Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

con_uk

Anëtar i Nderuar
Ligjvënësit britanikë aprovuan martesën e të njëjtës gjini në Angli dhe Uells, pavarësisht kundërshtisë së disa dhjetëra deputetëve konservatorë.

Dhoma e Përfaqësuesve kaloi me 225 vota pro (nga 400 deputetë në total) këtë projektligj, duke i dhënë fund një debati që mbante të mbërthyer vendin prej disa javësh.

Kryeministri David Cameron e komentoi këtë ngjarje si “një hap të rëndësishëm përpara, që do të forcojë shoqërojë”.

britaniaaaaa0502.jpg

Megjithatë, kjo votë pro nuk do të përkthehej automatikisht me hyrjen në fuqi të së drejtës së martesës së të njëjtës gjini, pasi më parë, projektligji duhet të kalojë edhe në disa hallka të tjera, si Shtëpia e Lordëve, përpara se të shndërrohet në ligj.

Në këtë seancë, ligjvënësit kishin të drejtë të votonin sipas bindjeve të tyre dhe jo në vija partiake.

Javën e shkuar, Parlamenti Francez miratoi një ligj të njëjtë, pavarësisht presionit të madh publik.

Martesa e personave të së njëjtës gjini lejohet aktualisht në Argjentinë, Belgjikë, Kanada, Daniumarkë, Islandë, Holandë, Norvegji, Portugali, Afrikë e Jugut, Spanjë, Suedi dhe në disa shtete të SHBA-së, por janë disa dhjetëra vende të tjera që po debatojnë apo ndodhen në fazë aprovimi të kësaj të drejtë për komunitetin LBGT.

TCH
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Une jam kunder marteses adoptimit e gjitha ketyre gjerave
Martesa eshte e shejte , nje femer e nje mashkull.
 
Ptuu mos befshi prokopi ishalla LOL LOL
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

U fut degjenerimi edhe aty tani !
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

edhe kerkojn meshire pastaj paff ku shkon o popull

Zoti e krijuj Gruan per nje motiv Shijojeni
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Te dy me kostume sikur nuk shkon kjo martese,duhej njeri te kish veshur fustan te bardhe edhe me vello qe te dukej bukur dasma lol
Eh ku po perfundon kjo bote :sho:
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

na flliqen me cpaskan qen kto :(
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Vetem Italia dhe ish republikat jugosllave kan mbetur pa ligje per keto martesat...Nje hap perpara per te fituar te gjithe te drejtat.
 
Pe: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Atij trendafilit portokalli i qeka kput koka...
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

C'kini ore qe i tallni?! A nuk jeni ju qe jeni per te drejtat e cdo njeriu dhe se nuk e shikoni si anormale homo****ualitetin? :mah:. Epo tashi kshu vjen kjo pune, ne fillim fshehurazi, kur e shohin qe shoqeria na eshte civilizuar dhe i pranon me krahe hapur u rriten kerkesat atyre, duan te jetojne jeten e heterove edhe pse vete duan te mbeten te ndryshem nga ne te tjeret(normalet), edhe kshu martohen posi jo, madje pas nje viti dhe adoptojne femi... Viva L'amor! kur thote Yellow!

Endless Freedom for all! po them une.
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Epo jemi shtuar shume si specje.... ! Kshuqe do dali dhe ky lloji se tjeter shpjegim nuk kam :p
 
kur isha duke e lexu kete pjese thash HUH edhe Endrra lesbike !! po femijen me ke e beri apo e adoptoj ! hahahah
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Hajt per hajer
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Duke pas parasysh,,qe njerzit qe kan preferenca te tilla,kane qen te detyruar te mbanin lidhjet e tyre te fshehta,,nuk kan bere keq me kete ligj,pavarsisht se tingllon pak i veshtir per tu pranuar nga shumica konservatore e shoqeris.
Una jam kundra vetem kur dy persona te te njejtit **** , adoptojn femij,kete s'e duroj dot.
ndersa martesa mes tyre me len indiferente,,gjithesecili ka te drejtat e tij se cfar ben poshte corcafeve te tij.
 
Une nuk e kuptoj pse duhet te behet ligj i veqant per ta ! nese po thojn qe eshte diqka e natyrshme ?
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Un personalisht nuk kam asgje kundra gey people por ama mendoj se conservatived jan aq te deshperuar te fitojn votat ne zgjedhjet e ardhshme saqe nxoren ligjin per legalizimin e marteses mes 2 ***eve te njejta.. Personalisht nuk e aporvoj ashtu sic mijera anglez jane te revoltuar sepse sic e kan permendur me lart martesa eshte nje gje e shenjte mes nje femre dhe nje mashkulli, dhe mendoj qe partnershipi ishte mese i mjaftueshem. Edhe pse eshte dicka ligjore do te jet shume e veshtire dhe keto martesa nuk do te kryhen ose lejohen te kryhen ne ndertesa fetare po vetem ne gjendjet civile...
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Ne 2015 u pranua ne te gjitha shtetet e ShBA qe te legalizohet martesa e homoseksualeve dhe homofobet te frustruar thonin ok do gjej gruan e jetes time dhe do shperngulem ne Kanada, nuk jetohet me ketu, kur ne fakt Kanada e ka legalizuar koooohe me pare hahahahh. E kuptoj ne jemi nje popull i vogel me plot probleme e normal pa i zgjedhur ato nuk na arrin mendja aq larg sa te pranojme se sbejne asgje te keqe, sjane te semure as abnormal dhe kane shume te drejte edhe te martojne edhe te adoptojne, sepse edhe ata jane NJEREZ. Ehhhh do rritemi edhe ne nje dite :)
 
Nqs nje dite do kesh cmimin nene,e rrethanat ta impononi qe nje femi tendin te ta rritnin dy meshkuj homoseksuale do isha kureshtare c'do thoje,apo akoma do rrish e vogel(pa u rrit).

U martofshin,se per te trasheguar ncuq,e per te adoptuar do ish nje krim nqs do lejohej adoptimi i nje femije drejt atyre .
 
Keshtu eshte kur flasim pa patur shume njohuri vetem sa per te kundershtuar. Une nese kam femije do e rris vete, ah nese vdes dhe femija im mbetet jetim, mjafton te jene njerez qe femijes tim do i japin edukate dhe aq pjekuri sa femija im asnjehere mos diskriminoje, se cfare race apo perkatesi seksuale jane ka pak rendesi :)

Ah P.S. krim eshte t'ia cenosh lirine dikujt, te vjedhesh, te vrasesh, te shpifesh te paragjykosh, te marresh nje shtepi jetim ne shtepi e ti japesh familje nuk eshte krim eshte bekim :)
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Se di,nuk kam problem me preferencat e tyre ashtu sic nuk kane ata me aato te miat..se fundja secili mbyll deren dhe e di vete se cben me ke e ben,njeri,kafshe apo eksogjin :P (edhe pse tashme te kryesh marredhnie me kafshe quhet abuzim :P ) por persa i perket adoptimit te nje femije...hmmm pervec rritjes se kesaj femije mes nje cifti me gjini te njejte...imagjino sikur femija im te vij nje dite ne shpi e te me pyese: ''Pse shoqja-shoku i klases se saj ka dy mama-baballare!?'' Hajde te rrish ti shpjegosh tani nje femije cfare!?
 
Ndricona pak per kete fjaline se ne shqip rradakja se kapte asgjukundi.:nanana::nanana:

Per temen e FOLA.
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Ahaha besoj se e ke kuptuar po hajt po e them me shkoqur :P behej fjala per ''jasht'tokesore'' Pasion nese ekzistojne! :ohh
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Se di,nuk kam problem me preferencat e tyre ashtu sic nuk kane ata me aato te miat..se fundja secili mbyll deren dhe e di vete se cben me ke e ben,njeri,kafshe apo eksogjin :P (edhe pse tashme te kryesh marredhnie me kafshe quhet abuzim :P ) por persa i perket adoptimit te nje femije...hmmm pervec rritjes se kesaj femije mes nje cifti me gjini te njejte...imagjino sikur femija im te vij nje dite ne shpi e te me pyese: ''Pse shoqja-shoku i klases se saj ka dy mama-baballare!?'' Hajde te rrish ti shpjegosh tani nje femije cfare!?

Tani ne si qenie memorie gjenetike nuk kemi, pervec reflekseve, keshtu qe femija kur lind nuk e di cfare eshte as mami, as babi, as po, as jo, domethene qe kur lind femija duhet t'ia shpjegosh gjerat elementare, keshtu qe nuk e kuptova ku qendron e keqja t'i shpjegohet edhe ajo gje, qe femija te mesoje nga edukata prinderore se eshte ok te jesh ndryshe nuk duhet diskriminuar dhe cdo njeri ka lirine e zgjedhjes?
Nejse kjo pak pyetje retorike se ne nga ata qe na kane mesuar dhe qe smund te dalim nga programimi qe na eshte bere i kemi keto mendime :)
 
Titulli: Britani, aprovohen martesat e njëjtës gjini

Une jam kunder marteses adoptimit e gjitha ketyre gjerave
Martesa eshte e shejte , nje femer e nje mashkull.

Ne lidhje me adoptimin edhe une dikur kam qene kunder , por jeta nuk perfundon k'tu dhe me kaq.

Nje prinder i mire apo i keq nuk vleresohet nga shija seksuale apo gjinia/ gjinite, por nga puna, kujdesi dhe dashuria qe fal/jep kundrejt ketij/saj femije/ve.

Nuk besoj qe ka prinder qe inkurajojne femijet e tyre , qe te kthehen ne homeseksual ....ose lidhja e tyre martesore/bashkejetese te inkurajoje dicka te tille, kjo vertetohet ne familjet ku prinderit jane gjini e kundert ( pra femer + mashkull ) e femija zgjedh te jete homoseksual apo e kunderta ku te dy prinderit jane homoseksual dhe femija zgjedh qe te jete straight.

Nuk eshte e thene qe me domosdo ti kesh te dy prinderit te pranishem ( mashkull + femer) te pranishem, qe te rrisesh nje femije te suksesshem duke mos influincuar ne zgjedhjen e tij/saj seksuale .. perndryshe do te denoheshin edhe prinderit e vetem , ku shume prinder te vetem detyrohen qe te rrisin femijen vetem pa pranine e njerit prinder/gjinise . Eshte pak a shume e njenta gje, nese do i veme paralel njera me tjetren e ti arsyetojme /debatojme.

Detyra e prinderit, nuk ka lidhje ne zgjedhjen e tij/saj ( femijes) seksuale... kur te rritet. Jane dy gjera shume larg njera-tjetres, krejt ne kunderta nuk kane lidhje fare.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top