Reportazh – Të tmerruar nga një fund i mundshëm i botës, apo nga çdo lloj trazire tjetër që kërcënon planetin tonë, një grup të pasurish po prenotojnë vendin e tyre në bunkerët luksozë të mbijetesës
Një gazetar dhe një udhërrëfyes udhëtojnë drejt “Terre Haute” në Indiana, SHBA. Udhërrëfyesi këmbëngul që gazetari t’i japë celularin dhe më pas i lidh sytë. Kushtet e udhëtimit qenë të qarta: destinacioni dhe rruga që të shpie drejt tij, është sekret.
Ata po shkojnë drejt bunkerëve të nëndheshëm, projektuar për t’i mbijetuar fundit të botës, ndaj çdo lloj forme apokalipsi. Kur gazetari heq lidhësen e syve, zbulon se po qëndron përpara një strukture katrore, që shërben si hyrje e një ndërtese komunikimi të periudhës së Luftës së Ftohtë, të quajtur tanimë “Vivos Indiana”.
Vendi është plot me bunkerë ku banorët mund të presin që të kalojë një dimër bërthamor, apo një apokalips zombi në luks dhe stil, ndërsa pjesa tjetër e njerëzimit, shkrihet dhe degjeneron.
Mbushur me aksesorë të ndryshëm si piktura të rrugëve pariziene dhe tapetë me push, streha është një ambient banimi me tavane prej katër metrash lartësi. Televizorë me ekrane të mëdhenj, një kuzhinë me shumëllojshmëri produktesh, një dhomë gjumi 3 me 3 metra, projektuar për katër persona. Të gjitha këto, të vlefshme për një hotel me katër yje.
Krevatet e mëdhenj dhe mbulesat e buta janë ideale që një person të flejë qetësisht ndërkohë që bota digjet. Brenda ndërtesës ka strehë për kafshët, një depo armësh, një palestër, dhomë mjekësore dhe një depo karburanti që mund të furnizojë për një vit rresht.
Një tjetër dhomë përmban filtra të përparuar për të pastruar ajrin nga grimcat nukleare, biologjike dhe kimike.
Sipas Robert Vicino, themelues dhe drejtues i kompanisë së mbijetimit “Vivos Group”, kur katastrofa të ndodhë, ky vend do të strehojë njerëz me një pagesë hyrëse prej 35 mijë dollarësh. Klientët e tij përfshijnë një kirurg të njohur, një kolonel të ushtrisë amerikane dhe një yll filmash.
Shumica e klientëve të tij, sipas Vicino-s, janë tipa konservativë që nuk i besojnë qeverisë në përballjen me një katastrofë. Ky biznesmen synon të jetë pionier i një industrie që mendohet se do të kapë shifra prej miliarda dollarësh. Për 20 vitet e fundit, 61-vjeçari i është ruajtur diçkaje që mund t’i qaset tokës.
Ai pati idenë që disa njerëz që kishin mundësitë ekonomike, mund t’i shpëtonin paq fundit të botës, duke paguar një pjesë të pasurisë së tyre për rehati, pasi çdo gjë në planet të ishte rrafshuar.
Në vitin 2007, përpara krizës financiare të vitit 2008, ai vendosi të merrej seriozisht me këtë ide. Dhe nuk i doli keq. Që nga viti 2013, SHBA-ja kishte 1.6 milionë milionerë të rinj dhe ekzistojnë rreth 3 milionë persona në SHBA që besojnë se do të ndodhë një apokalips dhe po përgatiten për të.
Ndër këta persona, ka edhe shumë të pasur të cilët shqetësohen për sigurinë e parave të tyre, nëse ndonjë gjë trondit themelet e shoqërisë sonë.
Në fakt, është një kohë e mirë për të qenë në industrinë e frikës. Komentet publike nga disa prej njerëzve më të pasur të planetit zbulojnë se ka një paranojë mes tyre. Në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër, vitin e shkuar, vëzhguesit vunë re se elitat po alarmoheshin gjithnjë e më tepër për mundësinë e trazirave sociale.
Edhe miliarderë të tjerë kanë shprehur shqetësimet e tyre në letra publike për njerëzit si ata. Arsyeja e tyre varion që nga revolucioni, rebelimi, anarkia, deri te kolapsi ekonomik.
Të pasurit kanë shpenzuar shumë para në gjëra që do t’i ndihmojnë ata të mbajnë mjetet financiare që kanë. Por përveç sigurisë personale, biznese si të Vicino-s, janë bërë trende të diferencimit social dhe politik që theksojnë pabarazinë, paranojën dhe individualizmin ekstrem.
Peter J. Behrens, një psikolog që studion fenomenet për fundin e botës, i sheh planet e mëdha të mbijetimit, si reflektime sociale dhe psikologjike të mospërshtatjes. Vendi ku paranoja takon narcizmin.
“Personalitetet narciste mes të pasurve, priten të shohin veten si të vetmit që janë legjitimë për të mbijetuar dhe tërhiqen nga skemat ekstravagante”, thotë psikologu. Por a ka një hendek gjithnjë e në tkurrje midis këtyre fantazive dhe realitetit?
Fshehja në një bunker teksa pjesa tjetër e njerëzimit shkatërrohet sepse ata nuk ia dolën të përgatiten si ti, është në njëfarë mënyre fantazia më e fundit e libertarianëve.
Ndër pronat më të fundit të Vicinos, përfshijnë projektin “Vivos Europa One”, një bunker vetëm me ftesa, i cili ndodhet në një kompleks nëntokësor në një ish-ndërtesë të Luftës së Ftohtë në Gjermani. U ble nga Vicino dhe partneri i tij, një ndërtues gjerman, për 2.25 milionë dollarë.
Prona tani vlerësohet për një miliard dollarë. Ajo ka zona që i mbijetojnë shpërthimit që janë të mjaftueshme për 34 familje të pasura të jetojnë rehat për një vit.
Ata mund të shijojnë pishina, qilarë vere dhe studio të veçanta, projektuar nga arkitektë të njohur. Pas fundit të botës, Vicino ka menduar se këta bunkerë luksozë do të qeverisen nga ligjet e veta dhe do të kenë gjykata për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Një forcë sigurie e armatosur, punësuar nga kompania, do të merret me kërcënimet e jashtme.
Burimi: g.shqip