Brykner, trajneri i ri i Austrisë

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Brykner, trajneri i ri i Austrisë

Pas një kërkimi të gjatë, Federata Austriake e Futbollit ka arritur në një përfundim: trajneri i ri i përfaqësueses së këtij vendi do të jetë çeku Karel Brykner. 68?vjeçari u prezantua dje në Austri ku mori vendin e Jozef Hikersbergerit. Qëllimi i tij kryesor është që ta çojë përfaqësuesen austriake ne Botëror, ku nuk ka marrë pjesë që nga viti 1998. Kontrata e Bryknerit vlen deri në përfundim të fazës kualifikueses së Botërorit, në vjeshtë të vitit 2009. Nëse Austria arrin të kualifikohet, kontrata e tij do të rinovohet automatikisht. Pas skualifikimit të اekisë nga Euro 2008, ai hoqi dorë nga drejtimi i saj, njëlloj si kolegu i tij, Jozef Hikersberger në Austri. Që nga dhjetori i vitit 2001, Brykner drejtoi përfaqësuesen çeke. Suksesein e tij më të madh ai e festoi kur skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinalen e Euro 2004 në Portuali. Më parë ai ka drejtuar përfaqësuesen çeke të U?21 si dhe skuadrat çeke Inter Presburg dhe Sigma Olmytc. Në Austri gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur shumë spekulime në lidhje me emrin e ri të trajnerit të përfaqësueses. Një nga kandidatët që i dhanë përgjigje negative Federatës austriake të futbollit, është edhe ish?trajneri i Shalkes, Mirko Slomka. Edhe asistenti i Hikersbergerit, Andreas Hercog nuk pranoi të merrte postin e trajnerit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top