Bruksel, 22.04.2011 14:32 Përmes eBay-it ka dalë në shitje partia më e fuqishme fla

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Bruksel, 22.04.2011 14:32

22Gj-Tech-Ebay.jpg



Përmes eBay-it ka dalë në shitje partia më e fuqishme flamande “Aleanca e Re Flamande”, e udhëhequr nga Bart de Vever, njoftuan dje mediat belge.

''Partia është ofruar në shitje të martën me çmimin fillestar prej një euro, por tani çmimi i saj ka arritur në 10 milionë euro'', thuhet në media.

Në përshkrimin e produktit, shitësi ka shkruar se ''mbledhësit e mbeturinave nuk po kalojnë në rrugën tonë këtë javë dhe duke mos ditur si të lirohemi nga kjo mbeturinë, kemi vendosur ta shesim në eBay, me shpresë se do të gjejmë dikë që do të ketë dobi më shumë se ne".

Qeveria belge nuk është në gjendje të formoj një qeveri të re që nga 13 qershori i vitit të kaluar.
Shumë qytetarë belgë fajësojnë pikërisht Bert de Veverin dhe partinë e tij

:27 KNN:27
 
Pe: Bruksel, 22.04.2011 14:32 Përmes eBay-it ka dalë në shitje partia më e fuqishme

Lol e papare kjo, shtrenjte qenka ama :p
Ishalla kete lajm e din dhe politikanet shqiptar
qe te marin shembull e te thyjen qafen te gjithe.
 
Back
Top