Bullgaria kerkon 20 miliarde demshperblim nga Turqia

fshatari

Anetar
Bullgaria u kërcënua se do ta bllokojë kërkesën turke për hyrje në BE, nëse Ankaraja nuk u paguan njëzet miliard dollarë bullgarëve të shpërngulur gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, njoftoi të mërkurën portali i afërt me BE-në - Euobserver.


“Turqia sigurisht se është në gjendje ta paguajë këtë shumë, meqenëse ajo është fuqia e 16-të ekonomike në botë. Një prej tre kushteve për anëtarësim të plotë të Turqisë në BE është edhe zgjidhja e problemit të pasurive të refugjatëve bullgarë”, deklaroi Bozidar Dimitrov, ministër pa dikaster në Qeverinë e Bullgarisë, i cili drejton Agjencinë për bullgarët në diasporën.

Sipas Dimitrov, bëhet këtu fjalë për një shumë prej 20 miliardë dollarësh.

Në vitin 1913, Perandoria Osmane ka dëbuar qindra mijëra bullgarë nga territori turk në perëndim të Bosforit. Në vitin 1923 ky rajon u bë pjesë e Republikës së Turqisë, ndërkaq në vitin 1925 të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, përmes së cilës pranohen të drejtat e të shpërngulurve.

Sipas Bullgarisë, kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë.

albeu.com
 
Titulli: Bullgaria kerkon 20 miliarde demshperblim nga Turqia

Shkoni mer futjani vrapit per ti mor keni ato lek..
 
Titulli: Bullgaria kerkon 20 miliarde demshperblim nga Turqia

tju jap dhe une tre ti bejne 23 miliarde LOL
 
Back
Top