Brazili shfaq bindjen: Mbrojtja jonë, është në rregull

elbruna

Anëtar i Respektuar
Pesë herë kampionët e botës – skuadra që gjithnjë ka patur pikën e fortë sulmin, duket se këtë herë duhet të shohë me shpresë edhe në prapavijën solide.

Mbrojtësit brazilianë kanë shfaqur bindjen e tyre në skuadrën përfaqësuese të zgjedhur nga tekniku Carlos Dunga, pavarësisht se ato janë kundërshtuar në Brazil, mbi të gjitha për mungesën e fantazistit të Milan, Ronaldinjo. "Kam besim të plotë tek, Lucio dhe Luisao, që po ndihmojnë edhe mua gjatë sesioneve stërvitore. Jam i sigurtë se mbrojtja e Brazilit do të jetë më e mira e Kupës së Botës", vlerësoi Tiago Silva.

E në fakt, Dunga është kritikuar pikërisht për faktin se ka marrë 7 mesfushorë difensivë duke e kthyer Brazilin në një skuadër të bazuar në lojën fizike. Sidoqoftë, në 4 vitet e drejtimit të Dungës –Brazili ka qenë efektiv, me triumfin në Kupën e Amerikës, Kupën e Konfederatave dhe vendin e parë në eleminatoret e 2010.

"Kam besim në talentin tonë, por sigurisht kur fiton kompeticione të rëndësishme, kur mund kundërshtarë të fortë, merr më tepër besim” u shpreh Juan. Brazili do të niset të mërkurën drejt Afrikës së Jugut, me bazë në Johanesburg, ku do të ndeshet në Grupin G me Korenë e Veriut, Bregun e Fildishtë dhe Portugalinë, por më parë do të ndalojnë në Brasilia, ku lojtarët do të takohen me presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.

zeroberto_gallas-1180946091.jpg
ikubinfo
 
Titulli: Brazili shfaq bindjen: Mbrojtja jonë, është në rregull

karakteristike e italise..........pfff e din Dunga
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top