Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO)

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
brejvik-1.jpg

(E PERDITESUAR)- ثshtë një moment që është pritur me tension dhe me shumë shqetësim. Vrasësi norvegjez, Anders Behring Brejvik doli përpara gjyqit pak minuta përpara orës nëntë. Dhe që në momentin e parë bëri një gjest që të kujton nacionalsocializmin. Mblodhi grushtin, e afroi tek zemra dhe më pas e ngriti atë në formë përshëndetje.

“Unë nuk e njoh këtë gjyq. Politikanët norvegjezë kanë një mandat për të mbështetur multikulturalizmin,” tha ai.

Më pas prokurori lexoi emrat e 77 viktimave që shkaktoi Brejvik verën e shkuar. Ai nuk shfaqi asnjë emocion. Por krejt papritur ai nisi të lotonte kur nisi të shfaqej një video klip, i përgatitur nga vetë ai, me nota të forta anti-myslimane.

Për çudi të të gjithëve ai tha se kishte vepruar për vetëmbrojtje kur kreu krimet. I pyetur për profesionin, ai tha se ishte shkrimtar.

Korrespondenti i BBC thotë se gjatë gjyqit 10- javor, prokurorët do përshkruajnë një panoramë të detajuar të krimeve të Brejvik. Por e tmerrshmja është se njerëzit do jenë të detyruar të dëgjojnë shpërthimet dhe tezat e tij.

Ai vetë i ka rrëfyer krimet, por thotë se nuk është fajtor për shkak se kishte ‘një shënjestër legjitime’ në krimet e tij. Brejvik thotë se sulmoi disa mbështetës të Partisë Laburiste që përkrahin emigracionin dhe multikulturalizmin. Sipas Brejvik, këto politika janë në favor të pushtimit mysliman të Europës.

Nëse gjykata e shpall si të çmendur, ai do të vendoset nën kujdes psikiatrik. Në rast të kundërt do dënohet me 21 vite, por që mund ta zgjerohen në burg të përjetshëm. Vetë Brejvik duket se nuk e preferon psikiatrinë. Ndërkohë që jeta në burg për të është një luks i vërtetë. Mediat raportojnë se ai gjendet në një burg me kushte shumë të mira.

brejvik-2.jpg


brejvik-3.jpg


brejvik-4.jpg


TemA
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Breivik, do ta ribëja sërish sulmin
Gjyqi

Në ditën e dytë të gjyqit, ai tha se ka kryer sulmet më spektakolare dhe të sofistikuara në Europë

Njeriu i akuzuar për vrasjen e 77 personave në Norvegji, në ditën e dytë të gjyqit që po zhvillohet në Oslo, tha në një fjalim se i mbronte me forcë veprimet që kishte kryer. Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin si “sulmin më të sofistikuar dhe më spektakolar politik në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke thënë se do ta bënte sërish. Por edhe pse pranoi vrasjet, ai nuk pranoi të shpallej fajtor me akuzën e sulmeve terroriste dhe vrasjeve masive. “Këto veprime janë bazuar në vullnetin e mirë, dhe jo në ligësi. Nuk jam i frikësuar nga ideja se do ta kaloj në burg të gjithë jetën. Kam lindur në një burg ku nuk mund t’i shpreh mendimet e mia. Dhe ky burg e ka emrin Norvegji”, tha ai në gjykatë. Në mbyllje të deklaratës, Breivik tha se veproi për të mbrojtur Norvegjinë dhe kërkoi që të lihej i lirë. Një nga pikëpyetjet më të mëdha të procesit gjyqësor, që parashikohet të zgjasë dhjetë javë, është gjendja mendore e Breivik. Ai deklaroi serish se nuk e njeh trupin gjykues. Gjykata vendosi dje edhe për përjashtimin e një prej pesë anëtarëve të trupit gjykues, për shkak të komenteve që kishte bërë online vetëm një ditë pas masakrës. Thomas Indreboe kishte postuar në internet komente se Breivik duhej të dënohej me vdekje për veprimet e kryera. Ai do të zëvendësohet nga një tjetër gjykatës që ndoqi të gjithë procesin të hënën. Në ditën e parë të gjyqit, prokurorët përshkruan sulmet dhe fatin në detaje të çdo viktime. Gjatë gjithë seancës, Breivik nuk shfaqi asnjë emocion dhe vetëm pas shfaqjes së një videoje antiislamike, ai shpërtheu në lot. Avokati shpjegoi se ai i quajti sulmet të pamëshirshme, por të nevojshme. Nëse shpallet i qëndrueshëm mendërisht, Breivik do të futet në burg për të vuajtur dënimin, në të kundërt do të dërgohet në një qendër të kujdesit psikiatrik.

G.SHQIP
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

“S’e kam frikë vdekjen, më ekzekutoni, ose më lini të lirë”

brejvik1-300x206.jpg


Vrasësi norvegjez, Anders Behring Brejvik, i tha sot gjykatës se dënimet me burg në vendin e tij janë patetike. Ai tha se ose duhej të ekzekutohej, ose të lihej i lirë për masakrën mbi 77 persona.

Në ditën e tretë të gjyqit, Brejvik tha se ai nuk e ka frikë vdekjen. Fanatiku i së djathtës ekstreme tha se nacionalistët militantë kanë shumë për të mësuar nga Al Kaeda. Sipas tij, metodat që përdor Al Kaeda dhe martirizimi i njerëzve të saj janë frymëzuese.

“Nëse do e kisha frikë vdekjen, nuk do e kisha bërë një veprim të tillë,” tha ai.

Ai u pyet në lidhje me një grup militant antimysliman, të quajtur Kalorësit Templarë, ku thotë se bën pjesë. Prokurorët mendojnë se një grup i tillë nuk ekziston siç e përshkruan Brejvik. Edhe ky i fundit thotë se nuk është një organizatë në kuptimin konvencional, por insiston se është real.

TemA
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Breivik paralajmëron sulme të tjera në Norvegji

a683327ea6d3d88adf26722fa1295444.jpg


Autori i masakrave të 22 korrikut nuk pranon të flasë për bashkëpunëtorët e tij

Ekzistojnë dy celula terroriste dhe janë gati të sulmojnë në Norvegji. Të paktën kështu ka deklaruar Anders Behring Breivik, në seancën e tretë të procesit ndaj tij për masakrat e Oslos dhe ishullit Utoya, ngjarje këto të ndodhura 22 korrikun e vitit të kaluar. Kur prokurorja Inga Bejer Engh e ka pyetur 33-vjeçarin ekstremistë nëse norvegjezët duhet të kenë frikë për sulme nga dy celulat e përmendura edhe më parë nga Breivik, fanatiku ka pohuar se sulmet mund të ndodhin në çdo kohë.

Ndërkaq Breivik ka refuzuar të bëjë publikë emrat e bashkëpunëtorëve të tij të mundshëm. "Nuk do të japë informacione që mund të çojnë në arrestimin e personave të tjerë”, ka deklaruar ekstremisti i së djathtës, i cili gjatë marrjen në pyetje nga organi i akuzës është shfaqur më nervoz se herët e tjera. Në manifestin e tij prej 1.500 faqesh, të cilin e shpërndau ditën kur ndodhën masakrat, 33-vjeçari kishte shkruar se urdhrin për sulmet e kishte marrë nga Kalorësit Templarë, të cilët i kishte takuar në vitin 2002, në Londër, bashkë me tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur ende të paidentifikuar nga policia.

Breivik ka thënë se ka shkuar në Liberi për të takuar një nacionalist serb, por pa dhënë më shumë detaje. Pas pyetjes së prokurores Inga Bejer Engh se përse nacionalistët kishin shprehur dëshirën për ta takuar, fanatiku është nervozuar. "Ju po përpiqeni të vini në dyshim ekzistencën e networkut. Ju duhet të përpiqeni të mos më vini në lojë dhe të përqendroheni më shumë në çështjen” ka thënë Breivik.

G.SHQIP
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

“Edhe unë kam vuajtur, tani nuk më flasin shokët e mi”
breivik-300x245.jpg

Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, tha sot përpara gjykatës se ai bëri një akt të vogël barbar, për të parandaluar një akt edhe më të madh barbar. Ai deklaroi se ka vuajtur njësoj si familjet e viktimave për shkak se ka humbur kontaktet me shokët dhe familjen.

Breivik sërish nuk shfaqi asnjë shenjë dobësie për viktimat e tij, ndërsa vijoi sot dëshminë tronditëse.

Breivik kërkoi falje ndaj familjes së pronarit të një pub-i, që ishte mes tetë viktimave të shpërthimit në zyrat qeveritare në Oslo. “Nuk e kam pasur qëllim të vras civilë,” tha ai.

Por i pyetur nga prokurori a do kërkonte falje për viktimat e tjera, ai tha: “Jo, nuk do kërkoj. Utoya ishte një kamp i indoktrinuar politikisht”.

Ai tha se përdorte një pistoletë për të vrarë viktimat që i kishte më afër se 10 metër, kurse për të tjerët përdorte automatikun.

I pyetur se përse e fali një person, Breivik tha se ai i ishte dukur në pamje si një person i krahut të djathtë.

“Kur e pashë, mu duk se pashë veten time,” tha ai.

Sot është dita e fundit e dëshmisë së Breivik.

TemA
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Ky nuk eshte normal
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Psikopat...!!!
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Me bahet qejfi per europiant se kshu e meritojn,sepse skan la gja pa shpif per Muslimant.
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Muslimanet terrorista kriminel etj etj ...!!! Po ky Tipi Cfare mund te quhet ???
Te gjith e din qe Islami esht feja me e paster me e dashur me e bukur me e cilter dhe me vepermira ....Por Heshtin Dhe Duan Ta Njollosin Fen Muslimane Fen Me Te Bukur Me Te Paster Ne Krejt Rruzullin Toksor .!!
 
Pe: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO)

Ashtu eshte, te jetosh zemermir, aty qendron nderi...

Eshte nje fjal e urt: mos hap varr per askend, se do te biesh vet ne te... Ja keto jan shenjat e sjelljeve te pahjeshme...
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Person me crregullime te personalitetit..:p
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Breivik: Nuk jam i çmendur

breivik-pranga.jpg


Anders Behring Breivik pritet që të deklarojë para gjyqit në Oslo se ai është i shëndetshëm nga pikëpamja mendore dhe se nuk duhet të mbyllet në psikiatri.

Breivik ka pranuar vrasjen e 77 personave në dy sulmet e kryera nga ai korrikun e shkuar, por ai mohon përgjegjësiën kriminale.

Gjykata norvegjeze do të diskutojë në seancën e saj dy raporte psikiatrike, i pari prej të cilëve e kosideron Breivik të sëmurë mendorë, ndërsa i dyti e kundërshton këtë pikpamje. Aktualisht gjykata në Oslo po dëgjon dëshmitë e viktimave të bombës në Oslo, e cila i kushtoi jetën 8 personave dhe plagosi me qindra të tjerë. Sipas mediave norvegjeze, për vetë qëndrimine shprehur gjatë dëshmisë së tij në gjyq dhe nga deklaratat e avokatit të tij, pritet që Breivik të kundërshtojë raportin që e shpall atë të sëmurë mendor.

Ai vetë tha se mbyllja në një spital psikiatrik do të ishte më keq se vdekja dhe se do të bëjë gjithçka që mundet për të mos e lejuar këtë. Ai pretendon se nuk ka probleme mendore dhe se veprimet e tij u motivuan nga ideolofgjia politike. Brevik në gjyq deklaroi se autoritetet duhet ta dënojnë me vdekje ose ta shpallin të pafajshëm.

TOP-CHANNEL
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Eshte per tu çuditur fakti qe ky ka vrare 77 vete dhe ka terrorizuar dhe traumatizuar qindra mijra te tjere dhe
rrezikon 21 vjet burg .
E kishte mire ky kur thoshte qe ose te eleminohej ose te lihej i lire se 21 vjet tingellojne qesharake .
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Terrorist i krishter duhet vjerr.
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Gloom : PO .
 
Pe: Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (

Eshte per tu çuditur fakti qe ky ka vrare 77 vete dhe ka terrorizuar dhe traumatizuar qindra mijra te tjere dhe
rrezikon 21 vjet burg .
E kishte mire ky kur thoshte qe ose te eleminohej ose te lihej i lire se 21 vjet tingellojne qesharake .



Hartini: ky jo vetem qe po del vrases, por edhe si gjenial po duket me kan... :trim:


Kjo eshte padrejtesi, mendoj...
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Iiiii te fut drithmat!
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Norvegji, mijëra njerëz në shesh për të kënduar këngën e urryer nga Breivik
10749e412139722fd32d76dcd93dfcf9.jpg

Për 33-vjeçarin kënga është metodë indoktrinimi marksiste
Ndërsa në gjykatën e Oslos vijonte procesi në ngarkim të Anders Behring Breivik, autorit të vrasjes së 77 personave, mijëra persona janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit për të protestuar kundër tij.

Manifestuesit kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj Breivik, pikërisht duke kënduar këngën që ai urren më shumë. Bëhet fjalë për “Fëmijët e Ylberit”, që është përshtatje e një kënge të kantautorit të famshëm amerikanë Pete Seeger, “Rendja ime pas ylberit”, që ekstremisti i djathtë kishte deklaruar se e urrente, sepse sipas tij është përdorur si metodë indoktrinimi nga marksistët. Kënga është mjaft popullore në Norvegji dhe është përshtatur nga këngëtari folklorik Lillebjoern Nilsen.

“Do të jetojmë të gjithë bashkë, çdo motër e çdo vëlla, fëmijë të vegjël të ylberit dhe të tokës së gjelbër”, thuhet mes të tjerash në këngë. Pak ditë më parë, Breivik deklaroi në sallën e gjyqit se kënga është: “një shembull i mirë infiltrimi marksist në skenën kulturore”, dhe “një rast tipik i larjes së trurit që iu imponohej fëmijëve nëpër shkollat norvegjeze”.

G.SHQIP
 
Titulli: Brejvik provokon në gjyq. Shpërthen në lot, por jo për viktimat e tij… (FOTO

Kahniher vet ftyra kallxon per brendesin, ky e ka si psiko kejt...
 
Back
Top