Brazili është “plani B” per Botërorin 2010!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Brazili është “plani B” per Botërorin 2010!
18 Korrik FIFA ka nisur bisedimet me autoritetet braziliane për mundësinë e organizimit të Kupës së Botës 2010 nëse Afrika e Jugut nuk do të jetë në gjendje që të organizojë evenimentin. “Vendi amerikano?jugor, që është zgjedhur për të organizuar Botërorin 2014, është bërëi alternativa e parë nëse Afrika e Jugut nuk do të realizojë planin e saj për organizimin e Botërorit 2010”, shkruante e përditëshmja spanjolle “AS”. “FIFA e ka informuar qeverinë afrikano?jugore se po konsultohet me Federatën Braziliane të Futbollit për mundësinë e organizimit të turneut të ardhshëm”, shtohej gjithashtu nga burimet e sigurta në gazetë prestigjoze spanjolle. Organizatorët afrikano?jugorë kanë besim se do të arrijnë të bëhen vendi i parë afrikan që mban një turne të këtyre përmasave, por presidenti i FIFA?s, Sep Blater, e di mirë që të papritura edhe mund të ketë. “Do të ishte neglizhencë nga ana ime sikur të mos kisha një plan B, megjithatë, ai do të hyjë në fuqi vetëm në rast të fatkeqësive natyrore”, tha ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top