Buka e purpurt; një superushqim i ri?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Buka e purpurt; një superushqim i ri?

buka1-640x334.jpg


“Gjatë 10 viteve të fundit buka ka qenë në qendër të sulmeve”. Profesor Zhou Wibiao, një studiues ushqimi në National University, të Singaporit nuk e ka gabim.

Sipas studimeve më të fundit në këtë fushë, buka e bardhë tretet shumë shpejt, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe është një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë obezitetin. Shkurt; armiku kryesor i njerëzve që duan të ushqehen shëndetshëm. Zhou i ka dhënë një përgjigje këtij problemi; ka propozuar bukën e purpurt.

E pasur me antioksidantë që luftojnë kancerin, tretet 20 për qind më ngadalë se buka e bardhë dhe e përbërë tërësisht nga komponentë natyralë, ajo mund të jetë superushqimi i parë në botën e ushqimeve të pjekura.

Problemi më i madh me bukën që përdorim është indeksi i lartë i glicemisë; sheqeri që ajo përmban futet menjëherë në gjak duke e rritur mjaft nivelin e sheqerit edhe aty. Veç kësaj, tretja e shpejtë e saj bën që njerëzit, pa e kuptuar, të konsumojnë shpesh më tepër bukë se sa duhet.

“Sfida ishte të shihnim nëse mund të ndryshonim formulën e bukës pa ndryshuar cilësinë e bukës së bardhë, që njerëzit e duan aq shumë”, thotë Zhou.

Ai vendosi të merrte anthocyanins nga orizi i zi, që i jep këtij drithi cilësitë e vyera antioksidante dhe e futi atë në bukë.

Shtimi I këtij përbërësi në bukë jo vetëm i jep asaj ngjyrën e purpurt, për shkak të një reaksioni kimik, por ngadalëson tretjen me 20 për qind.

Veç kësaj, 80 për qind e cilësive të antioksidantëve ruhen në koren e bukës dhe në tulin e saj kur piqet në 200 gradë celsius.

“Nëse doni të shijoni cilësinë e bukës së bardhë dhe të ngadalësoni tretjen, kjo ndoshta është formula e duhur, – thotë Zhou. – Dhe ngjyra nuk është aq e keqe”.

Anthocyanin është një pigment natyral që gjendet tek disa fruta e perime si rrushi, boronica, patatet e ëmbla dhe që është shkaku i ngjyrës së tyre të gjallë.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top