Breivik paralajmëron grevë urie…për një Play Station

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Vrau 77 persona, u dënua me vetëm 21 vite burgim që e vuan në një institucion që është larg asaj që përfytyrohet në shumë vende për burgun, por sërish është i pakënaqur.
1278.jpg
Anders Behring Breivik, simpatizant i së djathtës ekstreme në Norvegji, autor i vrasjes së 77 personave në vitin 2011 ka kërcënuar se do të hyjë në grevë urie nëse nuk i japin të paktën një Play Station 3, një kompjuter dhe një karrige të rehatshme për të luajtur lojërat e tij.

Duke iu referuar legjislacionit europian për të drejtat e njeriut ai kërkoi gjithashtu një rritje të pagesës javore që përfiton në 90 euro.

Sipas mediave norvegjeze, këto kërkesa 35-vjeçari ja ka parashtruar drejtuesve të burgut në Skien në muajin nëntor.

“Të dënuarit e tjerë kanë akses tek lojërat për të rritur, ndërsa unë kam akses vetëm të lojëra për fëmijë si ‘Rayman Revolution’, një lojë për 3-vjeçarë”, ankohet Breivik.

Ai nuk përcakton se kur do të nisë grevën e urisë, por shton se këtë do ta njoftojë më vonë dhe se ajo nuk do të ndalet deri kur Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues Norvegjez të ndalojnë së trajtuari atë “si një kafshë”.
dita
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top