Bregu i Fildishtë – Historia e përhapjes së Islamit në Bregun e Fildishtë

Kresha

A pretty face can never trick me
200-150_1386156256.jpg



Të dhënat statistikore (1):

- Emri ndërkombëtar në anglisht: Ivory Coast.
- Emri zyrtar: Bregu i Fildishtë.
- Sistemi i qeverisjes: Republikë.
- Sipërfaqja: 322,460 km².
- Numri i banorëve: 20.617.068 (2009).
- Dendësia: 63.9 (banorë në 1 km²).
- Feja: myslimanë 65%, të krishterë, katolikë 15 - 25% (shumica prej tyre katolikë), të tjerët - besime fetare vendore.
- Kryeqyteti: Jamusukro, kurse qyteti Abixhan (ishkryeqyteti i vendit) llogaritet qyteti më i madh.
- Qytetet (Ndarjet administrative) e tjera kryesore: Bouake, Daloa, Korhogo, San Pedro dhe Divo.
- Grupet etnike: Akanë 42.1%, Gurë 17.6%, Mandesë 26.5%, Karousë 11%, të tjerë 2.8%.
- Gjuhët kryesore: Frëngjishtja (zyrtare), 60 gjuhë vendëse, kryesorja e tyre dioula.
- Njësia monetare: Frangu i Afrikës së Mesme (1. 00 xof = 0.0015 Euro).
- Data e pavarësisë: 7 gusht 1960.
- Festë kombëtare: 7 gusht 1960.


Pozita gjeografike

Bregu i Fildishtë është shtet afrikan, i cili shtrihet në pjesën perëndimore të kontinentit. Përmes bregdetit të tij, gjegjësisht përmes Gjirit të Guinesë, ka dalje në oqeanin Atlantik. ثshtë një shtet mesatarisht i vogël. Arsyeja e emërtimit të kësaj republike Bregu i Fildishtë, është tregtia e fildishit, që u soll në bregdetin e vendit, për t’ua shitur tregtarëve detarëqë kalonin pranë gjirit të Guinesë në oqeanin Atlantik. Republika e Bregut të Fildishtë është e kufizuar me pesë shtete afrikane, me gjithë daljen në det. Nga veriu kufizohet me Burkina Fason në një gjatësi 584 km, dhe me Malin në gjatësi 532 km; nga perëndimi me Guinenë në një gjatësi 610 km, dhe me Liberinë në gjatësi 716 km; nga jugu me gjirin e Guinesë në gjatësi 515 km; nga lindja me Ganën në një gjatësi 668 km. Sipërfaqja e përgjithshme e Bregut të Fildishtë është 322,460 km², prej saj 318,000 i takojnë zonës tokësore dhe 4,460 i takojnë zonës ujore. Shumica e topografisë së Republikës së Bregut të Fildishtë është e sheshtë dhe me kodrina të shtrira në fusha. Pjesa lindore e vendit është po ashtu e sheshtë dhe me shumë rërë, ndërsa niveli i lartësisë së sipërfaqes së vendit rritet gradualisht, duke filluar nga oqeani Atlantik, derisa të arrijë lartësinë në 395 metra mbi nivelin e detit. Kurse veriperëndimi i vendit mbizotërohet nga zonat malore. Pika më e ulët e territorit në Bregun e Fildishtë në nivelin e detit gjendet në brigjet e gjirit të Guinesë, ndërsa, maja më e lartë e vendit është ajo që gjendet në malin Nimba, që arrin lartësinë 1752 metra mbi nivelin e detit(2). Bregu i Fildishtë ka gjithsej 35 aeroporte – vetëm 7 prej tyre të asfaltuara –, disa porte detare dhe rrugë hekurudhore(3). Në Bregun e Fildishtë ka gjithsej pesë universitete, si universiteti Kokodi, universiteti Adxhami, universiteti Bouake, universiteti Korhogo dhe universiteti Daallo(4).


Jamusukro

Si kryeqytet zyrtar i Bregut të Fildishtë, ka një popullsi prej 200,659 banorësh (sipas statistikave të vitit 2005). Kryeqyteti ndodhet në pjesënjugore, përkatësisht në zemër të vendit. Qyteti Jamusukro në të kaluarën i ngjante më shumë një fshati të vogël, por presidenti Hovi Bojxhni vendosi që ky qytet të bëhej kryeqyteti i vendit. Jamusukro, gjatë viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit XX arriti pjesën më të madhe të fondeve financiare të zhvillimit urban, të caktuara për rajonet jashtë Abixhan-it (ish-kryeqyteti i vendit). Në vitin 1983, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) zgjodhi Jamusukron, që të ishte kryeqyteti i Bregut të Fildishtë. Sot Jamusukro lulëzon me qarqe dhe zona të gjera, me hotele të mëdha e moderne dhe ndërtesa banimi të mrekullueshme, sikurse aty gjendet edhe pallati i lartë presidencial(5).


Historia e Bregut të Fildishtë

Portugezët në brigjet e Bregut të Fildishtë arritën në fund të shekulli XV miladi/IX hixhri. Pas tyre erdhën edhe francezët. Francezët, në vitin 1843m/1259 h lidhën një marrëveshje me mbretin e fisit Al Agna, sipas së cilës Franca mori përsipër kontrollimin e disa zonave të vendit. Ndërkaq, në vitin 1898m/1316 h edhe zonat veriore të vendit iu nënshtruan kontrollit francez. Në këtë mënyrë, të gjitha zonat që sot quhen Bregu i Fildishtë, hynë nën sundimin francez, dhe u bënë koloni franceze, e më pastaj u bënë edhe pjesë e Afrikës Perëndimore Franceze. Kjo gjendje në vend vazhdoi e këtillë deri në ndezjen e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914 m/1333 h.. Republika e Bregut të Fildishtë pavarësinë nga Franca e fitoi më 7 gusht 1960m/1380, nga presidenti i parë i vendit Hoaver Boixhni. Mirëpo, me rastin e grushtshtetit të parë politik në vend, në vitin 1999, nga Gjenerali Robert Guei, filloi një fazë e re e historisë së Bregut të Fildishtë, që u karakterizua dhe u dëshmua nga një jostabilitet politik dhe i sigurisë. Kjo fazë e jostabilitetit ka vazhduar edhe më tutje, për t’u shtuar gjithandej me ardhjen e presidentit Laurent Baxhpo në pushtet, në vitin 2000. Me shpërthimin e luftës civile në vitin 2002, vendi u nda në dy pjesë, njëra në veri, nën kontrollin e rebelëve “Forca të reja”, dhe tjetra në jug, nën kontrollin e Presidentit Baxhpo. Kjo situatë vazhdon të jetë e tillë, pavarësisht se është nënshkrua Konventa e marrëveshjes së paqes midis të dy palëve, e mbajtur në Uagadugu në mars të vitit 2007. Gjuha zyrtare në vend është gjuha frënge, ndërsa çdo grup fisnor ka edhe gjuhën e vet të veçantë(6).


Historia përhapjes së Islamit në Bregun e Fildishtë

Ka fare pak të dhëna për studiuesit e historisë së hershme të Bregut tëFildishtë. Mirëpo, historikisht është e ditur se zonat veriore të vendit janë ndriçuar nga drita e Islamit, që në kohët e para të përhapjes së Islamit në zonat veriore të Afrikës. Mandej feja islame vazhdoi të përhapej edhe në zonat e Jugut nëpërmjet murabitëve dhe muvehidinëve, si dhe përmes thirrësve dhe tregtarëve myslimanë. Pra, Feja islame në Bregun e Fildishtë arriti në kohën e sundimit të Murabitëve, përmes thirrësve myslimanë, të cilët arritën në zonat veriore të vendit. Kjo kishte ndodhur në shekullin XI miladi / V hixhri. Pastaj zonat veriperëndimore të vendit hynë nën sundimin e Mbretërisë Futaxhalun, të cilën e themeloi Ibrahim Sambiju në shekullin XIII miladi / VII hixhri. Pra, në shekullin e lartpërmendur përhapja e fesë islame ishte gjithëpërfshirëse dhe me përmasa të mëdha, për të kaluar edhe në zonat e tjera fqinje, konkretisht në zonat perëndimore të kontinentit afrikan. Kjo situatë vazhdoi për plot një shekull, periudhë gjatë së cilës feja islame u përhap gjithandej. Me kalimin e kohës, zonat perëndimore të vendit iu nënshtruan Mbretërisë Islame të Malit, kështu siç hynë edhe zonat veriore nën sundimin e Samuri Turi-t. Ndërkaq, francezët nuk arritën të hynin në këto zona, këtë do ta arrinin vetëm pas mposhtjes së këtij udhëheqësi mysliman, në vitin 1898 m / 1316 h. Nga kjo që u tha, vërejmë se përhapja e Fesë islame ka qenë më shumë në zonat veriore, prandaj përqindja e myslimanëve në këto zona rritet gjithnjë e më shumë(7).


Klima

Nga karakteristikat më të rëndësishme klimatike në territorin e Bregut të Fildishtë, është ndarja e klimës në dy stinët kryesore: stina me thatësi të madhe dhe tjetra, stina me sasi shumë të lartë lagështie. Ndërkaq, temperaturat në vend sillen rreth 25-35 gradë Celsius. Viti në vend mund të ndahet në tri pjesë: nga nëntori deri në mars ka një klimë të nxehtë dhe të thatë, prej qershorit deri në tetor klimë të nxehtë e me lagështi, kurse gjatë periudhës nëntor–shkurt dhe maj–gusht ka reshje atmosferike, veçanërisht në zonat bregdetare(8).


Gjendja ekonomike

Republika e Bregut të Fildishtë, që nga pavarësimi i vendit nga Franca, në vitin 1960, prodhon një shumëllojshmëri të gjerë mallrash, për se ekonomia e vendit ofron mbështetje të plotë zhvillimi të vendit. Bregu i Fildishtë konsiderohet prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i kakaos, renditet ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të kafes në botë. Vendi
është i pasur edhe me vaj hurmash – që është një burim thelbësor i të ardhurave për vendin –, me ananas dhe me bimë të tjera tropikale. Këto llogariten shtylla kryesore e ekonomisë së Bregut të Fildishtë, ngase 68% e popullsisë së vendit punojnë në sektorin e bujqësisë. Qeveria e Bregut të Fildishtë shpreson të zgjerohet në eksplorimin dhe prodhimin e naftës nga ujërat territoriale të saj, në formën që kompenson humbjet e mëdha të shkaktuara nga ekonomia e vendit gjatë viteve të fundit. Prodhimet kryesore të vendit janë: bananet, misri, orizi, patatja, peshqit tuna, sheqeri, përpunimi i drurit dhe prodhimi i pëlhurave. Gjithashtu prej burimeve më të rëndësishme natyrore në Republikën e Bregu i Fildishtë, janë: nafta, gazi natyror, diamantet, hekuri mineral, bakri, ari, nikeli dhe hidrocentralet(9).



(1) - Vladimir Zoto; Enciklopedi gjeografike e botës, f:. 37. Dasara, 2007, Tiranë. Amir B. Ahmeti; Atlas i botës Islame, f,. 94, 95. Logos-a, 2009, Shkup..
(2) www.moqatel.com/
(3) - Amir B. Ahmeti., ibid f, 95.
(4) www. mfa.gov.eg
(5) - ???????.
(6) - Dr. Ismail Ahmed Jagi, Mahmud Shakir; Tarihu-l-Alemi-l-islami El hadithi ve-l-muasiri, f- 237, 238. Darul Merih, Rijad – Mbretëria e Arabisë Saudite. / Mr. Mesh’hur Hasen Hamud, Dr. Hasen Jusuf Ebu Semur dhe Umer Muhammed El-Armuti, Mevsuatul- Alemi-l-Islami, f: 304. boton: Vekaletu-n-Neiimi Li-l-i’lani ve-t-Tiba’ati, Amman – Jordani, viti: 1994 .
(7) - Dr. Ismail Ahmed Jagi, Mahmud Shakir; Ibid, f: 237.
(8) - Ministry of Foreign Affairs
(9) - www.moqatel.com.



Mr. Samir B. Ahmeti
 
Back
Top