, lirimi i lojtarëve ndodhi për shkak të "vënies së dorës në zemër" nga ana e policisë londineze. Por, turpi ishte vërtetë i madh. Për Shqipërinë udhëtimi drejt Islandës ndodhi në një kohë kur po bëheshin përpjekjet për integrim me vendet e tjera të Evropës, përfshirë edhe në sport. Vendi kishte qenë i izoluar me dekada nga diktatori Enver Hoxha. Kishte pak hyrje-dalje nga vendi komunist për gati 50 vjet.

"Ardhja e shqiptarëve në Islandë u shoqërua me sigurim dhe kontrollim shtesë. Ata ishin mbajtur të kyçur në dhoma sikur të ishin në burg shtëpiak. Kjo zgjati deri pak çaste para zhvillimit të ndeshjes. Kështu që, përpjekja e Shqipërisë për të thyer izolimin karshi pjesës tjetër të botës mori për fillim një kuptim të çuditshëm", vazhdon Gudmundsson.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

kjo nuk esht edhe aq per te qeshur, te gjith kombetaren tone te burgosur :( dhe na quajten shtet hajdutesh! (ndoshta kemi qene deri diku por jo ne kete aspekt)
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

keke histori se dija sepse nuk e ndjek futbolin por qeka me te vertet histori qe do mbetet ne histori do jemi vemdi i pare ne bote ku futen futbollistat e kombetares ne burg per vjedhje tani e kuptoj nga kto na ka dale nami qe ne jemi hajduta hahha mire e kan bere kur eshte free pse mos te marin
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

oho....ky po qe perben lajm sensacional.prej shtate jetesh e kam pritur te mberrinte kjo dite e hatashme dhe ja me çelen syte sapo m'u konfirmua nje dyshim i tille.jo x gje po ketyre gjelave tane u fluturon truni kaj here ne senet,ene duhet me ja be "GRUAJA" ,nje here ne jete : 8:2.
besoj ndonje lavazh truri i ka ardhur x rrisk,si x t'i ardh ne ndihme (me i çil ato kokordhokna na sa nje filxhan) x te bere diferencen mes "HAREMLLEKUT" dhe "moral.llekut".
me siguri ndonje bande "BELLA MAFIA DELLE DONNE", do e kete organizuar kete fabul intrigante,me misionin(rrjet merimange ne kerkim te zenies se peshqeve te pabrymosur),,,:gjujpeshk::gjujpeshk::gjujpeshk::eek:hh::eek:hh::eek:hh:

:dong::grusht3::grusht3::bum:ciaoo:
 
shum kisha pas deshir me dit se nqfar gjuhe ki fol ktu :eek:hh: hahahaha asgje ste kam kuptu :D

pak a shum e kuptoj gjuhen theksin qe folin anej nga Shqiperia por ket gjuh nuk me paska ra rasti ta shoh :p hahah

sa per keta qe i kan burgosur se paskna ditur por kta lojtaret paskan pas te drejt :p hahaha
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

i pa pari mos pafte kurre.....faj si ve se nuk kane....
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

maj 90 apo 91 sqarohu mire.
nuk eshte aspak per tu cuditur kjo ngjarja, edhe mos te ishte shkruajt free, doren do e zgjasnin ashtu si e kishin zgjat edhe here te tjera, se te tille na kishte bere regjimi
 
Me moshen qe ke ti do e kesh zgjatur shume doren me sa shoh :)
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

Shume keq,gjithmone na kane perbuzur.
 
Titulli: Burgosja e kombëtares shqiptare hyn në histori

hahahhahahhahahh ..... skan pas faj cunat e kombetartes .... te njejten gje kemi ber edhe ne kur kishim torneun ne hollande ....skemi lene autogrill nga brindisi ne harlem pa plackitur :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top