Britani, islamistët ekstremistë duan të instalojnë ligjin Sharia

Love

βeℓℓe â๓e
britani-300x214.jpg

Ekstremistët islamistë kanë lançuar një fushatë përmes disa posterave të shpërndarë në Britaninë e Madhe, në të cilët shpallen zona ku duhet zbatuar ligji Sharia. Komuniteti e ka gjetur veten të bombarduar nga postera ku shkruhet “Keni hyrë në një zonë të kontrolluar nga ligji Sharia. Ligjet islame të detyrueshme”.

Fletushkat e verdha të ngjitura në stacionet e autobusëve dhe shtyllat e ndriçimit të rrugëve në Londër paralajmërojnë se në zonë nuk mund të luhet bixhoz, nuk mund të ketë muzikë ose koncerte, nuk mund të shfaqet pornografi apo të prostituohet, nuk mund të konsumohet drogë ose alkool dhe as cigare. Predikuesi Anjem Choudary ka marrë përgjegjësinë për fushatën, duke thënë se ka planifikuar që në këtë mënyrë të hedhë farat e “një Emirati Islamik afatgjatë”.

Choudary, i cili drejton grupin e ndaluar Islam4UK paralajmëroi se grupi i tij ka qindra, në mos mijëra njerëz nëpër qytet, të cilët janë të gatshëm të dalin dhe të patrullojnë nëpër rrugë dhe rreth 50 000 postera të ngjitshëm gati për shpërndarje.

“Janë 25 zona në vend, të cilat qeveria i ka etiketuar si zona ku problem mbetet dhuna. Ne do të shkojnë në të gjitha këto vende dhe të vendosim zbatimin e ligjit Sharia. Kjo është mënyra më e mirë për t’i bërë ballë abuzimit me alkoolin, prostitucionit dhe sjelljes imorale që mund të mësohet në qytetet britanike”.


sharia-165x300.jpg

Ish-avokati shtoi se kjo do të thotë që në këto zona, komuniteti mysliman nuk do të tolerojë përdorimin e drogës, alkoolit, pornografinë, bixhozin, fajden dhe përzierjen e njerëzve të sekseve të ndryshme, të gjitha fryte të qytetërimit perëndimor.

Ndërsa Scotland Yard po punon në bashkëpunim me këshillat lokalë për të hequr posterat dhe për identifikimin e personave përgjegjës, Choudary thotë se ngjarjet e një jave më parë në Norvegji tashmë duhen futur në axhendën e grupit. “Tashmë kemi të bëjmë me një skenar të ri. Komuniteti mysliman duhet të jetë vigjilent. Kemi të bëjmë me një rrymë të re kundër islamit”.

Fushata vjen disa muaj pasi postera të tjerë shpallnin zonën si “zonë pa homoseksualë”.

James Brandon, një antiekstremist, u shpreh se kemi të bëjmë me një grup të vogël që nuk përfaqson tërë komunitetin.

Ndërsa kryebashkiaku i Waltham Forest Council, Chris Robbins, tha: “Sapo morëm vesh për këta postera, nisëm punën për t’i hequr. Ne po bashkëpunojmë me policinë që të gjenden fajtorët. Politika jonë është që të përdorim të gjitha kompetencat tona për të ndjekur penalisht çdo shkelës. Njerëzit nuk duhet të krijojnë ide të gabuara për shkak të disa njerëzve meskinë të cilët dëmtojnë rrugët tona me posterat e tyre qesharakë”.
Burimi: Shekulli
 
Back
Top