Britania rrit në maksimum masat e sigurisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Britania rrit në maksimum masat e sigurisë

1495607477ushtria.jpg


Alarmi nga kërcënimi terrorist në Britani është ngritur në nivelin “kritik”, që do të thotë se sulme të tjera të së njëjtës natyrë janë të pritshme në shtetin-ishull.

Pohimin e bëri kryeministrja Theresa May, e cila shtoi se personel ushtarak do të dërgohet për mbrojtjen e zonave kyçe, ku rrezikshmëria mund të jetë më e lartë. Shefja e ekzekutivit sqaroi se ushtarët do të vendosen në vende publike në mbështetje të forcave policore të angazhuara për mbrojtjen e publikut.

Trupa ushtarake do të shihen tani edhe gjatë eventeve të ndryshme, si për shembull koncerte. Ata do të jenë nën komandën e oficerëve të policisë. May këmbënguli se nuk dëshiron që këto masa t`i alarmojnë njerëzit, por i cilësoi si pjesë e një përgjigjeje të përmasave dhe ndjeshmërisë së duhur.

Ndërkohë, nëna e Olivia Campbell, 15-vjeçares së zhdukur pas koncertit, të cilën familjarët e kërkonin me dëshpërim, njoftoi vdekjen e adoleshentes nga shpërthimi i së hënës.

Autori i sulmit, 22-vjeçari Salman Abedi, me origjinë libiane, por i lindur në Angli, ishte emër i njohur për shërbimin sekret MI5, pas stërvitjeve me terroristët në Libi. Një ditë përpara ngjarjes, ai kishte udhëtuar drejt Londrës, ku mendohet se mund të jetë takuar me komplotistë të tjerë ose me personin që i dha brezin e mbushur me eksplozivë.

/ Top Channel
 
Back
Top