Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

1347442169-xavier_ne_fakultet.jpg
Ai është vetëm 12 vjeç, ka zërin e një fëmijë, nuk ka një profil në Facebook, siç është e modës për moshatarët e tij, nuk ka celular, por shkon në universitet. Xavier Gordon-Brown sapo është regjistruar në fakultetin e matematikës në ‘Open University’, Britani e Madhe dhe në sajë të gjenialitetit të mendjes së tij brilante ka arritur të kapërcejë disa shkallë në shkollimin e tij, duke u bërë kështu studenti më i ri në moshë në historinë britanike.

Lidhja mes 12-vjeçarit dhe matematikës ka filluar të kristalizohet dhe të forcohet shumë herët, kur ai ende nuk dinte të shkruante dhe kur ende nuk shkonte në shkollë. Pa mbushur 4 vjeç, djaloshi dinte përmendësh tabelat kryesore të veprimeve matematike dhe ishte në gjendje të kryente ushtrime të ndryshme matematikore përmendësh. Ndërsa kur ishte 8 vjeç mund të zgjidhte ushtrime matematikore të nivelit të nxënësve 16-vjeçarë.

Tani që është 12 vjeç, Xavier, i shoqëruar edhe nga nëna e tij (për shkak të moshë së mitur), ulet në auditorët e universitetit dhe ndjek leksione të cilat kanë nivelin e nxënësve me dyfishin e moshës së tij.

Fenomeni i gjenive të vegjël nuk është i panjohur. Ka me dhjetëra vogëlushë të tjerë nëpër botë, të cilët në sajë të mendjes së tyre gjeniale, studiojnë në universitet duke arritur nivele maksimale ende pa qenë adoleshentë./Shqiperia
 
Titulli: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

Keto gjera qe sillen jan mar nga forumi ne fazen e pare,,jan stabilizuar do ku do ne fazen e dyt,,jan rikthyer ne fazen e tret,,dhe ne fazen e 4tert kan ngelur ne klas!
 
Pe: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

Kjo gje njihet dhe ne psikologji,ka femije qe kane koficient inteligjece te larte dhe tregojne nje drejtim te tyre ne nje fushe te caktuar,ka femije qe ne moshen 10 vjec di te rregullojne nje pc,nga ana mekanike them,dhe ne mbrendesi...
 
Titulli: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

Te ishim ne si ky, me kaq vite sa kemi, do kishim mbaru 3 universitete deri tani..:P
Por kto jane Gjeni, skemi faj ne tjeret..:P Kur u ndame kshu na rane..:D :D
 
Titulli: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

I lumt djaloshit ishalladalin shum till jo vetm ne Britani po edhe ne vendin ton ,po cfar ishte se shtetas i britanis po, ama nga pamja nuk ngjason me britaniket!mos po del me origjin shqiptar?:nxef:
 
Titulli: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

bravo djaloshi qenka vertet mjaft inteligjent qe paska arrit deri ne universitet ne kete moshe.
 
Titulli: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

I lumt djaloshit ishalladalin shum till jo vetm ne Britani po edhe ne vendin ton ,po cfar ishte se shtetas i britanis po, ama nga pamja nuk ngjason me britaniket!mos po del me origjin shqiptar?:nxef:

Ka fytyre meksikani ( dhe nga emri..) por sgjeta gjekundi prejardhje te tille, gjithandej eshte i njohur si britanik.
Me sa lexova, ka nje vella e nje moter qe kane kaluar provimet GCSE ( General Certificate of Secondary Education ) ne nje moshe te vogel, po ashtu si Xavier Brown.

Keshtu qe, ata prinder kane lindur femije te zgjuar, me te zgjuar se sa mesatarja.
 
Titulli: Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

Ka fytyre meksikani ( dhe nga emri..) por sgjeta gjekundi prejardhje te tille, gjithandej eshte i njohur si britanik.
Me sa lexova, ka nje vella e nje moter qe kane kaluar provimet GCSE ( General Certificate of Secondary Education ) ne nje moshe te vogel, po ashtu si Xavier Brown.

Keshtu qe, ata prinder kane lindur femije te zgjuar, me te zgjuar se sa mesatarja.
ateher e paskan ne gen zgjuarsin dhe inteligjencen pasi esht dhe disi normale qe kalojn ne gen keto "dhunti" ose "mbi natyrore" per moshen qe ka,mund ti quaj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back